Autor: Suad Avdiu
Postimi i Publikuar ne fb nga Fshati Hotël / SOT, LLOKMANI E PRET NËNËN NË DYERT E XHENETIT (Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun) Me zemra të lënduara, por me shpirtra të dorëzuar para caktimit të Allahut, njoftojmë se sot u ndal rrahja e zemrës së një nëne të madhe. U nis drejt amshimit Mihrije Neziri, nëna e Dëshmorit të Kombit, Llokman Neziri. Sot, fshati Hotël hesht në shenjë nderimi. Për vite me radhë, kjo nënë burrëreshë e mbajti dhimbjen brenda vetes si një mal të heshtur. Ajo jetoi me mallin djegës, me sytë që kërkonin dritën e syve të…
Diskursi fyes ndaj mërgimtarëve është jo vetëm i padrejtë, por edhe i rrezikshëm. Të quash diasporën “barrë” apo “gërrnaça” është mohim i realitetit historik, social dhe politik të Kosovës. Mos na fyeni mërgimtarët , sepse disa e shitën atdheun, jo ne. Për ata që sot sulmojnë mërgimtarët, që na quajnë “gërrnaça” dhe na tregojnë me gisht sikur të ishim barrë për Kosovën, ka ardhur koha të thuhet e vërteta , pa zbukurime dhe pa frikë. Unë u largova nga Kosova pesë vite pas përfundimit të luftës. Jo sepse nuk e desha atdheun, por sepse atdheu nuk më mbrojti. Në atë…
Të shtunën, më 20 dhjetor 2025, në Shkup, u mbajtën garat ndërkombëtare në sportin e notit, ku djaloshi kumanovar, gjegjësisht i riu shqiptar, Florijon Ramadani, mori vendin e parë në disiplinën “bretkosë” në 100 m, duke fituar medaljen e artë, e më pas në një disiplinë tjetër të notit, mori vendin e tretë, duke u shpërblyer me medaljen e bronztë. Ky triumf i të riut shqiptar vjen pas, triumfit të tij paraprak në garat e notit, të organizuara nga komuna e Kumanovës, ku ai sërish, në 50m (stili bretkosë), mori vendin e parë, si dhe vendin e dytë (në stil…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar qytetarëve, tha se viti 2025 nuk ishte një vit i lehtë, por një vit me sfida serioze dhe, siç thotë ai, një vit në të cilin shteti duhej të ngritej së pari në këmbë. Sipas Kryeministrit, pas një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie, pasigurie dhe institucionesh të tronditura, siç thotë ai, ishte e nevojshme të stabilizohej dhe konsolidohej. “Ky ishte një kusht pa të cilin ishte e pamundur të ecnim përpara. Reformat që kemi nisur nuk janë kozmetike. Ato janë të thella dhe thelbësore. Reforma të tilla…
Me datë 30.12.2025, në orën 12:10, në një qendër tregtare në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup i privuan nga liria V.L.P. (19) dhe F.I.P. (19), të dy nga Rumania, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një argjendari në qendrën tregtare. Përkatësisht, më herët, ata kanë hyrë në argjendari dhe kanë kërkuar të shikojnë stoli ari, dhe pasi është nxjerrë një kuti, me përdorimin e forcës ia kanë marrë atë punonjëses dhe kanë ikur. Shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave, në dalje të qendrës tregtare janë kapur dhe privuar nga…
Lluka dhe Hana janë në krye të listës së emrave më të shpeshtë për të porsalindurit në Maqedoni në vitin 2025. Emrat tradicionalë, por edhe modernë vazhdojnë të jenë zgjedhja e prindërve, të cilët gjithnjë e më shumë po zgjedhin emra të shkurtër dhe tingëllues me një kuptim të fortë. Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) njoftoi në publikimin e vet “Maqedonia e Veriut në Numra 2025” se midis foshnjave meshkuj, më të popullarizuarit ishin emrat Lluka, Damjan, Matej, Marko, Mihail, Jakov, David, Jovan, Petar dhe Mateo, ndërsa midis vajzave, më shpesh zgjidheshin emrat Hana, Jana, Sofia, Dua, Ana, Jovana, Mia,…
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira lokale. Do të fryjë erë e fortë veriore dhe vende-vende do të ketë kushte për reshje bore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -10 deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga -3 deri në 6 gradë. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë, do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 3 gradë Celsiusë.
Në shkollën fillore “Mihaill Grameno” të fshatit Bllacë sikurse në të gjitha shkollat e tjera fillore dhe të mesme dita e fundit e këtij gjysmëvjetori nuk ishte thjesht një mbyllje procesi, por një festë suksesi. Mësuesja Azemine Saiti Avdiu tha se ky gjysmëvjetor ishte plot sfida, mësime të reja dhe suksese të arritura me përkushtim. Ndërsa zilja e fundit njoftoi fillimin e pushimeve dimërore nxënësit duket se morën lirinë e plotë për të shijuar pushimet pa peshën e detyrave të rënda. “Jemi të kënaqur nga puna jonë dhe nga mësimnxënia e nxënësve. Gjithçka ka vijuar ashtu siç e kemi planifikuar,…
Gazetarja e mirënjohur Nora Kaliqi, ka ngritur shqetësimin për funksionimin e mediave gjatë proceseve të ndjeshme zgjedhore, duke shtuar se, “hapja dhe mbyllja e mediave për interesa të caktuara politike dëmton hapësirën mediatike në vend”. E ftuar në emisionin “ZË”, në “gazetën lajm” dhe “lajm tv”, zonja Kaliqi, tha që kjo krijon pasoja negative dhe vendos “pika të zeza” edhe për mediat kredibile. ”Kemi probleme të ndryshme… Problematike shfaqen edhe mediat të cilat hapen dhe mbyllen para proceseve të ndjeshme zgjedhore politike, siç janë, zgjedhjet nga ku e dimë se hapen media për agjenda të ndryshme, për qëllime të ndryshme…
Në prag të festave të fundvitit, rrugët e sheshit të Shkupit janë mbushur me lypsarë të shumtë. Në zonat më të frekuentuara të qytetit, pranë qendrave tregtare, semaforëve dhe shesheve kryesore, çdo ditë shihen më shumë persona e që kërkojnë lëmoshë nga kalimtarët. Në të shumtën e rasteve ka edhe shumë fëmijë që në temperatura të ulëta keqpërdoren dhe detyrohen që të qëndrojnë me orë të tëra në një vend për të kërkuar lëmoshe, disa tjerë gjatë festave të fundvitit janë shndërruar edhe në artist të rrugës që të grumbullojnë para nga kalimtarët. “Në këtë kohë gjithmonë është njëjtë, nuk…
