Autor: Suad Avdiu

Pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 6 ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Kandidatët më të votuar të AAK-së dhe numri i votave që morën janë: Ramush Haradinaj – 43,997 vota Daut Haradinaj – 26,610 vota Besnik Tahiri – 26,423 vota Bekë Berisha – 19,789 vota Time Kadrijaj – 16,927 vota Albana Bytyqi – 9,830 vota

Read More

Temperaturat më të ulëta u regjistruan këtë mëngjes në Kodrën e Diellit me -11 gradë celsius, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Temperatura nën -9 gradë u regjistruan edhe në Kumanovë, si dhe në Shkup-Petrovec, Berovë dhe Kriva Palëankë, ku u regjistruan -8 gradë. Në Tetovë, Demir Kapi dhe Mavrovë temperatura në mëngjes ka qenë -7 gradë, ndërsa -6 gradë është regjistruar në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, Veles, Shtip, Vinicë, Kavadar dhe Krushevë. Në Prilep janë matur -5, Gjevgjeli dhe Pretor -3, ndërsa në Ohër dhe Manastir temperatura e mëngjesit ka qenë -2 gradë.

Read More

Sipas parashikimeve në ditët në vijim janë paralajmëruar reshje të borës dhe rënie të konsiderueshme të temperaturave, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) përkujton për nevojën për drejtim me kujdes dhe përgjegjësi me automjetet motorike, si dhe shfrytëzim të detyrueshëm dhe të drejtë të pajisjes dimërore. “Para se të nisen për rrugë, është e nevojshme që vetura të përgatitet në mënyrë adekuate për drejtim në kushte dimërore. Bëni kontroll të automjetit i cili zakonisht përfshin: kontroll të antifrizit, nivelit të karburantit, gjendjes së fshirësve dhe lëngut për xhamin e përparmë, gjendjen e akumulatorit dhe gjendjen dhe presionin e…

Read More

Gjatë festave të fundvitit në Dibër, si dhe në rajonet e Zhupës dhe Rekës, erdhi një numër i konsiderueshëm mërgimtarësh nga shtetet e Evropës. Pjesa më e madhe e tyre kishte ardhur nga Italia, Gjermania, Zvicra dhe vendet e Beneluksit, por këtë vit prania e tyre nuk solli shumë deviza në rrjetin tregtar dhe në objektet shërbyese të rajonit. Tani, kur pothuajse të gjithë janë kthyer në shtetet nga ku erdhën, tregtarët dhe pronarët e restoranteve, kafiterive dhe objekteve të tjera afariste vlerësojnë se, edhe pse në rajonin më perëndimor të vendit erdhën rreth pesë mijë mërgimtarë, shpenzimet e tyre…

Read More

Qendra e skijimit në Kodrën e Diellit ka publikuar një video që tregon motorë dëbore duke përgatitur shtigjet në Malin Sharr. Pamjet tregojnë se në Kodrën e Diellit ka rënë një sasi të madhe bore ditët e fundit dhe se ka kushte të shkëlqyera për skijim. Megjithatë, problemi është se nuk ka asnjë informacion nga resorti i skive se kur mund të pritet të fillojë sezoni i skijimit. /Telegrafi/

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm dhe me periudha diellore. Në mbrëmje në pjesën perëndimore të vendit d0 të ketë kushte për reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri -2, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 3 deri 9 gradë celsius./Telegrafi/

Read More

Të dhënat e Drejtorisë së Doganave tregojnë se në dhjetë vitet e fundit, mbi 80% e automjeteve të importuara në Maqedoninë e Veriut, janë të përdorura, përcjell TV21. Në të njëjtën kohë, numri i automjeteve të regjistruara është dyfishuar – nga 350 mijë në vitin 2012 në gati 700 mijë në vitin 2024, por edhe pse kështu, mosha mesatare e automjeteve ka shkuar në 19.4 vjet, që do të thotë se në rrugë lëvizin gjithnjë e më shumë automjete të vjetra. Në Shkup është regjistruar çdo automjet i tretë në vend, me mbi 33% të makinave dhe 38% të automjeteve…

Read More

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, thotë se postin e kryetarit të komunës e synon me qëllimin që të punojë në të mirë të të gjithë qytetarëve. Ai njëherësh premton se nuk do t’i hakmerret administratës komunale, pasi akuzat për keqpërdorim kanë të bëjnë me ish-drejtuesit e kësaj komune, Arben Taravari dhe Valbon Limani, derisa sipas tij, administrata e kryen punën në mënyrë profesionale. “Nuk vij që t’ju hakmerrem administratorëve. Administratorët në komunë dhe institucionet tjera e kanë kryer punën në mënyrë profesionale, ashtu siç u kanë thënë eprorët e tyre. Përgjegjësi kanë eprorët e tyre,…

Read More

Gazmond Haxhifejzullahu, ish-bashkëshorti i këngëtares dhe kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka shpërthyer me akuza ndaj saj. Në një intervistë ekskluzive për Insajderin, ai pretendon se Llalloshi po shkel vendimet e gjykatës dhe po përdor fëmijët si mjet hakmarrjeje pas kërkesës për ndarje të pasurisë. Përplasjet pas divorcit mes Gazmond Haxhifejzullahut dhe këngëtares Edona Llalloshi kanë marrë përmasa të rënda ligjore dhe publike. Haxhifejzullahu ka zgjedhur të flasë për Insajderin, duke treguar se si marrëdhënia e tyre u degradua deri në pikën ku ai nuk i ka parë fëmijët e tij për më shumë se tetë muaj. Sipas tij,…

Read More