Autor: Suad Avdiu

Gjatë vitit që po lëmë pas, Doganat e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë shënuar rezultate të rëndësishme dhe progres të qëndrueshëm në realizimin e objektivave strategjike dhe institucionale. Ky vit është karakterizuar nga angazhim i shtuar, përgjegjësi profesionale dhe përmirësim i vazhdueshëm i proceseve doganore, duke kontribuar drejtpërdrejtë në forcimin e sigurisë ekonomike dhe fiskale të shtetit. Nën udhëheqjen tonë, me vizion të qartë dhe menaxhim efikas, janë ndërmarrë masa konkrete për rritjen e efikasitetit operacional, modernizimin e sistemeve doganore dhe forcimin e kontrollit kufitar. Fokus i veçantë i është kushtuar luftës kundër kontrabandës, parandalimit të veprimtarive të paligjshme…

Read More

Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka deklaruar sonte në emisionin “Click Plus” në TV 21 se kundërkandidati i tij, Nevzat Bejta, po flet dhe po premton projekte të cilat tashmë janë të aprovuara ose kanë filluar të realizohen nga administrata aktuale komunale. Sipas Limanit, Bejta në takimet me strukturat e veta po përsërit projekte që tashmë janë pjesë e programit dhe platformës së AKI-së dhe për të cilat është punuar me përkushtim gjatë 18 muajve të fundit. “Më treguan se Nevzat Bejta i përsërit projektet e mia në takime me strukturat e veta. Bëhet…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në emër të Kuvendit ua uron festat e Krishtlindjeve të gjithë besimtarëve katolikë në vend. “Festat e Krishtlindjeve sjellin mesazhe paqeje, solidariteti, humanizmi dhe respekti të ndërsjellë, vlera që janë themeli i çdo shoqërie demokratike dhe multietnike. Pikërisht nëpërmjet mirëkuptimit të ndërsjellë, respektit për diversitetet dhe përkushtimit të përbashkët për të mirën e përbashkët e ndërtojmë stabilitetin dhe të ardhmen e vendit tonë. Ju uroj të kaloni festat me shëndet të mirë, ngrohtësi familjare dhe paqe, me shpresë dhe optimizëm për vitin që vjen. Gëzuar Krishtlindjet!”, ka shkruar Gashi…

Read More

Pas reagimit përmes rrjeteve sociale të Fatmir Limanit, kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami thotë se janë në komunikim me të gjithë funksionarët e VLEN-it dhe se nuk ka shqetësim që vlerëson që duhet të prezantohet në opinion. Kasami nuk e komentoi saktësisht mos-prezencën e Limanit në takimin që ai kishte me Degën e Lëvizjes Besa në Kërçovë. “Unë vlerësoj që çdo anëtar i çdo subjekti politik ka të drejtën e plotë që të japë qëndrimet e tij për rrugëtimin e mëtutjshëm të VLEN-it dhe edh ereagimin e z.Limanit dhe të tjerat i shohim në këtë…

Read More

Procedura për zgjedhjen e Prokurorit shtetërorë do të zgjasë dy muaj. Qeveria pajtohet me kërkesën e prokurorëve publikë dhe Këshillit të prokurorëve në Këshillin Gjyqësorë, për t’i dhënë leje planeve për punësim dhe avansim, kurse Qeveria të jetë vetëm e informuar Disa dhjetra lëndë qëndrojnë në sirtarët e prokurorisë. “Prokurori, duhet ta rikthej besimin tek institucioni – Prokuroria Publike – e më pastaj nëpërmjet proceseve, ta kthej edhe besimin në gjyqësor”, tha kryeministri I Maqedonisë se Veriut Hristijan Mickovski. “Presim që gjatë kësaj kornize kohore, të zgjidhet prokurori publik, kurse ai t’i qaset punës rrënjësisht. Atë e pret shumë punë.…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”, tha se nuk të bën përfaqësues të shqiptarëve dhe misionar të shqiptarëve të qenit në pushtet, por deklaroi se shpallja e tij si lider të shqiptarëve është epiteti i thënë nga shumë personalitete si atyre kombëtare edhe atyre ndërkombëtare. “Për mua është një nder që u bëhet shqiptarëve të RMV-së dhe unë nuk kam bërë ndonjë si të them brifing me gjeneralin e NATO-s Klark që mua ai më emërtoi legjendë e gjallë. Është e vërtetë që unë kam mbijetuar nëpër shumë ngjarje të mëdha të historisë…

Read More

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu, posaçërisht paradite në pjesët lindore të vendit. Në male dhe në disa vise më të larta reshjet do të jenë me dëborë. Pasdite reshjet do të ndalojnë. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri në 9 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë me vranësira, paradite me reshje shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 3…

Read More

Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të sjellë rritje të çmimeve të produkteve, deklaroi ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi. Ai tha se gjatë festave të fundvitit autoritetet nuk planifikojnë të ndërmarrin masa, pasi sipas analizave të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, tregtarët nuk kanë rritur çmimet. “Kur ka pasur sjellje devijante nga ana e tregtarëve, kemi ndërmarrë masa që kanë qenë zgjidhje afatshkurtra. Deri më tani, edhe para dy ditësh, e sot kam biseduar me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, nuk kemi informacione se ka pasur diçka të tillë, as sjellje devijante, as rritje të çmimeve, veçanërisht për ato…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha sot se shporta qeveritare e konsumit nuk do të publikohet në janar, siç u paralajmërua disa ditë më parë, ai shtoi se edhe rritja e pagës minimale nuk mund të bëhet aktualisht pasi kompanitë kanë pasur produktivitet të ulët. “Nuk ka asnjë mundësi për rritje intervenuese të pagës minimale, pasi produktiviteti është i ulët dhe kompanitë nuk do ta përballojnë. Për festat nuk do të ketë masa, sepse çmimet e ushqimit nuk janë rritur, deklaroi Durmishi. Ai tha se metodologjia e re për shportën qeveritare të konsumit është e gatshme, u është dorëzuar sindikatave…

Read More