Autor: Suad Avdiu

Me dhembje dhe hidhërim është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të nënës Rahime, një figurë e respektuar që shtëpinë e saj e shndërroi në bazë të rëndësishme të veprimtarisë ilegale patriotike gjatë fundviteve të viteve ’80. Në shtëpinë e saj, te djemtë Sahit e Arben dhe motra Sevdije Krasniqi, janë zhvilluar aktivitete të mëdha kombëtare dhe ilegale atdhetare. Shtëpia e nënës Rahime në Obiliq njihej si njëra ndër bazat më të mëdha të aktivitetit ilegal të asaj kohe, ku janë organizuar veprime të rëndësishme në kuadër të përpjekjeve për çlirimin nga zgjedha pushtuese serbe. Në këtë shtëpi janë pritur…

Read More

Një banor i Dibrës humbi jetën dje kur ra nga një ndërtesë banimi në ndërtim e sipër, ku po kryente detyra pune. Ai vdiq nga plagët e rënda që mori gjatë rrugës për në Spitalin e Përgjithshëm me aktivitete të zgjeruara në Dibër. Siç raportoi Policia e Ohrit, rreth orës 11:35, DPB Dibër mori një njoftim nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë se K. S. (40) nga Dibra kishte vdekur gjatë rrugës për në spital. Një prokuror publik dhe një inspektor pune shkuan në vendngjarje, ndërsa një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Dibër kreu një inspektim.

Read More

Më datë 08.01.2026, në orën 23:45, në DPB Gostivar është denoncuar se në një shtëpi pushimi (vikendi) në fshatin Gjonovicë e Epërme të Gostivarit, janë gjetur të vdekur personat T.J. (30) dhe I.N. (30), të dy nga Shkupi, transmeton Portalb.mk. “Më datë 08.01.2026, në orën 23:45, në DPB Gostivar është denoncuar se në një shtëpi pushimi (vikendi) në fshatin Gjonovicë e Epërme të Gostivarit, janë gjetur të vdekur personat T.J. (30) dhe I.N. (30), të dy nga Shkupi. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion”, thonë nga…

Read More

Në qytetin e Kumanovës gjatë natës, janë regjistruar temperaturat më të ulëta në krahasim me qytetet tjera në Maqedoninë e Veriut (MV), respektivisht temperatura zbriti në -9 gradë celsiuz. Pikërisht për këtë, ishte qyteti me mot më të ftohtë në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa temperatura më e ulët në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është regjistruar në “Kodrën e Diellit” Tetovë, edhe atë -11 gradë celsiuz.

Read More

Guvernatori i Bankës Populloretë Republikës së Maqedonisë (BPRM), Trajko Sllaveski, thotë se inflacioni do të lëvizë përgjatë një “rruge të përshtatjes në rënie” dhe pritet të bjerë në 2.5 përqind këtë vit, pas së cilës “do të kthehet gradualisht në mesataren e tij historike prej rreth dy përqind”, transmeton Portalb.mk. Sllaveski gjithashtu pret që ekonomia në vend të rimëkëmbet, për të cilën, siç thotë ai në një deklaratë për magazinën e biznesit “Ekonomia dhe biznesi”, investimet publike në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe projektet infrastrukturore në nivel lokal do të luajnë një rol të rëndësishëm. Sipas Guvernatorit, ekonomia vendase deri më tani…

Read More

Këshilli i Prokurorëve Publikë hap një procedurë pas raportimit të prokurores Lençe Ristoska për kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi ai e quajti publikisht atë “mediokre” dhe pjesë të një “matrice klienteliste-politike”, ndërsa ajo reagoi se deklarata të tilla ushtrojnë presion dhe shkelin pavarësinë në punën e saj. Kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi, në një deklaratë të shkurtër për “Sloboden Peçat” konfirmoi se sot e kanë marrë njoftimin dhe do të veprojnë sipas Rregullores së miratuar për Sigurimin dhe Garantimin e Pavarësisë së Prokurorëve Publikë, përkatësisht do të formojnë një Komision i cili do të duhet të nxjerrë përfundime. Rregullorja u miratua…

Read More

Për shkak të përmbytjeve që kanë goditur pjesë të vendit si pasojë e reshjeve të shiut, në Koçan dhe Ohër po ndërhyhet me mekanizëm për shkak të daljeve të lumenjve nga shtrati. Në rajonin e Shkupit nuk ka shqetësime të veçanta lidhur me reshjet, ndërsa në Tetovë janë raportuar rrëshqitje të dheut në rrugët lokale, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Nga QMK theksojnë se në Komunën e Koçanit është vërejtur rritje e konsiderueshme e nivelit të lumenjve dhe kanaleve në pjesën e fushës: Lumi i Koçanit ka pasur përmbytje lokale pranë fshatit Gorni Podlog, ku…

Read More

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë kundër dy shtetaseve të Republikës së Bullgarisë, për të cilat ekziston dyshimi se kanë kryer disa vjedhje, përcjell TV21. Për shtetaset bullgare Prokuroria ka propozuar masën e paraburgimit. “E dyshuara e parë, në pesë raste, prej të cilave herën e fundit së bashku me të dyshuarën e dytë, nga persona të ndryshëm ka vjedhur portofolë që përmbanin para të gatshme dhe kartela bankare, nga të cilat më pas janë përpjekur të tërheqin shuma shtesë parash. Kështu, më 04.04.2025, në autobusin nr. 7 të NQP-Shkup, në linjën nga Poliklinika “Bukuresht” deri te “Rekordi”,…

Read More

Izet Mexhiti, kreu i komunës së Çairit, ka njoftuar angazhimin maksimal të VLEN për zgjedhjet lokale të 11 janarit në Gostivar dhe Vrapçisht. Në një takim të zhvilluar sonte me disa funksionarë të partisë, u theksua vendosmëria për një ndryshim të vërtetë në këto zona,. Sipas Mexhitit, çdo vendbanim meriton zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët. VLEN ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur, dhe partia do të vazhdojë me një zë të vetëm për të realizuar këtë objektiv për Gostivarin dhe Vrapçishtin. Në këtë rrugë, ata do të mbështeten nga Nevzat Bejtë dhe Zulhajrat Demiri, tha Mexhiti. Ky…

Read More

Në Gjakovë janë gjetur mbetje eshtërore, për të cilat autoritetet dyshojnë se i përkasin së paku një personi që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, në periudhën 1998–1999. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zbulimi është bërë nga ekipet policore në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe njësitë tjera kompetente. Pas identifikimit në terren, mbetjet eshtërore janë tërhequr dhe dërguar në IML për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore. “Ekipet policore në koordinim me IML-në dhe njesitet tjera kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së…

Read More