Autor: Suad Avdiu
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit, ka zhvilluar sonte në Gostivar një takim të zgjeruar me rininë e koalicionit, duke konfirmuar rolin kyç të të rinjve në mobilizimin elektoral dhe në vizionin politik të kësaj force. Në këtë takim morën pjesë kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryesuesi i Këshillit Komunal Valdet Xhaferi, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, si dhe drejtuesit e shtabeve zgjedhore. Të rinjtë e pranishëm shprehën përkushtimin e tyre maksimal për ditët e fundit të fushatës, duke u zotuar se do të intensifikojnë…
Vrapçishti po bëhet çdo ditë e më shumë simbol i mashtrimit politik të quajtur AKI/BDI, me Isen Shabanin në krye. S’ka ujë, s’ka infrastrukturë, s’ka asgjë, por ka rrena dhe “kontrata te noteri” për t’i mashtruar banorët. Fshati Kalisht është shembull tipik i këtij mashtrimi. Banorët janë revoltuar sepse u janë dhënë fjalë pa fund, ndërsa rruga dhe infrastruktura bazike janë lënë në mëshirë të fatit. Kur banorët detyrohen të bëjnë vetë atë që komuna duhej ta kishte kryer prej kohësh, përgjegjësia ka emër e mbiemër. Isen Shabani, kandidati i mashtrimit politik AKI/BDI, nuk mbahet mend për punë, por për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në faqen e tij zyrtare listën e kandidatëve për deputetë të zgjedhur për mandatin e ri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e osovës, së bashku me numrin e votave të fituara nga secili. Sipas të dhënave, AAK ka gjashtë deputetë në legjislaturën e re të kësaj qeverie. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, kandidatët dhe rezultatet e tyre janë: Ramush Haradinaj – 43,017 vota Daut Haradinaj – 25,892 vota Besnik Tahiri – 25,737 vota Bekë Berisha – 19,260 vota Time Kadrijaj – 16,436 vota Albana Bytyqi – 9,685 vota aakdeputeteKQZ
Duda Balje do të jetë sërish pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, pas përditësimit të rezultateve të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, ku janë procesuar rreth 97.71% e votave, Balje ka arritur të zgjidhet deputete si përfaqësuese e subjektit politik Socijaldemokratska Unija – SDU. Nga numërimi i deritashëm, Balje ka mbledhur 1,725 vota, duke u renditur e para në listën e saj dhe duke konfirmuar kështu ulësen në Parlament./Insajderi
Autostrada Tiranë-Durrës në kaos. Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar prej disa orësh për shkak të reshjeve intensive të shiut. Duhet rreth 1 orë, ndoshta më shumë për të lëvizur nga kryeqyteti drejt zonës së Durrësit. Vetëm pak më herët mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit paralajmëroi qytetarët (lexo këtu) që të tregohen të kujdesshëm nëse do të lëvizin në këtë aks rrugor, i cili është mbuluar i gjithi nga uji. Një furgon ka mbetur i bllokuar në anë të rrugës, në pamundësi të lëvizë dhe në pritje të karrotrecit, ndërkohë që edhe disa autoambulanca kanë mbetur në trafik. Për shkak…
Më 05.01.2026, në orën 19:15, në SPB Shkup u denoncua se në rr. “Emin Bojana” në fshatin Bojanë, rrethina e Shkupit, 47-vjeçari M.Sh. nga f. Roglë, rrethina e Tetovës, duke drejtuar automjet udhëtarësh “Audi” me targa regjistrimi italiane, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në mur betoni. Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi 17-vjeçari nga Tetova, ndërsa lëndime trupore pësoi bashkudhëtarja 14-vjeçare nga Tetova, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës dhe në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.
Sot dhe nesër, për shkak të festës së Epifanisë në Greqi, sipas paralajmërimeve, fermerët grekë nuk do ta bllokojnë pikën kufitare Evzoni dhe pritet që trafiku të zhvillohet pa probleme, siç ishte rasti për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, me qëllim lehtësimin e udhëtimit të qytetarëve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Nga ana tjetër, në pikën kufitare Niki (Mexhitlija), siç njoftojnë nga LAMM, trafiku për automjetet e mallrave do të pezullohet nga ora 9:00. Protestat e fermerëve filluan më 30 nëntor, dhe një ditë më vonë, më 1 dhjetor, fermerët nga Greqia veriore parkuan traktorët e tyre në…
SPB Tetovë njofton se në Gostivar është djegur një veturë, por nuk ka pasur persona të lënduar. “Më 05.01.2026, në ora 13:25, në DPB Gostivar është denoncuar se në një parking pranë udhëkryqit të rrugëve “Goce Dellçev” dhe “Vëllezërit Gjinovski” është përfshirë nga zjarri automjeti “Golf” me targa të Gostivarit, pronë e Sh.B. (60) nga fshati Gradec. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar. Ekspertizën në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB Gostivar”, thonë nga SPB Tetovë.
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes Mllaki, në kuadër të aktiviteteve të tij zgjedhore, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimin e lagjes. Sipas Bejtës, gjatë takimit banorët kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e investimeve komunale gjatë tetë viteve të fundit, duke theksuar se në këtë periudhë nuk janë realizuar projekte të reja infrastrukturore. Ata kanë përmendur se disa nga investimet e vetme të bëra më herët datojnë nga mandati i mëparshëm i Bejtës, por sipas tyre, këto projekte…
Komuna e Malishevës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj qytetarëve, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera të shiut që kanë përfshirë territorin e komunës. Përmes një njoftimi, komuna ka kërkuar nga qytetarët mos të lëvizin pa nevojë. Postimi i plotë: Apel: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve – Mos lëvizni pa nevojë Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u bën apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera.“Shumë rrugë janë bllokuar nga…
