Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Cilët i quan “tuxharë politikë”, ish-deputeti Orhan Ibrahimi?

14 Janar, 2026

“Vjosa Osmani do ta marrë mandatin e dytë”, Ja kush e konfirmon skenarin presidencial

14 Janar, 2026

Ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve?

14 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Cilët i quan “tuxharë politikë”, ish-deputeti Orhan Ibrahimi?
  • “Vjosa Osmani do ta marrë mandatin e dytë”, Ja kush e konfirmon skenarin presidencial
  • Ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve?
  • Ahmeti: Po për një Njësi zgjedhore, por me prag prej 5% dhe me lista të hapura!
  • Irani nis sot varjen e protestuesve të arrestuar? Trump paralajmëron reagim të ashpër
  • Shfuqizim i qeverisë teknike, por me konsensus! Mickoski: Nëse LSDM s’pranon tani, atëherë pas zgjedhjeve të ardhshme
  • Suedia nis trupa për në Grenlandë
  • Takimi i liderëve/ Gashi: Më gëzon fakti që Kuvendi po kthehet në epiqendër të zgjidhjes së problemeve
  • Impressum
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 15 Janar
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nga gjithsej 11 ditë jo pune për vitin 2026 në Maqedoni, 7 do të jenë vikende të zgjatura

5 Janar, 2026 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në vitin 2026, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë shtatë fundjava të zgjatura. Nga gjithsej 11 ditë jo pune për të gjithë qytetarët, shtatë prej tyre bien të premten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose bien të dielën dhe, sipas Ligjit, transferohen si ditë jo pune të hënën.

Fundjava e parë e zgjatur do të jetë gjatë Fitër Bajramit, i cili bie më 20 mars (e premte), ndërsa tjetra është në prill, kur festohet Pashka Ortodokse. Kështu, ditë jo pune janë 13 prilli (e hënë) për të gjithë qytetarët dhe 10 prilli (e premte), ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks.

Qytetarët do të kenë fundjavë të zgjatur edhe për 1 Majin – Ditën e Punës, që bie të premten, si dhe për 24 Majin – Ditën e iluministëve mbarësllavë, që bie të dielën, ndërsa 25 maji (e hënë) është ditë jo pune.

Fundjavë e zgjatur do të ketë edhe për 2 Gushtin – Ditën e Republikës, ku dita jo pune është 3 gushti (e hënë), si dhe për Ditën e Kryengritjes Popullore, që festohet më 11 tetor. Kjo festë bie të dielën, por meqë është festë shtetërore, dita jo pune është 12 tetori (e hënë).

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të festojnë me fundjavë të zgjatur edhe për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, më 23 tetor (e premte).

Duke qenë se për qytetarët ortodoksë ditë jo pune janë edhe 19 janari (e premte), 29 maji (e premte para Ditës së shpirtit) dhe 28 gushti – Fjetja e Shën Mërisë, që gjithashtu bie të premten, ata do të kenë edhe tre fundjava të tjera të zgjatura.

Ditë jo pune për të gjithë qytetarët janë:

  • 1 janari, Viti i Ri,
  • 7 janari, Krishtlindja,
  • 8 shtatori, Dita e Pavarësisë,
  • 8 dhjetori (e martë), Dita e Shën Klimentit të Ohrit

Për qytetarët e besimit ortodoks, ditë jo pune është edhe 6 janari – Nata e Krishtlindjes, i cili festohet të martën.

Për qytetarët e besimit katolik, ditë jo pune janë:

  • 6 prilli (e hënë), Pashka – dita e dytë e Pashkës,
  • 1 nëntori (e diel), Festa e të Gjithë Shenjtorëve,
  • 25 dhjetori (e premte), dita e parë e Krishtlindjes.

Për qytetarët e besimit mysliman, ditë jo pune është:

  • 27 maji (e mërkurë), Kurban Bajrami – dita e parë e Kurban Bajramit.

Sipas Ligjit për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (Gazeta Zyrtare e RM nr. 21/98 dhe 18/07), në vitin 2026 ditët jo pune janë:

Për të gjithë qytetarët e RMV-së

  • 1 janar (e enjte), Viti i Ri
  • 7 janar (e mërkurë), Krishtlindja sipas kalendarit ortodoks
  • 20 mars (e premte), Fitër Bajrami
  • 13 prill (e hënë), Pashka – dita e dytë sipas kalendarit ortodoks
  • 1 maj (e premte), Dita e Punës
  • 24 maj (e diel), “Shën Kirili dhe Metodi” – 25 maji (e hënë) është ditë jo pune
  • 2 gusht (e diel), Dita e Republikës – 3 gushti (e hënë) është ditë jo pune
  • 8 shtator (e martë), Dita e Pavarësisë
  • 11 tetor (e diel), Dita e Kryengritjes Popullore – 12 tetori (e hënë) është ditë jo pune
  • 23 tetor (e premte), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
  • 8 dhjetor (e martë), “Shën Klimenti i Ohrit”

Për qytetarët e besimit ortodoks

  • 6 janar (e martë), Nata e Krishtlindjes
  • 19 janar (e hënë), Uji i Bekuar
  • 10 prill (e premte), E Premtja e Madhe
  • 29 maj (e premte), Dita e Shpirtit – e premtja para festës
  • 28 gusht (e premte), Fjetja e Shën Mërisë

Për qytetarët e besimit katolik

  • 6 prill (e hënë), Pashka – dita e dytë
  • 1 nëntor (e diel), Festa e të Gjithë Shenjtorëve
  • 25 dhjetor (e premte), dita e parë e Krishtlindjes

Për qytetarët e besimit mysliman

  • 27 maj (e mërkurë), Kurban Bajrami – dita e parë

Për qytetarët e komuniteteve në RMV

  • Komuniteti shqiptar: 22 nëntor (e diel), Dita e Alfabetit Shqiptar
  • Komuniteti serb: 27 janar (e martë), Shën Sava
  • Komuniteti rom: 8 prill (e mërkurë), Dita Ndërkombëtare e Romëve
  • Komuniteti vllah: 23 maj (e shtunë), Dita Kombëtare e Vllehëve
  • Komuniteti hebre: 21 shtator (e hënë), Jom Kipur – dita e parë
  • Komuniteti boshnjak: 28 shtator (e hënë), Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve
  • Komuniteti turk: 21 dhjetor (e hënë), Dita e mësimit në gjuhën turke
Lexuar: 90

Lajme të ngjashme

Cilët i quan “tuxharë politikë”, ish-deputeti Orhan Ibrahimi?

Ahmeti: Po për një Njësi zgjedhore, por me prag prej 5% dhe me lista të hapura!

Irani nis sot varjen e protestuesve të arrestuar? Trump paralajmëron reagim të ashpër

Shfuqizim i qeverisë teknike, por me konsensus! Mickoski: Nëse LSDM s’pranon tani, atëherë pas zgjedhjeve të ardhshme

Takimi i liderëve/ Gashi: Më gëzon fakti që Kuvendi po kthehet në epiqendër të zgjidhjes së problemeve

Zgjerohet harta e vendeve ku qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa viza

showbiz

Publiku u befasua: Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

Showbiz 13 Janar, 2026

Dasma e këngëtarit Blero ka bërë bujë të madhe në mediat rozë. Ai kurorëzoi dashurinë…

Labi ia puth këmbën gruas: Kurrë s’të kam tradhtuar, me ty do të vdes

Showbiz 12 Janar, 2026

Labinot Rexha është takuar me bashkëshorten e tij, Lauretën, për të cilën ai tha se…

Albës i rrjedhin lot në PRIME, derisa Limi flet për raportin mes tyre

Showbiz 12 Janar, 2026

Sonte në Prime është diskutuar raporti mes Limit dhe Albës. Alba ka vendosur që të…

Pse është kaq i rrezikshëm “Big Brother”?

Opinion 12 Janar, 2026

Shkruan: Labinot Kunushevci Spektaklet “reality show”, të shndërruara në fenomen global, ku të vetëquajturit artistë…

Nëna e Brikenës reagon për herë të parë për raportin e saj me Mateon: Nuk kanë pasur plane…

Rajoni 11 Janar, 2026

Në Fan Club është diskutuar sërish raporti apo njohja e Mateos me Brikena Selmanin. Ka…

© 2026 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.