Autor: Suad Avdiu

Ka qenë e qartë që në fillim se asnjë ndryshim nuk do të vinte me këtë lloj koalicioni për Strugën dhe qytetarët e saj. Kandidatura e ashtuquajtur e pavarur aspak nuk ishte e tillë, kishte shumë parakushte që fatkeqsisht i shohim çdo ditë tek plotësohen… 👉Nëse “ndryshimi” është Merko dhe VMRO, kjo nuk quhet ndryshim po vazhdimësi. 👉Nëse kompromisi sot i arrire bëhet mbi kurrizin e drejtësisë dhe llogaridhënies nga pushtetarët e deri djeshem të komunës së Strugës, kjo nuk është zero korrupsion, por shumëfishim dhe vazhdim i korrupsionit. 👉Nëse zgjedhja e një kandidati të VMRO-së për kryesues të këshillit…

Read More

Erkan Arifi Komuna e Likoves Së bashku me drejtorin e NKP “Pisha” – f. Likovë, z. Hamdi Sherifi, drejtorin e NKP “Penda” – f. Likovë, z. Ylber Neziri, këshilltarët komunalë Labinot Azemi dhe Atulla Jakupi, si dhe z. Shkëlqim Musliu, në shenjë respekti dhe falënderimi për punën e palodhshme në ruajtjen e higjienës komunale,deputeti i zonës dhurojë uniforma pune për punëtorët e Ndërmarrjes Komunale për Pastrim dhe Gjelbërim “Pisha” në Komunën e Likovës. Puna e tyre e përditshme është thelbësore për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë…

Read More

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar sot në pikën kufitare të Merdares, pasi autoritetet serbe gjetën mbi 30 kilogramë kokainë me ta. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP) njoftoi se bëhet fjalë për dy persona me inicialet S.L., i lindur në vitin 2002, dhe B.U., i lindur në vitin 2000. Të dy deklaruan se janë shtetas të Shqipërisë.

Read More

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e Stefoskit u realizua me shumicë votash (me votat e VMRO-së, VLEN-it, këshilltarëve të Raniz Merkos dhe një të Levicës), duke i dhënë fund paqartësive rreth udhëheqjes së këtij organi të rëndësishëm komunal. Me këtë vendim, Këshilli Komunal hyn në një fazë të re funksionimi institucional. Ndërkohë, bëhet e ditur se Struga pritet së shpejti të kompletojë edhe pozitat tjera drejtuese, përfshirë edhe atë të sekretarit të Komunës, post i cili, sipas marrëveshjeve politike, pritet t’i…

Read More

Tregjet dhe marketet sot ishin përplot me njerëz që blenin produktet e nevojshme për të përgatitur darkën e fundvitit. Aroma e mishit të pjekur dhe sarmasë tradicionale po përhapet thuajse nga çdo shtëpi, mirëpo qytetarët thonë se rruga deri te tryeza e shtruar po kalon përmes çmimeve “të kripura”. Posaçërisht për pensionistët, kjo natë është sa festive, aq edhe sfiduese ekonomikisht. “Çmimet janë të shtrenjta si në markete ashtu në tregje. Gjithandej shkruan se ka aksione, në fakt aksionet janë fillimisht rritje të çmimeve dhe pastaj I ulin. Kjo nuk është zbritje, vërtet është shtrenjtë. Për pensionet e ulëta është…

Read More

Etem Xheladini Vëllezër dhe miq të dashur, kudo në trojet shqiptare, mërgimtarëve ju uroj pushime të këndshme. Kohët e fundit, e sidomos në vitet pas luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1998–2000–2001), është shfaqur dhe po ushqehet publikisht një fenomen i rrezikshëm, një mllef i organizuar, i verbër dhe i qëllimshëm kundër mërgimtarëve shqiptarë. Ky mllef nuk buron nga padituria e rastësishme, por nga qarqe dhe individë që sot kanë zënë hapësira në portale, televizione dhe studio debati, duke u shndërruar në gjykatës të rremë të historisë sonë të afërt. Ironia është e rëndë, shumë prej këtyre zërave,…

Read More

Nga rreth 80 për qind të votave të numëruara, tashmë po bëhet e qartë se kush do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Bazuar në të dhënat e përditësuara deri më tani, nuk ka fort ndryshime te Lëvizja Vetëvendosje. Te LVV, top 5-shja e parë janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Read More

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashit në fjalimin e tij të fundvitit tha se viti që po përmbyllet ka qenë një vit i punës së përkushtuar dhe i hapave që kanë lënë gjurmë. “Kuvendi ka shënuar avancime të dukshme në transparencë, digjitalizim dhe në forcimin e funksionit mbikëqyrës. Kemi hapur më shumë dyert për qytetarë, ide dhe dialog. E kemi bërë institucionin më inkluziv, më të qasshëm dhe më të besueshëm. Përmes diplomacisë parlamentare kemi ndërtuar ura bashkëpunimi dhe miqësie, duke e përfaqësuar vendin tonë me dinjitet dhe vizion. Por mbi të gjitha, ky vit na rikujtoi një të…

Read More

Gjykata Themelore Penale e Shkupit shpalli vendimin në rastin me KOK nr. 98/25, i cili ka të bëjë me abuzimet e kryera nga punonjësit e në burgun e “Shkupit”. Gjykata i shpalli të akuzuarit fajtorë për veprat penale për të cilat u ngarkoheshin, duke vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Ish-drejtori i Burgut të Shkupit në Shuto Orizare, Filip Andov – Sokol, është dënuar me tetë muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Gjykata përcaktoi se vepra penale është kryer në bashkëpunim dhe në kohëzgjatje të zgjatur. I akuzuari P.A., gjithashtu për shpërdorim të…

Read More

Njohësit e çështjeve sqarojnë për Albanian Post se mungesa e reagimit të shpejtë dhe koordinimit institucional ka thelluar pasojat e zjarreve Viti 2025 u shndërrua në një nga më të rëndët për sa i përket zjarreve, për Kosovën. Flakët që përfshinë pyje, livadhe dhe toka bujqësore nuk ishin raste të izoluara, por pjesë e një krize të gjerë klimatike dhe institucionale, e cila la pas mijëra hektarë të djegur dhe dëme të konsiderueshme mjedisore, duke vënë në pah mungesën e një sistemi efektiv parandalues dhe reagues. Sipas të dhënave të fundit nga një monitorim i realizuar, gjatë vitit 2025 në…

Read More