Postimi i Publikuar ne fb nga Fshati Hotël / SOT, LLOKMANI E PRET NËNËN NË DYERT E XHENETIT
(Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun)
Me zemra të lënduara, por me shpirtra të dorëzuar para caktimit të Allahut, njoftojmë se sot u ndal rrahja e zemrës së një nëne të madhe. U nis drejt amshimit Mihrije Neziri, nëna e Dëshmorit të Kombit, Llokman Neziri.
Sot, fshati Hotël hesht në shenjë nderimi. Për vite me radhë, kjo nënë burrëreshë e mbajti dhimbjen brenda vetes si një mal të heshtur. Ajo jetoi me mallin djegës, me sytë që kërkonin dritën e syve të saj, djalin që ia fali lirisë së kësaj toke. Ajo ishte simboli i durimit (sabrit), shembulli i nënës shqiptare që e diti se sakrifica për atdhe dhe fe është grada më e lartë.
O Nënë, sot pushuan dhimbjet e tua! Sot mori fund pritja jote e gjatë!
Shko e qetë, sepse atje ku po shkon, nuk ka më ndarje. Lusim Allahun e Gjithëmëshirshëm që në momentin që ke mbyllur sytë në këtë botë, të të ketë dalë para me buzëqeshje yt bir, Llokmani, për të të dërguar në kopshtet e Xhenetit, aty ku nënat dhe dëshmorët janë fqinj të Pejgamberëve.
Detajet e Varrimit:
Namazi i xhenazes do të falet SOT, pas namazit të Ikendisë.
Vendi: Varrezat e fshatit Hotël.
Lusim Allahun ta mbulojë me mëshirën e Tij të pafundme.
Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë të Xhenetit!
Ngushëllime familjes Neziri!

