Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, sot priti në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani. “Takimet e ndërtuara mbi respekt dhe mirëkuptim flasin më shumë se çdo formalitet. Në këtë frymë u realizua edhe vizita e znj. Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, e cila erdhi për të më uruar dhe për të konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit tonë. Kjo vizitë ishte shprehje e respektit dhe angazhimit të ndërsjellë, e bazuar në komunikim të hapur dhe në besim të ndërtuar ndër vite. E falënderova sinqerisht për mbështetjen e vazhdueshme dhe për bashkëpunimin që kemi zhvilluar deri më tani, e i cili…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar sot se lideri i partisë, Ali Ahmeti, ka emëruar tre kryetarë të rinj të degëve të partisë, si pjesë e procesit të vazhdueshëm të riorganizimit dhe fuqizimit të strukturave në terren. Emërimet e reja përfshijnë Butrint Selën si kryetar i Degës së BDI-së në Dibër, Muharrem Asanin për degën e Butelit dhe Arkin Jahijin për degën e Bërvenicës. Sipas njoftimit të partisë, kjo përbën pakon e dytë të kryetarëve të degëve të emëruar brenda një jave, pas vendimeve për degët e Tetovës, Gostivarit, Strugës, Kumanovës dhe Çairit. BDI thekson se qëllimi i këtyre emërimeve…
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson ai, një akti të paprecedentë poshtërimi institucional ndaj shqiptarëve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive përcjell agjencia e lajmeve INA. Sipas Osmanit, 40 të punësuar shqiptarë janë futur qëllimisht në një zyrë pa kushte minimale për punë – pa karrige, pa tavolina, pa kompjuterë dhe pa asnjë mjet bazë. Ata janë detyruar të qëndrojnë në këmbë nga ora 07:00 deri në 16:00, pa u angazhuar në asnjë proces pune. Situata ka marrë përmasa edhe më të rënda kur punonjësit, nga mungesa e ulëseve, janë detyruar të…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka vlerësuar lart vizitën e studentëve dhe nxënësve në Kuvend, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së rinisë në jetën institucionale dhe demokratike të vendit. “Edhe në një ditë intensive pune, Kuvendi sot u mbush me energji rinore”, ka shkruar Gashi, duke bërë të ditur se institucionin ligjvënës e vizituan studentë nga Universiteti “Nënë Tereza”, si dhe nxënës nga shkolla e mesme “Nace Bugjoni” nga Kumanova dhe shkolla fillore “Liria” nga Çashka. Sipas kryeparlamentarit, këto vizita e përmbyllën javën me një frymë pozitive dhe dëshmuan se Kuvendi mbetet një institucion i hapur për të rinjtë. “Kjo…
TV21 e ka parë draft-planin se si parashihet që Koalicioni VLEN të shndërrohet në një parti të vetme politike me emrin Unioni Demokratik Shqiptar VLEN, e cila do të regjistrohet si organizatë politike në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas dokumentit, ky emër tashmë ekziston si opsion juridik dhe parashihet ose themelimi i një partie të re me këtë emër, ose ndryshimi i emrit të njërës prej partive ekzistuese në VLEN. Sipas orientimit politik, VLEN do të pozicionohet në qendrën e djathtë, ndërsa ideologjikisht do të bazohet në parimet konservatore, me theks në kombin, familjen tradicionale dhe…
Deklaratat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese edhe një herë dëshmojnë qasjen e tij joprofesionale dhe tendecioze, duke e shndërruar veten dhe institucionin që drejton në organ parapolitik majorizues, në funksion të zhbërjes së Marrëveshjes së Ohrit. Të thuhet se “as nuk japim, as nuk marrim”, ndërkohë që paralajmërohet harmonizim me Kushtetutën pa transparencë dhe në kundërshtim me Amendamentin V të vetë Kushtetutës, përbën shkelje flagrante të të drejtave të shqiptarëve dhe minimizim të shqetësimeve legjitime të tyre, të cilët me të drejtë shohin rrezik në një proces të mbyllur, majorizues, të njëanshëm dhe pa asnjë argument profesional. Po aq problematike…
Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, njoftoi se 49 institucione private shëndetësore gjinekologjike, pra gjinekologë familjarë, janë inspektuar në një inspektim të përbashkët me Zyrën e të Ardhurave Publike për shkak të ankesave të shpeshta nga pacientët. Nuk është kryer një inspektim i tillë që nga viti 2012, me 23 praktika që veprojnë në mënyrë të parregullt dhe ndaj tyre janë vendosur sanksione. “Nga 12 parregullsitë e identifikuara në Fond, parregullsia kryesore është tarifimi i shërbimeve falas nga personat e siguruar shëndetësor, dhe kjo u gjet në tetë prej tyre, ndërsa mosmbajtja e të dhënave u gjet në…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka marrë sot zyrtarisht detyrën e ministrit nga ish-ministri Orhan Murtezani, në ambientet e Ministrisë për Çështje Evropiane, raporton alfax.mk. Me këtë rast, Sali ka shprehur mirënjohje për kontributin e paraardhësit të tij në proceset reformuese dhe integruese të vendit. “Sot, në ambientet e Ministrisë për Çështje Evropiane, mora zyrtarisht detyrën e Ministrit për Çështje Evropiane nga ish-ministri Orhan Murtezani. Me këtë rast, e falënderova për angazhimin dhe kontributin e tij të deritanishëm në avancimin e proceseve reformuese dhe integruese të vendit”, ka shkruar Sali në Facebook. Gjatë takimit mes dy…
Pensionistët dhe familjet e tyre do të marrin mbështetje më të madhe financiare në momentet më të vështira. Bordi Drejtues i Fondit Pensional të Republikës së Maqedonisë ka vendosur të rrisë kompensimin në rast vdekjeje nga 35.000 në 40.000 denarë, në përgjigje të kostove në rritje të shërbimeve të varrimit dhe presionit të shtuar social mbi këtë kategori qytetarësh. Vendimi, i iniciuar nga Organizata e Regjistruar për Fondin e Solidaritetit, parashikon pagesën e një shume më të lartë në rast të vdekjes së përfituesit të pensioneve, ndërsa zbritja mujore nga pensionet për fondin e solidaritetit do të rritet nga 140…
ASH: Dimër i errët për qytetarët, fitime për EVN!? Ndërprerjet e rrymës që po shkatërrojnë familjet dhe bizneset, diaspora paguan për terr Në këto ditë të acarta dimri, kur temperaturat zbresin nën zero dhe familjet tona përpiqen të sigurojnë ngrohje e kushte minimale jetese, rajone të tëra të Kumanovës, Shkupit, Tetovës e Gostivarit po përballen me një krizë të papranueshme: mungesën e energjisë elektrike nga furnizuesi universal EVN Home. Ndërprerjet nuk janë më raste të izoluara – ato zgjasin me orë të tëra, shpesh ditë të plota, duke paralizuar jetën e përditshme të qytetarëve. Ky fenomen nuk është thjesht një…
