Autor: Suad Avdiu
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga dita e nesërme do të rifillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, pas angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të ndërmarra nga institucionet komunale, janë krijuar kushte të sigurta për nxënësit dhe stafin arsimor. “Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës pas reshjeve të shumta, njoftojmë se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit. Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor”, thuhet në njoftim. Nga Komuna e Prishtinës u është…
Në Fan Club është diskutuar sërish raporti apo njohja e Mateos me Brikena Selmanin. Ka qenë motra e Mateos në studio, ku thotë se nuk di asgjë më shumë rreth marrëdhënies së tyre. “Unë nuk kam asnjë informacion për marrëdhënien e Mateos me Brikenën. Nuk ka folur kurrë për këtë marrëdhënie. I vetmi reagim që ka pasur Mateo në momentin që u bë prezantimi i Brikenës dhe tha se e njoh këtë vajzën”, u shpreh ajo. Tutje tha: “Ne e njohim po aq sa e njihni edhe ju nëpërmjet ekranit”. Në anën tjetër ka reaguar edhe nëna e banores duke…
Kushtet e pafavorshme atmosferike me reshje me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit kanë krijuar situatë problematike në shtatë qarqe të Shqipërisë. Shkodra, Durrësi, Dibëra, Berato, Fieri, Korça dhe Gjirokastra, paraqiten ndër vendet me situatën më të rënduar, sipas raportimeve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC). Në qarkun e Shkodrës rritja e nivelit të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë, ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore dhe bllokim të aksit Obot–rruga kryesore për mjetet e ulëta, pa raportime për përmbytje banesash. Në Durrës, situata ka prirje për përmirësim, por vijon prezenca e ujit në rreth 1.800 hektarë toka bujqësore…
Zv/kryeministres shqiptare Belinda Balluku i ndaluar ardhja në Maqedoni, është kthyer në Qafë-Thanë, tranmseton portali Lideri.mk, bazuar në deklaratën e gazetarit Artan Hoxha. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Hoxha u shpreh se shfaqja në ekrane e zv/kryeministres Belinda Balluku është si pasojë e pezullimit të heqjes së imunitetit, nga kryeministri Edi Rama. Hoxha tha se lufta sot me SPAK nuk është e Ballukut, por e Ramës. Sipas tij, SPAK po mundohet bashkë me GJKKO që ata janë krejt të lirë dhe e kanë dëshirën për të shkuar tek radhët e kryeministrit, nga ana tjetër kryeministri po mundohet tua vërë…
Deri në orën 15:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 23.298 votues, përkatësisht 18.18 %. Vrapçisht, kanë votuar 5730 votues, përkatësisht 21.01 %. Gostivar, kanë votuar 14770 votues, përkatësisht 17.85 %. Qendër Zhupë, kanë votuar 831 votues, përkatësisht 10.99%. Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 1967 votues, përkatësisht 18.60 %. Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 15:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe atë: Vrapçisht,…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pas reshjeve rekorde që e kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar sa i përket reshjeve. Sipas parashikimit të motit nga IHMK-ja, java nis me depërtimin e masave të ftohta ajrore, të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të temperaturave. Temperaturat minimale gjatë mëngjeseve pritet të zbresin deri në -12 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës parashihet të jenë deri në 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe juglindja, e lehtë deri mesatare. Mëngjeset do të jenë…
Presidenti amerikan Donald Trump ritheksoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për kontroll të Grenlanda. “Ne kemi nevojë për Grenlandën për arsye të sigurisë kombëtare, Danimarka nuk është në gjendje ta sigurojë këtë.” Një postim në mediat sociale nga Katie Miller tregoi një hartë të Grenlandës me ngjyrat amerikane. Dhe burri i saj, Steven Miller, zëvendës shefi i stafit të Trump, pyeti në një intervistë me CNN nëse Grenlanda është ligjërisht në pronësi të shtetit anëtar të NATO-s Danimarka: “Çfarë të drejte ka Danimarka kontroll mbi Grenlandën? Cila është baza e pretendimit të saj territorial?” Mediat e huaja shkruajnë se Danimarka…
Kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit Mat, pas një aksidenti me makinë në zonën e Klosit, po vazhdojnë pa ndërprerje. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se operacioni i kërkimit po zhvillohet me përkushtim maksimal, duke përfshirë polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale si dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura. Sipas njoftimit, në operacion po përdoren edhe dronë dhe pajisje të specializuara, ndërsa çdo metër i terrenit po kontrollohet në detaje, nga ura e Darsës në Klos e deri në territorin e bashkisë së Matit.…
Një foshnjë ka ndërruar jetë dje në mëngjes në një shtëpi familjare në Shutkë (Shuto Orizarë). Rasti është raportuar në SPB Shkup në orën 08:00 nga një ekip i Ndihmës së Shpejtë, i cili ishte thirrur për ndërhyrje. Mjekët në vendngjarje, për fat të keq, kanë mundur vetëm ta konstatojnë vdekjen. Sipas kontrollit fillestar, në trupin e foshnjës nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune. Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i foshnjës është dërguar për autopsi, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e sakta që kanë çuar në vdekjen e…
Një grua 52-vjeçare nga Shkupi sulmoi një oficer policie ndërsa ky i fundit po kryente detyrat zyrtare, njoftoi Ministria e Brendshme. Incidenti ndodhi mbrëmë përpara stacionit të policisë në Gazi Babë, dhe gruaja e kërcënoi oficerin e policisë para sulmit. “Më 10.01.2026 në orën 20:40 në Shkup, oficerë policie nga SPB Shkup e privuan nga liria E.D. (52) nga Shkupi sepse ajo sulmoi fizikisht një oficer policie i cili po kryente detyra zyrtare para Stacionit Policor Gazi Baba dhe e kërcënoi atë”, njoftoi Ministria e Brendshme. Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të bëhet një paraqitje përkatëse.
