Autor: Suad Avdiu

Ka ndërruar jetë akademiku Nexhat Daci, i cili ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe përkohësisht si President në detyrë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në vitin 2006. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit ,Dimal Basha. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, një figurë të shquar të jetës politike dhe publike të vendit tonë.Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij”,…

Read More

Foshnja e parë e lindur në Maqedoninë e Veriut në vitin e ri 2026 është një vajzë, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë (KGJO), lindja ka ndodhur saktësisht në mesnatë. “U lind një princeshë në KGJO”, thuhet në njoftimin e kësaj klinike. Nga klinika kanë bërë të ditur se më shumë detaje lidhur me foshnjën dhe nënën e saj do të publikohen gjatë ditës.

Read More

Nata e ndërrimit të moteve ishte e furishme në Klinikën Kirurgjisë pranë Qendrës Klinike në Shkup, përcjell TV21. Dy pacientë janë në rrezik për jetë, një fëmijë 2 vjeç që është goditur nga plumbi i armës së zjarrit dhe një 30-vjeçar që ka rënë nga lartësia. “Kemi tre pacientë të politraumatizuar që kanë ardhur, kanë rënë nga lartësia. Pacient 30 vjeç, për arsye të panjohura, është lajmëruar për këtë pacient se është gjetur i rrëzuar. Është në gjendje me rrezik për jetë. Është kryer operacion në shtyllën kurrizore dhe momentalisht ndodhet në Klinikën Intensive. Në Neurokirurgji është pranuar një pacient…

Read More

Nga sot (1 janar 2026) hynë në fuqi vendimi i KRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga Komisioni Rregullator për Energjetik më herë kanë njoftuar se rritje të çmimit të energjisë elektrike do të ketë në tri blloqet. “KRRE ka vendosur që çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë të rritet me 2.45%. Për bllokun e dytë rritja është 2.87%, ndërsa për bllokun e tretë, rritja e çmimit do të jetë 3.32%. Për tarifën e lirë të energjisë elektrike rritja do të je për 2.50%”, njoftuan nga KRRE.…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë qytetarët me rastin e ndërrimit të viteve, duke reflektuar mbi sfidat e vitit 2025 dhe pritshmëritë për vitin 2026. Në mesazhin e tij, Ahmeti thekson se viti që po lëmë pas ka qenë një periudhë me përballje të mëdha, por edhe me reflektim të thellë për rrugën e përbashkët drejt një të ardhmeje më të drejtë. “Gjatë vitit 2025 pamë përpjekje serioze për të vënë në pikëpyetje arritjet e shqiptarëve të dy dekadave të fundit, gjuhën shqipe, të drejtën për vetë-identifikim dhe përfaqësimin e…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja mund ta mbështesë një tjetër sulm të madh kundër Iranit, nëse ai e rifillon rindërtimin e programeve bërthamore, si dhe e paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk çarmatoset. Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera. Duke folur më 29 dhjetor krah kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas një takimi në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, Trump la të kuptohej se Teherani mund të jetë duke punuar për t’i rikthyer programet e tij të armatimit bërthamor, pas bombardimeve të qershorit. “Kam…

Read More

Të dashur qytetarë, Viti 2025 ishte një vit me përballje të mëdha, por edhe me reflektim të thellë për rrugën tonë të përbashkët drejt një të ardhmeje më të drejtë. Gjatë këtij viti pamë përpjekje serioze për të vënë në pikëpyetje arritjet e shqiptarëve të dy dekadave të fundit, gjuhën shqipe, të drejtën për vetë-identifikim dhe përfaqësimin e drejtë e dinjitoz. Megjithatë, përballë çdo përballje, ne dëshmuam se dimë të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur. Në vitin 2026 hyjmë më të fortë, më të organizuar dhe me vizion të qartë për një shtet evropian, të barabartë dhe të përparuar…

Read More

Aeroporti i Ohrit, i cili operon që nga vitet 1970, më në fund është legalizuar! Këtë informacion e bëri të ditur ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në rrjetet sociale. Sipas tij, gjatë vitit të kaluar, një ekip nga Ministria e Transportit, SHA Aeroporte dhe TAV, së bashku me Kadastrën, Avokaturën e Shtetit, Administratën për Çështje Pronësore dhe institucione të tjera qeveritare, punuan për të regjistruar aeroportin e Ohrit “Shën Apostull Pavli” në kadastrën e pronave dhe për të dhënë përfundimisht këtë objekt strategjik një patentë pronësie. Sipas Nikolloskit, në kushte normale kjo nuk do të përbënte lajm, por pas kaq…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vendosur të japë dorëheqje pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Kështu ka mësuar Insajderi nga burime të mirëinformuara brenda LDK-së. Sipas këtyre burimeve, Kuvendi i LDK-së pritet të mbahet javën e dytë të janarit, ku edhe do të parashtrohet zyrtarisht dorëheqja e Abdixhikut. LDK në këto zgjedhje ka shënuar rënie të ndjeshme, me rreth 52 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara, duke humbur pesë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Read More