Autor: Suad Avdiu
Nikolla Lakiq, kirurg kardiovaskular nga Lubjana, Ugolino Livi, kardiokirurg nga Italia dhe Hugon Mozhina, specialist internist dhe specialist për mjekim intensiv nga Lubjana, janë tre ekspertët e huaj, të cilët do të konsultohen për rastet e intervenimeve të panevojshme kardiovaskulare, kupton MIA. Sipas ekspertëve tanë, problemi është se në këtë grup nuk ka kardiolog intervenues, i cili në fakt jep diagnozën, pa angazhimin e një eksperti të tillë, tek ekspertët tanë paraqitet dyshimi. Sidomos në lidhje me ekspertin e tretë të huaj, dr. Mozhina, i cili është internist. Është e paqartë edhe pse aq gjatë pritej për ekspertët e huaj.…
Një rast shqetësues është raportuar më 17.01.2026 në ora 20:35, kur M.M. dhe Xh.M. janë paraqitur në SP Tetovë për të njoftuar se kanë gjetur djalin e tyre të mitur, të lindur në vitin 2015, i cili më herët gjatë ditës ishte raportuar si i zhdukur. Sipas deklaratës së prindërve, fëmija ka treguar se një person i panjohur i ka dhënë marihuanë. Lidhur me rastin janë njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe prokurori publik, ndërsa policia ka nisur hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personit të dyshuar.
Nga dita e sotme komuna e Tetovës ka lëshuar dy autobusë për në Kodër të diellit, edhe atë, një në orën 8 të mëngjesit, dhe i dyti në orën dhjetë. Autobusët do të lëvizin deri në fund të sezonit, por vetëm gjatë ditëve të vikendit, me përjashtim ditën e hënë kur do vazhdohet me të njëjtin itinerar me autobusët për në Kodër të Diellit shkaku i festës. Banorët kanë mirëpritur lëshimin e autobusëve, por kërkojnë që linjë të rregullt të ketë çdo ditë të javës dhe jo vetëm në vikend. Zakonisht këtë periudhë dimërore, për vikende dhe ditë festash qytetarët…
Gati 40 mijë euro dënime ka shqiptuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari operatorëve të ushqimit, në kuadër të inspektimeve të jashtëzakonshme në markete dhe hipermarkete. Siç thonë nga AUV, aksioni ka zgjatur nga 13 deri më 16 janar dhe janë kontrolluar 188 operatorë me ushqim të kësaj kategorie. “Tek 10 operatorë, në kontrolle janë vërtetuar shkelje të buta të sigurisë në ushqim dhe janë shqiptuar masa vërejtje, kurse tek dy marketë është të punësuarit nuk kanë libreza sanitare”, thuhet në njoftim. Ata shtojnë se te 6 markete nuk janë zbatuar procedurat për higjienë, kurse te 14 markete ka pasur ushqim…
Njoftojmë opinionin publik se Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministri për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, do të marrë pjesë në Takimin e Lidershipit (Davos Leadership Gathering), i cili do të mbahet në Davos nga data 19 deri më 22 janar. Takimi i Lidershipit në Davos do të mbledhë liderë botërorë, ekonomistë, bankierë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, me qëllim diskutimin e sfidave globale dhe zhvillimeve ekonomike ndërkombëtare. Zëvendëskryeministri i Parë do t’i drejtohet forumit në kuadër të një paneli diskutimi, ku do të trajtohen temat e ndryshimeve klimatike, konflikteve globale dhe…
BDI – Dega e Çairit përmes një komunikate ka reaguar ashpër ndaj situatës në Komunën e Çairit, duke ngritur pyetjen “Ku u zhdukën bagerët?” dhe duke akuzuar pushtetin lokal për ndaljen e projekteve menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve. Në komunikatë thuhet se para zgjedhjeve Çairi ishte i rrethuar me bagerë dhe premtime për projekte madhore infrastrukturore, duke u krijuar qytetarëve përshtypja se po niste një periudhë zhvillimi me rrugë të reja, renovime shkollash, ashensorë për ndërtesat e vjetra dhe përmirësim të jetës së përditshme. Sipas BDI-së, pas zgjedhjeve punimet janë ndalur plotësisht, ndërsa bagerët janë zhdukur nga terreni. Në vend…
Deputetja e ASH-së së Ziadin Selës-Ilire Dauti në një intervistë në Alsat ka deklaruar se Safe City mund të hyjë në fuqi atëherë kur do të implementohet në të gjithë shtetin. “Kushtetuta nuk lejon që një ligj të vlejë vetëm në Tetovë, Shkup e Kumanovë dhe jo në qytetet e tjera”, ka deklaruar Dauti.
Moti sot do jetë pjesërisht vranësira me reshje të lehta lokale me reshje shiu dhe borë. Në vendet më të larta dhe në malet me borë të lehtë. Erëra të lehta deri mesatare do të fryjnë kryesisht nga verilindja. Në Shkup, pjesërisht me vranësira me erë të lehtë nga verilindja.
Koalicioni VLEN ka kritikuar sot deklaratat e Arben Taravarit dhe Isen Shabanit lidhur me dështimin e censusit në Gostivar dhe Vrapçisht, duke i cilësuar ato si “hipokrizi” dhe përpjekje për të fshehur fajtorin e vërtetë: Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dhe kryetarin e saj, Ali Ahmeti. Sipas VLEN, akuzat për “lista të papastruara” dhe “5–6 mijë të vdekur në lista zgjedhore” janë mashtrim i qëllimshëm, pasi BDI ka fituar zgjedhje për dy dekada me këto lista, dhe problemi real lidhet me partnerin e tyre politik, BDI-në. Koalicioni gjithashtu akuzon BDI-në për metodologjinë e regjistrimit të fundit të popullsisë, e cila…
Në një intervist për LajmTv, Ziadin Sela e ka quajtur “Zaif kryetari” ish bashkëpuntorin e tij Arben Taravarin. “Nuk kam pasur ndonjë komunikim me të. është i fundit ndër figurat politike me të cilin do të kisha komunikuar. Unë kamë thënë, kur të tradhëtojn është sikur ti këpusin duart dhe krahët. Ti mund të falish por nuk mund të përqafojsh. Kështu që Taravari ka tradhëtuar. Ky parking kryetari e ndau Aleancën për parkingjet që të hyje në Qeveri. Dhe doli nga Qeveria po për parkingjet. Bëri aleancë me Isen Shabanin po për një parking në Gostivar të cilin e shantazhonte…
