Autor: Suad Avdiu

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po mbijeton në pushtet me “frymëmarrje artificiale”. Sipas Kamberit, 2026-a është vit i zgjedhjeve në Serbi dhe ato mund të shënojnë fundin e pushtetit të Vuçiqit. “Ndërkohë që duke qenë u përballur me krizën e brendshme, Vuçiq aktualisht po përballet edhe me krizën e jashtme. Dhe me shumë gjasë viti 2026 do të jetë vit i zgjedhjeve në Serbi. Zgjedhje që, siç paralajmëron ai, do të jenë udhëkryq, por me shumë gjasë Vuçiq në këto zgjedhje do të humbë pushtetin. Për të bile, sipas vlerësimit…

Read More

Këtë vendim e mori “Vëllai i Madh” gjatë spektaklit live. Banori do të jetë në duart e publikut, nëse i njëjti do të mbetet në shtëpi apo jo, njofton Klankosova.tv. Televotimi nga ky moment është i hapur. Eduard Kuçi ka eskaluar së fundmi kundrejt banorit tjetër të shtëpisë, Ardit Stafaj. Kjo nisi nga një fjali që sipas Edit, i ka thënë Arditi, gjë që e bëri të reagoj ashpër. I njëjti tha se e kishte me tendencë dhe që sipas tij kishte të bënte nga ana seksuale. Këngëtari nga ana tjetër shtoi se nuk ka qenë në atë konotacion dhe…

Read More

Enis Ismaili nga Sllupçani, Jurist i Diplomuar me provim të Jurispodencës dhe Noteriatit, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra si Inspektor i Arkivës Shtetërore të RMV-së-Njësia rajonale Kumanovë. Reagimi i plotë i Enis Ismailit: Sot në vendin e punës në kundërshtim me Ligjin e nëpunësve shtetëror dhe në kundërshtim me Ligjin për Inspektim 2024/25, shkarkohem nga detyra si Inspektor i Arkivës shtetërore i RMV-së, Njësia rajonale Kumanovë. Për 18 vite të plota punë, pesë vite në kryerje të detyrës Inspektor çdo herë për vitet jam i notuar me notat solide, 4 dhe 5 (për të cilat kam dëshmi materiale) dhe…

Read More

Analisti Valon Syla, duke komentuar rezultatin zgjedhor të 28 Dhjetorit, vlerësoi se opozita ka rënë në “agjendën e Kurtit” dhe kur është “një origjinal dhe një falso, njerëzit e zgjedhin origjinalin”, tha ai. Syla në Pressing në T7 tha; se kjo është arsyeja kryesore pse ka ardh kjo përmbytje e rezultateve. “Gjitha partitë duhet me ri-analizi dhe ri-mendu vetëveten së pari. Duhet me ditë çka ka ndodhë së pari. Gabimi kryesor i kësaj situate mendoj që partitë opozitare kanë ra në agjendën e VV-së e kanë përcjellë, kjo është njëra prej arsyeve kryesore pse ka ardhë kjo përmbysje e rezultateve”,…

Read More

Bashkëatdhetarët tanë po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore dhe vende tjera pas përfundimit të pushimeve dimërore në vendlindje. Në pikat kufitare janë shtuar pritjet e gjata dhe kolonat e stërngarkuara të makinave. Pritje të gjata ka gati në të gjitha pikat kufitare duke nisur nga Kroaci-Serbi, Hungari-Serbi, por më pak Preshevë-Tabanoc, Merdare por edhe pikat e tjera. Më poshtë agjencia e lajmeve INA sjell linqet, ku ju mund t’i shihni LIVE, flukset në pikat kufitare: Pika kufitare Tabanoc – Preshevë: https://kamere.amss.org.rs/ SERBI – KROACI Batrovc-Bajakovo: https://m.hak.hr/kamera.asp?g=2&k=1 SERBI – HUNGARI – Horgosh https://uzivokamere.com/granicni-prelaz-horgos-madjarska-srbija/ LIVE KOSOVË – SERBI: https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Read More

Një sulm i armatosur ndaj një automjeti të blinduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm përgjatë autostradës, në drejtim verior, pranë zonës së Ortonës, në provincën e Chietit në Itali, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe panik te drejtuesit e mjeteve. Sipas autoriteteve italiane, grabitja ka ndodhur rreth orës 06:30, ndërsa autorët kanë përdorur armë zjarri, mjete shpërthyese dhe automjete të djegura për të ndaluar qarkullimin dhe për të bllokuar ndërhyrjen e forcave të rendit. Grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri drejt mjetit të blinduar për ta detyruar të ndalojë, më pas kanë përdorur eksploziv për të hapur automjetin dhe kasafortën,…

Read More

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori disa vendime që lidhen me menaxhimin financiar dhe organizimin teknik të zgjedhjeve lokale të ardhshme, të caktuara për 11 janar 2026. Komisioni miratoi propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve avanscuese për të punësuarit në KSHZ dhe për personat e angazhuar për transportin e materialeve zgjedhore konfidenciale. Me këtë vendim rregullohen shpenzimet për personat që do të kryejnë dorëzimin e materialeve në komunat Mavrovë dhe Rostushë, Qendër Zhupë, Gostivar dhe Vrapçishtë. Anëtari i KSHZ-së, Angellço Ristov, ka dhënë detaje për këto vendime. ‘’Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve merr vendim me të cilin u caktohen mjete avansuese personave të…

Read More

Një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Policia e ka arrestuar dhe e njejta është dërguar në mbajtje. Podujevë 03.01.2026-23:26. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Read More

Trafiku nga Maqedonia e Veriut drejt Greqisë do të ketë sërish probleme, pas bllokadës së paralajmëruar katër-orëshe në pikën kufitare “Evzoni”-“Bogorodica”. Sipas njoftimeve, kalimi do të bllokohet nga ora 18:00 deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme sipas kohës së RMV-së, për shkak të protestave të fermerëve grekë. Edhe pse bllokada zyrtarisht ka të bëjë me trafikun e mallrave, mediat greke paralajmërojnë se radhët dhe vonesat janë të mundshme edhe për makinat. Kufizime janë njoftuar edhe në pikat e tjera kufitare në Greqinë veriore, përfshirë “Niki” (“Mexhitlija”). Lëvizje e papenguar është paralajmëruar për nesër, më 6 janar, por fermerët…

Read More

Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti ka reaguar ndaj, siç i quan ai, sulmeve mediatike dhe politike lidhur me themelimin e një kompanie nga fëmijët e tij madhorë, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe senzacionaliste. Bexheti thekson se kompania në fjalë është hapur në mënyrë tërësisht ligjore dhe transparente përmes Regjistrit Qendror, duke shtuar se ajo nuk ka fituar asnjë tender, nuk ka lidhur asnjë kontratë dhe nuk ka nisur asnjë aktivitet biznesi. Sipas tij, krijimi i një “historie dramatike” rreth kësaj kompanie është tentativë për shtrembërim të realitetit dhe njollosje të tij dhe familjes së tij. “Po…

Read More