Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

22 Janar, 2026

Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

22 Janar, 2026

Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli

22 Janar, 2026

E sulmoi fizikisht gruan, e arreston policia në Kumanovë

22 Janar, 2026

Andonovski: Prej sot certifikatat e lindjes dhe të kurorëzimit do të mund të merren online

22 Janar, 2026

Trump dhe Zelensky fillojnë takimin në Davos

22 Janar, 2026

KRRE: Qytetarët do të jenë në gjendje të monitorojnë nga telefonat e tyre se sa energji elektrike konsumojnë

22 Janar, 2026

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

22 Janar, 2026

Zjarr në fabrikën e tekstilit në Kavadar

22 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Janar
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kalimi i hekurudhës në Vaksincë përballë rrezikut për jetën, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Suad AvdiuBy Suad Avdiu11 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mungesa e rampave dhe sinjalizimit mbi kalimin hekurudhor në Vaksincë të Likovës ku kalojnë veturat, ka ngritur alarmin te banorët për rrezikun që u kanoset. Derisa autoritetet nuk kanë gjetur zgjidhje, qytetarët përballen me frikë gjatë kalimit. Ndërmarrja e Hekurudhave njoftoi se të hënën do të përgjigjet për problemin, shkruan Portalb.mk. 

Banorët e fshatit Vaksincë, në Komunën e Likovës për Portalb.mk shprehen të revoltuar për mungesën e rampave dhe sinjalizimit paralajmërues në kalimin hekurudhor që ndodhet në dalje të fshatit, duke theksuar se kjo situatë paraqet një rrezik të madh për jetën e tyre. 

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për të eliminuar këtë rrezik. Rruga mbi këtë hekurudhë frekuentohet dhe lidh fshatin Vaksincë, dhe Llojan të Komunës së Likovës me Kumanovën.

Një banor i fshatit Vaksincë theksoi se rampa dhe sinjalizuesit janë jashtë funksionit prej më shumë se dy vitesh. 

“Ky problem nuk është i ri. Rampa dhe sinjalizuesit paralajmërues nuk funksionojnë prej më shumë se dy vitesh, dhe çdo ditë kalimi hekurudhor paraqet një rrezik të madh për ne dhe fëmijët tanë. Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të marrin masat për të garantuar sigurinë tonë gjatë kalimit hekurudhor”, tha një banor.

Një banore tjetër tregoi për një përvojë të rrezikshme dhe kërkoi ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për të parandaluar fatkeqësi. 

“Kam pasur rastin që gjatë kalimit në kalimin hekurudhor, treni kaloi dhe shoferi më dha sinjal të kaloj më shpejt. Fatmirësisht, e kalova dhe shpëtova. Kërkoj urgjentisht që të bëhet rregullimi i këtij kalimi, pasi situata është shumë e rrezikshme dhe mund të sjellë edhe pasoja fatale”, tha një banore.

Ndërsa një banor tjetër u shpreh i zhgënjyer nga mosveprimi i institucioneve.

“Në vendin tonë, institucionet kujtohen për ne vetëm kur ndodh ndonjë aksident, por edhe atëherë nuk veprojnë. Kjo është turp për një shtet që nuk mbron jetën e qytetarëve të vet. Jemi të lodhur nga premtimet boshe para zgjedhjeve, vizitat e rrejshme dhe mungesa totale e veprimit për infrastrukturën që na rrezikon çdo ditë”, tha një banor. 

Lexuar: 128

Lajme te ngjashme

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli

E sulmoi fizikisht gruan, e arreston policia në Kumanovë

Andonovski: Prej sot certifikatat e lindjes dhe të kurorëzimit do të mund të merren online

Lajmet e fundit

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

22 Janar, 2026

Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

22 Janar, 2026

Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli

22 Janar, 2026

E sulmoi fizikisht gruan, e arreston policia në Kumanovë

22 Janar, 2026

Andonovski: Prej sot certifikatat e lindjes dhe të kurorëzimit do të mund të merren online

22 Janar, 2026

Trump dhe Zelensky fillojnë takimin në Davos

22 Janar, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.