Autor: Suad Avdiu

Periudha testuese e implementimit të sistemit “Safe City” ka ulur për 20 për qind numrin e aksidenteve dhe për 37 për qind numrin e të lënduarve nga aksidentet në trafik. Të dhënat sipas autoriteteve i referohen territorit të Shkupit, dhe krahasimi është bërë me dhjetorin e vitit të kaluar. Kryeministri, Hristijan Mickoski nënvizoi se sistemi po jep rezultate, pasi për dallim prej dhjetorit të 2024-tës ku kishte 5 viktima, në dhjetor të 2025 numri i viktimave ishte zero. “Në Shkup, në muajin dhjetor 2024 për shkak të aksidenteve në trafik, jetën e humbën 5 persona, ndërsa këtë vit asnjë… Ose…

Read More

Dhjetëra pacientë kanë përfunduar nëpër klinikat e Shkupit nga lëndimet që morën nga festimi i Vitit të Ri. Në klinikën e Toksikologjisë kanë përfunduar 31 persona të helmuar nga alkooli. Pacientja më e re është 14-vjeçare e më e moshuara 44-vjeçare. “31 bashkëqytetarë tanë gjatë 12 orëve të fundit përfunduan në klinikën tonë. Pacientja më e re është 14 vjeçare ndërsa pacientja më e moshuar është një 44 vjeçare. Nga ky numër 13 ishin të mitur. 21 pacientë ishin meshkuj e 10 femra. Kryesisht të gjithë janë sjellë me indicie për konsumim të tepërt të alkoolit”, deklaroi Niko Beqarovski –…

Read More

MPB njofton se mbrëmë është gjetur një person i vdekur në një stacion autobusi. “Më 01.01.2026 në orën 00:05 në SPB Shkup, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore Shkup raportoi se një person i ndjerë mashkull pa dokumentacion, me shumë gjasa i pastrehë, është gjetur në një stacion autobusi në zonën e Qendrës. Një mjek ka konfirmuar vdekjen dhe me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”.

Read More

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, foshnja e parë e lindur në vitin 2026 është vajzë, ndërsa në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” – Çair, foshnjat e para të vitit 2026 janë binjakë – vajza. Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot realizoi vizitën tradicionale të Vitit të Ri në të dy institucionet, i shoqëruar nga Fatmir Limani – ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Orce Gjorgjievski – kryetar i Qytetit të Shkupit, Jovica Andonovski – zëvendësministër i Shëndetësisë, si dhe Rozi Mickoska – bashkëshortja e Kryeministrit. Në vizitën në Spitalin Special “Nënë Tereza”…

Read More

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil Kastrati. Burime zyrtare bëjnë të ditur se i ndaluari është Illyrian Kastrioti, me origjinë nga Vushtrria dhe me banim të përkohshëm në Gjermani, i cili është ndaluar gjatë hyrjes në territorin e Kosovës, përcjell portali Realiteti. Sipas informacioneve, Kastrioti në paraqitje publike dhe në rrjete sociale kishte bërë thirrje të drejtpërdrejta për eliminimin fizik të hoxhë Halil Kastratit, i njohur gjerësisht për veprimtarinë e tij humanitare dhe ndihmën ndaj shtresave në nevojë. Autoritetet konfirmojnë se ndaj…

Read More

Personi në foto është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. 27-vjeçari ishte djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit. Aksidenti që ktheu festën në tragjedi, ndodhi nga përplasja e dy mjeteve. Mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj…

Read More

Lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku në orët e para të vitit të ri kanë ardhur në jetë trenjakë, tre djem. Sipas stafit mjekësor, lindja është realizuar me sukses nga ekipi i Klinikës së Gjinekologjisë, ndërsa si nëna ashtu edhe foshnjat janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore, nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor. E kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka uruar lindjen e parë të vitit…

Read More

Presidentja dhe komandantja supreme e Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë së Veriut(ARM), gjeneral-major Sashko Lafçiski, tradicionalisht në ditën e parë të Vitit të Ri do të vizitojë pjesëtarët e Armatës. Siljanovska-Davkova dhe Lafçiski do të vizitojnë kazermën “Aleksë Demnievski Bauman” në Veles. Në kuadër të vizitës, siç është paralajmëruar, presidentja Siljanovska do të inspektojë një pjesë të kapaciteteve të Komandës për Trajnim dhe Doktrina (KTD) të vendosura në kazermë dhe do të vizitojë ushtarët profesionistë të sapopranuar, të cilët po realizojnë stërvitjen bazë ushtarake në këtë komandë, pas…

Read More

Nga pagesa e taksave rrugore, që nga fillimi i vitit të kaluar e deri më 23 dhjetor, është realizuar një qarkullim prej 4.158.914.362 denarësh ( 67.624.624 euro). “Sipas qarkullimit të deritanishëm të realizuar, viti 2025 do të jetë rekord, duke pasur parasysh faktin se deri më 23.12.2025 qarkullimi total i realizuar tashmë është rritur krahasuar me vitin 2024, i cili ishte rekord, dhe është më i lartë për mbi 71 milionë denarë, ndërsa muaji dhjetor ende nuk ka përfunduar. Deri më 23.12.2025 është realizuar qarkullim në vlerë prej 4.158.914.362,00 denarësh ( 67.624.624 euro)”, informoi Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike…

Read More

-Në rajonin e SPB-Shkup, për fat të keq është regjistruar një rast më serioz, vrasje. Ku jetën e humbi një shtetas i Turqisë, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë konferencës për shtyp në lidhje me natën e Vitit të Ri, përcjell TV21. Ndërkaq, në raportin e detajuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur “Më 01.01.2026, në orën 01:11, në SPB-Shkup është raportuar se përpara një objekti të gastronomisë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ishte shkelur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike, ku dy persona pësuan lëndime…

Read More