Autor: Suad Avdiu
Në vitin 2026, qytetarë e Maqedonisë i presin 7 fundjava të zgjatura, me gjithë festat fetare, numri arrin në 10 fundjava të zgjatura. Programi për ditët jo pune dhe festat zyrtare në vitin 2026 do t’ju lejojë të planifikoni fundjavat tuaja në kohë. Në vitin 2026, do të ketë gjithsej 7 fundjava të zgjatura për të gjithë qytetarët, dhe për qytetarët e besimit ortodoks do të ketë edhe tre të tjera, pra gjithsej 10. Më poshtë është lista e ditëve jo pune dhe festave zyrtare: Për të gjithë qytetarët: 1 Janar (e Enjte), Viti i Ri 7 Janar (e Mërkurë),…
Në emisionin “Debat në Shenja”, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, u pyet nëse BDI sot ndodhet në fazën më të vështirë nga themelimi i saj, u përgjigj duke thënë se “BDI ndodhet në një situatë që kur s’ka qenë më i fort se sa sot”. “Lëvizje parti, thuani si të doni BDI-në, edhe pse nuk do të më takonte mua, se dikush do të mendoj se bëj vlerësim për një subjekt që unë i takoj, BDI, është aset kombëtar, BDI është vlerë kombëtare, dhe duhet të ruhet jo vetëm nga anëtarësia e BDI-së, por nga çdo shqiptarë”, tha Ahmeti. Ai…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se kanë vendosur të mbështesin fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundviti në shumën prej 100 eurove. “Me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët. Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët”, tha ai. Zgjedhjet mbahen më 28 dhjetor, ndërsa më 29 dhjetor Kurti thotë se do të dalin shtesat. Nuk është hera parë që Kurti para zgjedhjeve hap kuletën e shtetit për të dhuruar shtesa për kategori të ndryshme.
Një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova, është gjetur e vdekur të mërkurën mbrëma në banesën e saj në Buchs të Zvicrës.Rastin e ka konfirmuar policia kantonale e Cyrihut, ndërkaq janë arrestuar tre të dyshuar. “Pak pas mesnatës, qendra operative e policisë kantonale të Cyrihut mori një raport se një person i pajetë ishte gjetur në një ndërtesë banimi. Paramedikët, të cilët u dërguan menjëherë në vend të ngjarjes, mundën vetëm të përcaktojnë vdekjen e gruas”, u tha në njoftimin e Policisë kantonale të Cyrihut.Sipas njohurive të deritanishme të policisë, “71-vjeçarja kosovare u vra”. “Tre të dyshuar që ishin në…
Një 29-vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar në Ferizaj, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I dyshuari F.A., më 9 dhjetor, sipas Policisë, ka depërtuar me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël”, ku nga arka e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave, transmeton Klankosova.tv. Gjatë arrestimit, nga i dyshuari janë sekuestruar dy palë atlete, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) për vitin fiskal 2026, një paketë buxhetore rekord prej 901 miliardë dollarësh. Ky ligj, përveç çështjeve të sigurisë globale, përfshin edhe dispozita specifike që lidhen me Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ligji riafirmon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të bazuar në njohjen reciproke, duke përjashtuar qartë çdo opsion që synon shkëmbime territoriale, ndarje apo rishikim të kufijve mbi baza etnike si zgjidhje për mosmarrëveshjet rajonale. E në lidhje me këtë temë, për “Bota sot” foli veprimtari…
Ne Spitalin e Kumanoves – Reparti per femije jane hospitalizuar 35 femije, njoftojne personat e punesuar kompetente ne kete institucion. Numri me i madh i tyre jane me temperaturë të lartë, grip, komplikime respiratore virozë, bronhit etj. “Pacienti me i ri eshte bebja qe ende thithë. Tanime 3 jave, 2 femije jane me semundje (pasqyre) me te renda klinike, njerit i kemi ofruar terapi me oksigjen te tjeret jane stabilë dhe shpresoj qe para festave do te kthehen ne shtepi”, deklaroi kryeshefja e Repartit dr.Margica Arsovska. Ne spitalin ditor po trajtohen 80 femije me semundje me te lehta. Mjeket keshillojne…
Shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për njërin nga ligjet e kryesore për vënien në funksion të sistemit Safe City. Bëhet fjalë për Ligjin për kundërvajtje në komunikacion, për ndryshimin e të cilit nevojiten dy të tretat e votave. Opozita ka rezervat e saja. Nga BDI shprehen të prerë se nuk do ta votojnë, njësoj siç e cilësojnë problematike tërë pakon e ligjeve që lidhen me sistemin “Safe City”. “Parimisht jo, për shkak se si pako është problematike, ngase prekë çështje te ligjet tjera me të cilat ne nuk jemi dakord”, thonë nga BDI. LSDM-ja për momentin nuk…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka reaguar pasi në seancën e Kuvendit sot u zgodh Bekim Sali si Ministër për Çështje Evropiane dhe Muhamet Hoxha si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Gashi po ashtu ka falënderuar Orhan Murtezanin i cili deri sot ka udhëhequr me ministrin për Cështje Evropiane. “Në seancën e sotme plenare, Kuvendi miratoi ndryshime në përbërjen e Qeverisë, duke emëruar z. Bekim Sali si Ministër të ri të Çështjeve Europiane, si dhe z. Muamet Hoxha si Ministër të ri të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Shpreh vlerësim të veçantë për angazhimin e z. Orhan Murtezani,…
Të dhënat historike të popullsisë, para vitit 1913, tregojnë se shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë në shumë qytete dhe rajone të Vilajetit të Kosovës, që shtrihej në kufijt e sotëm edhe të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, përcjell INA. Disa shifra sipas regjistrimeve: Shkupi (Usqub): Shqiptarët 28,244, Serbët 5,363, Bullgarët 650, Turqit 567, Grekët 1,400, Çifutët 56. Kumanova: Shqiptarët 23,712, Serbët 2,226, Turqit 582. Presheva: Shqiptarët 35,502, Serbët 7,672. Ohri (Orhaniya): Shqiptarët 12,664 Rozhaja (Rozhay) – Plava et Gaussigne: Shqiptarët 23,395, Serbët 911 Prishtina: Shqiptarët 91,550, Serbët 8,349. Gjilani (Guylan): Shqiptarët 57,845, Serbët 1,792. Vushtrria: Shqiptarët 82,075, Serbët 1,749. Mitrovica:…
