Autor: Suad Avdiu
Rritja reale e parashikuar prej 3.8% për vitin 2025 është realisht e arritshme. Të ardhurat tatimore do të realizohen sipas planit, dhe dixhitalizimi është faktori kyç në rritjen serioze të shpenzimit efikas të parave buxhetore, deklaroi Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në një intervistë për revistën mujore “Ekonomia dhe Biznesi”. “Rritja reale e parashikuar për vitin 2026 është 3.8% dhe besoj se është realisht e arritshme. Por, sigurisht, ne po e monitorojmë situatën në nivel global dhe po marrim parasysh të gjitha rreziqet. Kjo është arsyeja pse buxheti për vitin 2026 nuk është parashikuar me një skenar optimist, por do…
MPB Maqedoni njofton se dje (25.12.2025) në orën 20:18 në Kalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të RMV-së, oficerët e policisë e privuan nga liria F.S. (39) nga Kumanova. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrolleve kufitare dhe kontrollit në automjetin “Fiat” me targa kombëtare zvicerane, të cilin ai e drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan 271 monedha me madhësi dhe forma të ndryshme, me origjinë nga periudha të ndryshme kohore. “Personi u ndalua në stacionin policor dhe prokurori publik u njoftua për rastin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 266B të Kodit…
Adrit dhe Ilirianës u është vjedhur vetura në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Adri, i cili ka bërë një njoftim në profilin e tij në Instagram, përmes të cilit ka kërkuar ndihmë për ta gjetur, njofton Klankosova.tv. “Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasiqë edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, ka shkruar ai. Këngëtari ka lënë edhe numrin e telefonit për ta kontaktuar nëse dikush ka njohur për vendndodhjen e automjetit të tipit Audi 6.
Pozitat ndërkombëtare të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, janë dobësuar, e po ashtu ekulibra delikatë që me aq shumë kujdes kishte ndërtuar sipas doktrinës së 4 shtyllave: SHBA, Brukselit, Rusisë dhe Kinës. I përballur me më ftohje të marrdhënieve e presione pothuajse nga të gjithë partnerët kycë në politikën e jashtem, Vuçiq u shfaq i zhgënjyer dhe kritik ndaj aleatëve të deritanishëm, gjatë një fjalim për ambasadorët. Ai e tha hapur se kishte pritur hapa më të mëdhenj nga administrata e Presidentit Donald Trump, por se është përballur me tarifa e sanksione prej saj. Vuçiç nuk fsheh frustrimin edhe me aleatin…
Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thekson se Doganat e Republikës së Maqedonisë së Veriut po shndërrohen në një histori suksesi institucional, me mbi 100 milionë euro të hyra në buxhet. Siç thonë nga koalicioni, ky progres i prekshëm është dëshmi e qartë se me VLEN-in në qeverisje dhe me angazhimin konkret të zëvendësdrejtorit të Doganave, Mustafa Dauti, institucionet po kthehen në shërbim të shtetit dhe qytetarëve. “Gjatë vitit që po lëmë pas janë nënshkruar memorandume të rëndësishme bashkëpunimi me institucione vendore dhe ndërkombëtare (Bullgari, Turqi, Kosovë, Serbi), është zbatuar koncepti “One Stop Shop” në pikat kufitare kyçe, duke…
Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së dhe deputet, Oliver Spasovski, në seancën e sotme të Kuvendit për pyetje deputetësh, i drejtoi pyetje ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, lidhur me çmimin e lartë të kartonit të gjelbër për automjetet, i cili u nevojitet qytetarëve për udhëtime jashtë vendit. Pyetja kishte të bënte me mbrojtjen e palëve të treta dhe pasurisë së tyre nga pasojat e aksidenteve në komunikacion, përkatësisht me detyrimin ligjor të pronarëve të mjeteve motorike që, gjatë regjistrimit dhe kontrollit teknik të automjeteve, të kenë sigurim – pra sigurim të brendshëm për territorin e shtetit. Spasovski theksoi se këtë…
Sonte u mblodhëm në një tubim të jashtëzakonshëm për të mbështetur Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fuqishme, si dhe për një qeveri që punon për qytetarët. Në këtë tubim, ishim së bashku me nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatin për deputet, z. Glauk Konjufca, si dhe me liderët e VLEN-it: Bilall Kasami, Bekim Sali, Bekim Qoku dhe Arben Fetai”, ka shkruar në facebook kryetari i komunës së Çaorit, Izet mexhiti. Mexhiti shkruan më tej se janë mbledhur bashkë për një të[ ardhme ku Kosova ecën me shpresë. ”Në këtë sallë të mbushur me qytetarë,…
Moti sot në vendin tonë gjatë paradites do të jetë me vranësira, në pjesët jugperëndimore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bore. Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë nga veriu. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Temperatura minimale do të lëviz prej -2 deri 2 gradë ndërsa ajo maksimale do të lëviz prej 3 deri 10 gradë Celsius.
Në 10-vjeçarin e fundit, Maqedonia e Veriut po përballet me rënie të numrit të popullsisë, por jo në të gjitha komunitetet. Shqiptarët shënojnë shifra pozitive sa i përket lindjeve dhe vdekjeve, ndërsa maqedonasit kanë regjistruar një shtim natyror negativ prej rreth 4.100 personash më pak. Specialistët theksojnë se duhet të ndryshohen politikat dhe se çiftet e reja duhet të kenë mbështetje për krijimin e familjeve. Në nivel shtetëror janë regjistruar 16.061 lindje dhe 20.201 vdekje, duke rezultuar me një shtim natyror negativ. Megjithatë, ndarja sipas përkatësisë etnike zbulon një diferencë të thellë mes komuniteteve kryesore. Popullsia maqedonase: 6.841 lindje, 14.760…
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca sot do të qëndroj në Shkup. Arsyeja e ardhjes së tij, do të jetë tubimi informativo-senzibilizues me anëtarësinë dhe simpatizantët e LVV-së në Maqedoninë e Veriut. Deputeti i VLEN, njëherë edhe përfaqësues i koalicionit LVV në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku thotë se tubimi do të jetë hapur për të gjithë, ndërsa do të mbahet në ora 20:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup. Ndërkaq, në tubim pritet të jenë prezent edhe liderët e VLEN-it.
