Në Shkup po zhvillohet një aksion i madh policor nën drejtimin e Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTKOK).
Sipas informacionit të portalit 4news.mk, mbi 10 persona janë arrestuar, shumica nga tatimet apo Administrata për të Ardhurat Publike (DAP). Lajmin e kanë konfirmuar edhe vetë zyrtarët e PTKOK.
“Që nga pasditja, nën udhëheqjen e prokurorit të PTKOK, hetuesit e kësaj prokurorie, me asistencën e punonjësve të MPB-së, po kryejnë kontrolle në disa lokacione në vend dhe po sigurtohen personat e dyshuar për mashtrim fiskal dhe shmangie të tatimeve në shkallë të madhe”, njoftojnë nga PTKOK.
Personat e arrestuar janë dërguar në stacionin policor të Kisella Vodës.(INA)

