Autor: Suad Avdiu
Policia njofton se gjatë ditës së djeshme, në një objekt tregtar në Likovë janë gjetur 1233 copë të mjeteve piroteknike. Sipas Policisë, pronari i objektit është arrestuar. “Më 05.01.2026, në orën 13:30, punonjës policie nga SPB-Kumanovë arrestuan B.U. (41) nga fshati Orizarë, Likovë. Gjatë kontrollit në objektin e tij tregtar, u gjetën 1233 copa mjete piroteknike. Ai u dërgua në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse”, thonë nga MPB.
Shumë familje në Maqedoninë e Veriut këtë dimër u tronditën kur morën faturat e janarit për energjinë elektrike – dukshëm më të larta se zakonisht. Brenda një periudhe dy-mujore janë paraqitur deri në 15.000 ankesa te furnizuesi universal “EVN Home” për fatura të larta, por vetëm rreth 15% prej tyre janë vërtetuar si të bazuara dhe kanë rezultuar me korrigjim të faturave, përcjell INA. Kjo do të thotë se në shumicën e rasteve shumat e larta kanë qenë pasojë e konsumit real (edhe pse ndoshta jo i zakonshëm) – ose e llogaritjeve vlerësuese në vend të leximeve reale të matësve.…
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të ujit në disa zona të Malishevës, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rrezikuar pronat e qytetarëve. Mediumi lokal Malisheva RTV raporton se institucionet përkatëse janë në terren, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar. Gjithashtu janë publikuar edhe pamje nga gjendja atje.
Piku i gripit sezonal do të jetë në dy-tre javët e ardhshme. Çdo vit gjatë kësaj periudhe kemi një rritje të numrit të pacientëve me grip që kërkojnë shërbime shëndetësore, tha Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu. Për momentin, shpjegoi ai, nuk ka rritje të numrit të pacientëve me grip për të thënë se është alarmante krahasuar me vitet e kaluara. “Ende nuk jemi në atë kulm të gripit sezonal për të bërë një krahasim të përshtatshëm midis këtij dhe vitit të kaluar. Kam kënaqësinë t’ju informoj se këtë vit, për herë të parë, 77.000 qytetarë janë vaksinuar tashmë kundër gripit.…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri 14 gradë celsius.Nesër moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje shiut, ndërsa në pjesën perëndimore do të ketë kushte për reshje bore./Telegrafi/
Nëse planifikoni larje, gatim apo ndezjen e bojlerit – kjo është një informacion që ia vlen ta dini. Edhe në vitin 2026, tarifa ditore e lirë e energjisë elektrike në Maqedoni mbetet në të njëjtin orar: nga ora 13:00 deri në 15:00. Ky interval dyorësh gjatë ditës është i dedikuar për konsum më të lirë dhe përbën një rrallësi në rajon – një tarifë e tillë ditore e lirë, përveç Maqedonisë së Veriut, ekziston vetëm edhe në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës. Përveç tarifës ditore, për amvisëritë është thelbësore edhe tarifa e lirë e natës. Ajo aktualisht fillon në ora…
Policia e Kumanovës është duke hetuar mbi dyshimet për abuzim seksual dhe cenim me materiale intime të një 16 vjeçares nga një fshat i Komunës së Likovës. Sipas informacioneve të Alsat nga burime brenda policisë, në rrethana jo zyrtare kemi mësuar se një 16 vjeçare është cenuar me muaj të tërë nga disa persona për favore seksuale dhe favore financiare. Personat që po dyshohen janë të moshave të ndryshme. Për këtë rast është arrestuar një person, ndërsa për identifikimin e të tjerëve po punohet akoma. “Më 2 janar policia e Kumanovës ka arrestuar 31 vjeçarin me iniciale N.A nga fshati…
Donald Trump ka kërcënuar se do ta godasë Iranin “shumë fort” nëse autoritetet vazhdojnë shtypjen e ashpër të protestave që kanë hyrë në javën e dytë. Të paktën 20 persona, përfshirë të paktën një anëtar të forcave të sigurisë së Iranit, janë vrarë pas protestave që janë përhapur në të gjithë vendin nga kryeqyteti, Teherani. Dhe deri të hënën, thuhet se demonstratat kanë ndodhur në mbi 220 qytete dhe qyteza në 26 nga 31 provincat e Iranit – duke rezultuar në arrestimin e gati 1,000 personave. Kështu, një natë më parë, Trump tha se do të ndërmerrte veprime nëse vdiste…
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka ngritur shqetësime serioze për neutralitetin e KFOR-it pas pranisë së pjesëtarëve të tij në një manifestim festiv në dhjetor 2025, ku u këndua kënga me përmbajtje nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”. Sipas Shalës, kënga promovon narrativë historike dhe territoriale që e paraqet Kosovën si “tokë serbe” dhe bie ndesh me realitetin kushtetues të Kosovës. Ai vlerëson se prania e trupave të KFOR-it, konkretisht atyre italianë, në një aktivitet të tillë cenon perceptimin e paanshmërisë së misionit dhe mund të shihet si tolerim i një narrative etno-politike. Shala ka adresuar një sërë pyetjesh ndaj komandës…
