Autor: Suad Avdiu
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në intervistën “1+1” në TVM2 duke folur për projektin “Safe City”, ka thënë se insistohet që nga fillimi që njoftimet me SMS nga policia të arrijnë edhe në gjuhën shqipe. Kjo sipas tij është folur edhe në takimin e fundit të liderëve të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski, të cilën e ka hapur njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami. “Meqë ka pasur edhe kërkesa tjera në lidhje me ‘Safe City’ që janë adresuar periudhën e fundit, ajo që duhet të japim përgjigje është se SMS porositë vijnë në gjuhë maqedone. Për neve…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan…
Policia ka kryer bastisje në një objekt në fshatin Vojnik, Komuna e Staro Nagoriçanit, ku janë gjetur armë dhe pajisje të dyshimta, ndërsa një person është arrestuar. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se bastisja është realizuar më 16 janar 2026, në orët e pasdites, nga zyrtarë të SPB Kumanovë, në bazë të urdhrit gjyqësor. “Gjatë kontrollit në një shtëpi pushimi, pronë e K.B. (26) nga Kumanova, janë gjetur një pistoletë e tipit ‘Zastava’, kalibër 6.35 mm, një elektroshok, një peshore digjitale dhe sende të tjera,” njofton MPB. Sipas autoriteteve, i dyshuari është privuar nga liria dhe…
Siç njoftojnë nga MPB, sot është arrestuar 67 vjeçari nga Tetova i cili për një periudhë të gjatë ka shqetësuar 18 vjeçaren. Siaps raportit policor, ai ka ndjekur atë dhe ka incizuar me telefon mobil. “Pardje rreth orës 12:10, në rrugën ‘Jadranska’, zyrtarët policorë kanë arrestuar E.I (57), pas denoncimit të mëhershëm. Në denoncim është theksuar se 57 vjeçari vazhdimisht ka ndjekur vajzën pa lejen e saj”, thuhet në raportin e policisë. Nga SPB Tetovë njotojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet denoncim./Telegrafi/
Refet Rizvani përballet me varfëri të skajshme dhe probleme serioze shëndetësore, kërkon vetëm pagesën e qirasë Tetovë, 16 janar – Refet Rizvani, 58 vjeç, jeton i vetëm dhe pa asnjë përkrahje familjare. I lindur dhe rritur në fshatin Gjurgjevishtë të Gostivarit, sot ai përballet me varfëri të skajshme në Tetovë, ku jeton me qira në dalje të qytetit drejt Gostivarit. Pa prindër, pa vëllezër dhe pa asnjë anëtar familjeje, Refeti kalon pjesën më të madhe të ditës duke bredhur rrugëve për të kërkuar lëmoshë. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është i paaftë për punë. Aktualisht merr një…
Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në end po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata. “Dendësia e trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë,…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Nëpër luginat e vendit do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 13 gradë celsius. Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të shiut dhe borës.
ALSAT kërkoi qëndrim zyrtar nga Bilall Kasami, i cili na tregoi se BMW-ja ka qenë një veturë në përdorim, pasi ajo zyrtarja është në riparim. “E kuptoj ndjeshmërinë e opinionit për këto çështje, sidomos në një kohë kur qytetarët përballen me vështirësi ekonomike. Për mua, mjetet dhe gjërat materiale nuk janë thelbësore. Thelbësore janë përgjegjësia, puna dhe rezultatet në shërbim të qytetarëve”, u përgjigj Kasami. Jozyrtarisht, makina e djeshme i përket një familjari të Kasamit. 7777 – Makina e Bilall Kasamit që mori vëmendje më shumë se takimi i liderëve – Çmimi nga 100 deri 150 mijë euro Valë komentesh…
Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor do të fillojë me kohë në të gjitha shkollat, konfirmoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Nxënësit do të kthehen në bankat shkollore më 20 janar, pa shtyrje të vitit shkollor për shkak të viruseve apo gripit. Janevska apeloi te prindërit që fëmijët të ndjekin rregullisht mësimin, duke theksuar se rezultatet janë më të mira për nxënësit që marrin pjesë nga dita e parë deri në fund të vitit shkollor. Shkollat janë të përgatitura dhe presin nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.
Sot, më 16 janar 2026, në orën 18:03, është regjistruar tërmet në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Sipas të dhënave fillestare, tërmeti kishte magnitudë prej 2.2 ballë sipas shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur pranë vendbanimit Lazaropole, në rajonin më të gjerë të Parkut Kombëtar të Mavrovës, në një thellësi prej 15 kilometrash.
