Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026

“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!

30 Prill, 2026

Gjinekologu Muhamed Asani shkon në burg, pasi i njëjti i hoqi pacientes mitren, veshkën dhe vezoren, pa arsye!

30 Prill, 2026

VLEN: Po bashkohemi në një trup të vetëm politik, vetëm kështu mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve

30 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 1 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

2025-ta, vit me sfida të mëdha mjedisore për Kosovën

Suad AvdiuBy Suad Avdiu31 Dhjetor, 2025 Kosovë Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Njohësit e çështjeve sqarojnë për Albanian Post se mungesa e reagimit të shpejtë dhe koordinimit institucional ka thelluar pasojat e zjarreve

Viti 2025 u shndërrua në një nga më të rëndët për sa i përket zjarreve, për Kosovën. Flakët që përfshinë pyje, livadhe dhe toka bujqësore nuk ishin raste të izoluara, por pjesë e një krize të gjerë klimatike dhe institucionale, e cila la pas mijëra hektarë të djegur dhe dëme të konsiderueshme mjedisore, duke vënë në pah mungesën e një sistemi efektiv parandalues dhe reagues. Sipas të dhënave të fundit nga një monitorim i realizuar, gjatë vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 324 vatra zjarri, ndërsa një numër i madh hektarësh sipërfaqe janë shkrumbuar. Albanian Post ka kontaktuar Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), për të mësuar më shumë rreth situatës me zjarre që vendi u përballë gjatë këtij viti megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, AME nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Leutrim Krasniqi nga GIS Group of Kosovo, në një sqarim për Albanian Post, sqaron se të dhënat janë mbledhur dhe verifikuar sipas metodologjisë së European Forest Fire Information System (EFFIS). “Monitorimi bazohet kryesisht në të dhëna satelitore nga sensorët MODIS dhe VIIRS, të cilët identifikojnë anomalitë termike apo ‘hotspots’ që lidhen me vatra aktive zjarri”, thotë Krasniqi për AP.

Ndër të tjera, potencon se të dhënat filtrohen përmes algoritmeve automatike për të shmangur raportimet e rreme dhe mbivendosjet, ndërsa sipërfaqja e djegur vlerësohet përmes krahasimit të imazheve para dhe pas zjarrit, të mbështetura edhe nga imazhe me rezolucion të lartë si Sentinel-2. Ai vlerëson se ndryshimet klimatike kanë luajtur një rol kyç. “Gjatë vitit 2025 kemi pasur valë të zgjatura të nxehtësisë, periudha të gjata thatësie dhe ulje të ndjeshme të lagështisë së biomasës. Këto kushte krijojnë një mjedis jashtëzakonisht të favorshëm për ndezjen dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve”. Megjithatë, Krasniqi nënvizon se faktori njerëzor mbetet dominues dhe se nevojiten masa konkrete për monitorim dhe parandalim.

“Djegia e barishteve, menaxhimi i pakontrolluar i tokës dhe zjarrvënia e qëllimshme ose nga pakujdesia janë ndër shkaqet kryesore të shumicës së rasteve. Zonat si Leposaviqi, Gjilani dhe Ferizaj janë shembuj të qartë të ndërveprimit ndërmjet faktorëve klimatikë dhe antropogjenë”.

“Nevojitet krijimi i një sistemi të integruar kombëtar që lidh të dhënat satelitore nga EFFIS dhe Copernicus me GIS-in dhe informacionin nga terreni. Po ashtu, është i domosdoshëm hartëzimi i zonave me rrezik të lartë nga zjarret, bazuar në faktorë klimatikë, mbulimin e tokës dhe aktivitetet njerëzore, si dhe vendosja e një sistemi paralajmërimi të hershëm, sidomos gjatë periudhave me indeks të lartë rreziku”. Nga ana tjetër, pasojat e këtyre zjarreve shkojnë përtej statistikave. Drejtoresha e organizatës Ecoz, Egzona Shala Kadiu, vlerëson për Albanian Post se viti 2025 e ka shtuar dukshëm presionin mbi natyrën në Kosovë.

“Zjarret nuk ishin të izoluara, por u kthyen në një ngarkesë të vazhdueshme për shumë komuna, duke u përkeqësuar edhe nga një kuadër ligjor që, në praktikë, fuqizon më shumë nivelin qendror, ndërsa nuk i mbështet mjaftueshëm kapacitetet komunale për parandalim dhe reagim në terren”, deklaron ajo për Albanian Post..

Sipas të dhënave të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, gjatë vitit 2025 janë realizuar 15 mijë e 137 intervenime gjithsej, prej të cilave 11 mijë e 466 kanë qenë intervenime në zjarre, me kulmin e rasteve gjatë muajve të verës.

Ndërkohë, analiza rajonale “Landscape Fires in the Western Balkans Mid-Year Situation Analysis 2025” raporton se deri në mesvit rreth 4,643 hektarë janë djegur në Kosovë, me rritje të menjëhershme të qindra vatrave brenda pak ditësh. Shala Kadiu paralajmëron se pasojat e zjarreve janë të shumëfishta dhe afatgjata. “Në afat të shkurtër humbet habitati për shumë specie bimore dhe shtazore, digjet nënpylli, livadhet dhe mozaiku natyror. Toka mbetet pa shtresën organike, rritet rreziku i erozionit dhe rrëshqitjeve, ndërsa ndotja e ajrit dhe ujit nga hiri dhe tymi ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe ekonominë lokale”. Në afat të gjatë, sipas saj, rreziku më i madh është rënia e reziliencës së ekosistemeve dhe humbja graduale e aftësisë së natyrës për t’u rikuperuar.

Duke reflektuar mbi përvojën e vitit 2025, sipas saj ndryshimi duhet të nisë nga vetë qasja institucionale dhe shoqërore.

“Nuk mund të vazhdojmë me logjikën ‘e shuajmë kur të ndizet’. Zjarret nuk janë vetëm çështje e zjarrfikësve, por provë për mënyrën se si funksionon i gjithë sistemi – nga ligji dhe buxheti, te koordinimi dhe sjellja jonë si shoqëri”.

Ajo potencoi se prioritet duhet të jetë kalimi nga reagimi në parandalim dhe se reagimi emergjent kërkon koordinim shumë më të fortë institucional. “Duhet të investojmë në monitorim dhe paralajmërim të hershëm, me një sistem të unifikuar që lidh të dhënat satelitore, terrenin dhe raportimin e qytetarëve. Çdo komunë duhet të ketë harta të përditësuara të rrezikut dhe mekanizma të qartë alarmimi”. “Zjarret shpesh ndodhin njëkohësisht dhe kjo kërkon reagim të shpejtë, protokolle të njëjta komunikimi dhe kapacitete reale në terren – ekipe të trajnuara dhe pajisje funksionale”. Gjithashtu, Shala Kadiu rikujton rolin kyç të komunave.

“Komunat janë të parat në terren, por pa mbështetje reale financiare dhe ligjore, do të vazhdojmë të përballemi me të njëjtën krizë çdo verë”.

Gjatë verës së vitit 2025, zjarret masive u përhapën në të gjitha rajonet kryesore të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Suharekën, Mitrovicën, Vitinë, Istogun, Drenasin dhe Podujevën, duke kërkuar ndërhyrje intensive të emergjencave. Vetëm në muajin gusht të 2025, Agjencia për Menaxhim Emergjent raportoi rreth 87 vatra zjarri në total. Në disa raste, situata u bë aq serioze sa që ekipet e emergjencës kërkuan ndërhyrje ajrore nga KFOR-i dhe koordinim me njësitë profesioniste të zjarrfikësve për të ndihmuar shuarjen e zjarreve.

Zjarret u përshpejtuan nga valë të nxehtit ekstrem dhe kushte klimatike të thatë, pjesë e një vale të gjerë zjarresh që goditi Ballkanin dhe Evropën gjatë verës së 2025.

Lexuar: 129

Lajme te ngjashme

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

Naim Alili: “Nuk të harrojmë kurrë!” – Mesazh i fuqishëm nga Gërgoci për Fadil Nimani

Kurti pas seancës së jashtëzakonshme: Unë jam përplot shpresë

LAJMI I FUNDIT/ Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Në orën 21:00 seancë e re për Presidentin, Kurti vjen me dy propozime të reja

Osmani bën homazhe në Mejë: Dhimbje që përvëlon, por edhe kujtesë për rrugën përpara

Lajmet e fundit

Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus forcimi i luftës kundër krimit të organizuar

30 Prill, 2026

VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar

30 Prill, 2026

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

30 Prill, 2026

“Dridhet” Uashingtoni, Kongresi amerikan do të votojë për Kosovën në NATO

30 Prill, 2026

Zv/Ministri i MASh, Driton Sulejmani viziton ShFK “Jeronim De Rada”

30 Prill, 2026

Çiftit nga Maqedonia i sekuestrohen 35,000 dollarë australianë në Aeroportin e Shkupit

30 Prill, 2026

Vandalizëm në shkollë fillore, ndërpritet mësimi për mbi 1100 nxënës

30 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.