Autor: Suad Avdiu
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj siç thonë ata, trajtimit çnjerëzor ndaj 76 të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, ku punëtorët shqiptarë ishin mbyllur në zyra pa kushtet minimale për punë. Nga BDI thonë se personat e poshtëruar publikisht nga ministria, janë njerëz familjarë, të cilët janë trajtuar pa dinjitet në vendin e tyre të punës. Reagimi i plotë nga BDI: Bashkimi Demokratik për Integrim Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër dhe pa asnjë rezervë trajtimin çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, të gjithë shqiptarë, të cilët janë thirrur në punë…
Një tërmet me intensitet prej tre shkallësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës u ndje mbrëmë në Ohër dhe zonën përreth. Tërmeti kishte një magnitudë Rihter prej 2.2 ballë dhe u ndje në orën 03:18. Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup njoftoi se epiqendra e tërmetit kishte origjinën nga zona epiqendrore Peshtani-Ohër-Strugë, rreth 105 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
“Jeta në Turqi është bërë politikisht shumë e vështirë, por edhe tepër e shtrenjtë për një familje, prandaj për mua ishte më e lehtë të shpërngulesha këtu dhe të kërkoja shtetësi maqedonase”, shpjegon 28-vjeçari Benk Bingjul për Shërbimin e Maqedonisë së Veriut të Radios Evropa e Lirë (REL). Ai prej disa muajsh punon si menaxher në një kafene në Shkup, e cila është në pronësi të biznesmenëve turq. Kanë kaluar tashmë dy vjet qëkurse ai u shpërngul nga Antalia në Shkup me bashkëshorten e tij maqedonase. Për këtë arsye ka marrë leje qëndrimi, ndërsa para një muaji bëri kërkesë për…
Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin e njohur, Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu. Gjithçka nisi parmbrëmë në Zhelinë, kur vetura e tyre luksoze e tipit “Audi” u vodh. Por, pas një kalvari që zgjati plot 24 orë kërkimesh intensive, kjo histori ka marrë fundin e lumtur. Adri ka konfirmuar gjithçka përmes një fotoje ku shfaqet i qeshur pranë makinës së tij të zezë, ndërsa ka shprehur mirënjohjen maksimale për njësitin policor që bëri të mundur zgjidhjen e ngjarjes. “Më në fund pas shumë kërkimeve të njësitit intervenues (ALFA), gjindet vetura. Një falënderim…
LSDM akuzon se buxhetit të shtetit i mungojnë rreth një miliard euro, ndërsa qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski nuk ka fonde për paga më të larta, rritje të pagës minimale, pensione më të larta dhe rimbursime në kohë të TVSH-së. Sipas partisë opozitare, Drejtoria e të Ardhurave Publike po ushtron presion të fortë mbi qytetarët dhe ekonominë për të mbushur boshllëqet buxhetore, ndërsa në të njëjtën kohë, qeveria, siç thuhet nga LSDM, po shpenzon para publike për tendera të dyshimtë dhe kriminale. “Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së nuk ka para për punëtorët dhe pensionistët, por ka para për tendera…
Për shkak të mjegullës këtë mëngjes, dukshmëria është zvogëluar në 50 metra në qafën malore Pletvar, dhe në 30 metra në Krushevë. Në rrugët e tjera shtetërore, trafiku zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, informon Ndërmarrja Publike “Rruga e Maqedonisë”. Prandaj, ata apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës
Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se sot më 27 dhjetor në Shkup di të mbledh kuvendin e pestë të partisë pas vendimit për largim nga koalicioni me AKI-në. Nga ana tjetër kryertari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë një emisioni një ditë më parë paralajmëroi bashkimin e ASH-së me VLEN-in dhe përfshirjen e saj në qeveri. Kuvendi i së shtunës nuk dihet nëse do të diskutohet edhe kalimi i ASH-së në VLEN dhe përfshirja e saj në qeverisjen e vendit. Ndërkohë Ziadin Sela edhe më tej vazhdon të pret për vulat e partisë në procesin mes…
Buchs, Zvicër, 24 dhjetor 2025 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë lokal në Buchs, në kantonin e Cyrihut, ku një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e pajetë në banesën e saj. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, trupi i viktimës u zbulua pak pas mesnatës në një ndërtesë banimi. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje konfirmuan vdekjen e gruas, ndërsa për momentin nuk janë dhënë detaje mbi shkaqet apo mënyrën se si ka ndodhur krimi. Në vendngjarje u arrestuan menjëherë tre persona që ndodheshin në banesë: një grua zvicerane…
Posta e Maqedonisë ka promovuar sot pullën postare me figurën e Alija Izetbegoviqit Skender Asani, anëtar i Bordit të Filaterisë së RMV-së, tha se kjo pullë është një nderim për një politikan me vizion, i cili u përball me pushtuesit serbë për të mbrojtur popullin boshnjak nga asimilimi. Ai shtoi se edhe më herët janë promovuar pulla postare me figura historike që kanë qenë në mbështetje të popujve të vegjel dhe kundër tendencave për krijimin e Serbisë së Madhe. Drejtori i Postës, Orhan Kurtishi, tha se janë shtypur 6 mijë kopje të pullës, të cilat janë shpërndarë në të gjitha…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë e fortë nga veriu (mbi 60 km/orë). Temperatura minimale do të jetë në intervalin -5 deri në 1 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 4 deri në 10 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e moderuar nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në -2, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.
