Autor: Suad Avdiu
Dasma e këngëtarit Blero ka bërë bujë të madhe në mediat rozë. Ai kurorëzoi dashurinë me martesë me blogeren Eronita Karavidaj nga Prizreni, përcjell Indeksonline. Ndjekësit ishin kureshtar të dinin se sa kanë diferencë në moshë çifti i ri i showbizit shqiptar. Këngëtari i shumë hiteve Blero ka plot 47-vjet jetë, duke qenë kështu diferenca plot 19-vjet pasi Eronita ka 28 vjet. Ndryshe, në media është përfolur gjithashtu se çifti pritet të bëhen prindër së shpejti.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencën që mbajti për media pas takimit me nënkryetarët e partisë për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ka bërë të ditur se do të ofrojë dorëheqje. “Trajtuam të gjitha çështjet politike dhe të ardhmen që na pret në vijim. Siç ju kam njoftuar edhe sonte, ju njoftoj se në konsultim kemi vendosur që të thërrasim kryesinë e LDK-së dhe pastaj Kuvendin e LDK-së, e kam obligim moral e politike që të marr përgjegjësinë dhe ta shtroj tutje organizimin politik të LDK-së, nëpërmjet ofrimit te Kuvendi i LDK-së dorëheqjen”, tha Abdixhiku,…
Pas një ndërprerjeje prej gati dy dekadash, të rinjtë kroatë po thirren sërish për shërbim ushtarak. Pse e ndryshoi Kroacia vendimin për të hequr shërbimin ushtarak? A do ta ndjekin shembullin vendet e tjera ballkanike? Viti i ri sjell me vete një sfidë të vjetër në një formë të re për të rinjtë në Kroaci. Në ditët e para të vitit 2026, rreth 1.200 prej tyre kanë marrë letra që i njoftojnë se janë thirrur për dy muaj shërbim ushtarak. Ata janë brezi i parë që përballet me shërbimin ushtarak të detyrueshëm që kur ai u hoq në vitin 2008, një vit…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritën kallëzim penal ndaj ish-nënkryetarit të Komunës së Nagoriçanit dhe një të punësuari në komunë nën dyshimet se e kanë dëmtuar buxhetin e komunës me 204 283 denarë, transmeton Portalb.mk. “Dyshime të bazuara për veprat e kryera penale “shpërdorimi i kundërligjshëm i mjeteve buxhetore gjatë zgjedhjeve” dhe “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”. I denoncuari i parë, duke kryer detyra pune si zëvendëskryetar i komunës së Nagoriçanit të Vjetër, gjatë vitit 2023 e urdhëroi të denoncuarin e dytë që të përgatisë vendime për pagesën e shpërblimit jubilar për punën e pandërprerë në komunë, pas…
Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Tetovë. Sipas informacioneve të para jozyrtare, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka marrë plagë si pasojë e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e rastit.
Nga BDI konfirmuan se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, nesër do të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Megjithatë, nga partia nuk zbuluan se çfarë qëndrimi do të mbajë Ahmeti në lidhje me qeverinë teknike. Deputetja e BDI-së, Zendeli, deklaroi se i mbetet deri nesër Ahmetit të reflektojë dhe të kumtojë cili do të jetë qëndrimi i tij zyrtar. Ajo shtoi se vendimi përfundimtar për një heqje të mundshme të qeverisë teknike është ekskluzivisht e drejtë e presidentit të shtetit.
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritën kallëzim penal ndaj 35 vjeçarit nën dyshimet se ka rrezikuar sigurinë në hapësirat e komunës së Zhelinës, transmeton Portalb.mk. “Më 02.01.2026, i denoncuari në objektin e komunës së Zhelinës kërcënoi dy të punësuar në komunë, pasi më parë kishte kërkuar takim me kryetarin e komunës, ndërsa ai në atë çast nuk ndodhej në ndërtesë”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut. I akuzuari 35 vjeçar F.B. nga fshati Strimnicë akuzohet për veprën penale “rrezikim i sigurisë”.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se vendi po shkon drejt një krize demografike për shkak të rënies së lindshmërisë në vend. Duke folur në Stamboll gjatë një takimi me artistë dhe të rinj, Erdogan u shpreh se shoqëria duhet të reagojë përballë rënies së popullsisë dhe se ndërtimi i familjeve të forta është kyç për të ardhmen e vendit. Ai theksoi se pasja e të paktën tre fëmijëve është një domosdoshmëri dhe jo thjesht një këshillë. “Gjithmonë u them çifteve të kenë të paktën tre fëmijë. Kjo është e nevojshme për një familje të fortë,” tha Erdogan,…
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nisur bisedimet për një koalicion të mundshëm qeverisës, në të cilat përfshihet edhe pozita e presidentit. Akoma pa u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, këto dy parti kanë zhvilluar takime dhe diskutime rreth arkitekturës së udhëheqjes së shtetit, ka mësuar nga burime të veta Albanian Post.
Orhan Kurtishi Sot, në hapësirat e Postës së Maqedonisë së Veriut, pata kënaqësinë ta mirëpres Shkëlqesinë e Saj, ambasadoren e Japonisë, znj. Kavahara Secuko. Japonia, si një shtet me përvojë të jashtëzakonshme dhe zhvillim të avancuar në shërbimet postare, përfaqëson një model të shkëlqyer për t’u ndjekur. Gjatë takimit, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të mundshme me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimeve postare në vendin tonë. Po ashtu, u theksua rëndësia e partneritetit në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës dhe veçanërisht në digjitalizimin e shërbimeve postare, si një hap i domosdoshëm drejt…
