Autor: Suad Avdiu
Pirja e duhanit shkakton më shumë se 3600 vdekje në vit në Maqedoninë e Veriut. Trajtimi i sëmundjeve që lidhen me pirjen e duhanit i kushton sistemit të kujdesit shëndetësor 4.3 miliardë denarë në vit, ndërsa humbjet ekonomike nga invaliditeti, mungesat në punë dhe vdekja e parakohshme tejkalojnë 32 miliardë denarë. Gjithsej, përdorimi i duhanit i kushton vendit 37 miliardë denarë çdo vit, që paraqet 5.1% e PBB-së. Shkup, 24 dhjetor – “Pirja e duhanit ka një kosto shumë më të lartë se sa një cigare e vetme”, thotë dr. Akeem Ali, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoninë…
Këto ditë, qyteti i Kumanovës po përjeton një gjallëri të veçantë falë ardhjes së një numri të madh gurbetqarësh. Rrugët janë më të mbushura se zakonisht, sheshet kanë marrë jetë, ndërsa atmosfera festive ndihet në çdo cep të qytetit. Ardhja e gurbetqarëve ka sjellë jo vetëm emocione dhe ribashkime familjare, por edhe një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në jetën ekonomike të qytetit. Bizneset gastronomike, restorantet dhe kafenetë janë të mbushura plot dhe po punojnë me intensitet të shtuar, duke shënuar rritje të ndjeshme të qarkullimit. Po ashtu, edhe bizneset e tjera lokale kanë përfituar nga kjo gjallëri, duke pasur më…
Mbrëmë në orën 01:45 është raportuar se është gjetur një grua e vdekur në liqenin në Parkun e Qytetit në Strumicë. Lajmin për MIA-n e konfirmuan nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Strumicë. Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë një prokuror publik dhe nëpunës policor, ndërsa trupi i të ndjerës është dorëzuar në mjekësinë ligjore. Nga policia më shumë detaje për rastin paralajmërojnë për më vonë.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 75-të, në të cilën në rend dite janë zgjedhja e ministrave të rinj, në Ministrinë për Çështje Evropiane dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor. Pika e parë në rend të ditës është Propozimi për shkarkimin e Orhan Murtezanit nga pozicioni ministror në Ministrinë e Çështjeve Evropiane. Ndërsa deputeti aktual dhe ish-Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, është propozuar si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i ri i Çështjeve Evropiane. Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë erdhi pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor, pasi Izet Mexhiti mori postin e kryetarit në Komunën…
Në emisionin “Politiko” në Kanal 10 është zhvilluar një debat rreth kombit kosovar dhe shqiptar. Ndër të tjera është përmendur edhe statusi juridiko-kushtetues i shqiptarëve në Maqedoni ë e Veriut, përcjell agjencia e lajmeve INA. Profesori dhe analisti, Nexhmedin Spahiu ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë pakicë, gjegjësisht popull jo shumicë. Këtë deklaratë e ka bazuar në amandamentin IV të Kushtetutës së Maqedonisë, ku thuhet se, që njeh si popull maqedonasit, ndërsa shqiptarët si qytetarë të saj por pjesë e popullit shqiptar. Spahiu ka thënë se edhe Kushtetuta e Kosovës, pakicave i referohet si komunitet jo shumicë. Të njëjtin…
Dje në mbledhjen e Qeverisë, u morën dy vendime, ndërsa nga VLEN thonë se janë vendime që i japin goditje direkte kaosit dhe neglizhencës shumëvjeçare në shëndetësinë publike. Nga VLEN thonë se nën udhëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, po vendosen standarde të reja dhe po investohet aty ku është më jetike, te jeta e qytetarëve. “Me vendimin për 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë, me vlerë mbi 461 milionë denarë, sigurohet reagim më i shpejtë në urgjenca, transport më efikas të pacientëve dhe mbulim më i mirë në të gjithë vendin, si në qytete ashtu edhe…
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 41-ta në listën e pasaportave më të fuqishme në botë, sipas rangut të publikuar nga faqja “Henley & Partners”, përcjell TV21. Ky është një avancim për pasaportën e vendit tonë, krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte renditur në vendin e 45-të në këtë listë. Me pasaportën maqedonase mund të udhëtohet pa vizë në 129 destinacione në mbarë botën. Pozita më e lartë e pasaportës Maqedonisë së Veriut në këtë listë ka qenë në vitin 2014, kur renditej e 36-ta. Në Ballkan, pasaportën më të fuqishme e ka Kroacia, e cila renditet ndër…
Moti sot do të jetë me vranësira me reshje lokale të herëpashershme, në male me borë. Në vend të kësaj, në pjesët lindore, reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 25 l/m² në 24 orë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 7, ndërsa maksimale do të arrijë 4 deri në 9 gradë. Në Shkup, me vranësira me reshje të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të bjerë në 3, ndërsa maksimale do të arrijë 6 gradë.
Sot në seancën e 138-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur një javë gjendje krize për shkak problemeve rreth sigurimit të mazutit, transmeton Portalb.mk. “Qeveria, në mbledhjen e sotme të rregullt të 138-të qeveritare, me propozim të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim të Sistemit për Menaxhimin e Krizave, miratoi vendim për ekzistencën e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në të gjithë territorin e shtetit, për një periudhë prej 7 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”, raportoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Në sqarimin e Qeverisë, theksohet se ky vendim vjen për…
Bora pasditen e sotme ka përfshirë zonat më të larta dhe disa qafa malore, për këtë arsye drejtuesit e mjeteve që lëvizin drejt Strazhës dhe Pletvarit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm. Autoritetet për mirëmbajtjen e rrugëve njoftojnë se në këto segmente, në kushte të tilla krijohet shumë shpejt një shtresë e lagësht dhe e rrëshqitshme, ndërsa me rënien e temperaturës rreziku nga ngricat rritet ndjeshëm. Shërbimet e mirëmbajtjes dhe të qarkullimit apelojnë për shpejtësi të përshtatur, mbajtje të distancës më të madhe mes automjeteve dhe shmangie të frenimeve të papritura dhe parakalimeve, sidomos në kthesa dhe në pjesët me…
