Autor: Suad Avdiu

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot, të dielën, në një seancë të posaçme, pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me sanksione për shkak të çështjes së Grenlandës, raportoi agjencia gjermane DPA. Qiproja, e cila mban presidencën rrotulluese të Këshillit të BE-së, njoftoi mbrëmë se, si reagim ndaj deklaratave më të fundit nga Shtetet e Bashkuara, është thirrur një takim i jashtëzakonshëm në nivel ambasadorësh për pasditen e së dielës. Trump deklaroi se SHBA do të vendosë tarifa shtesë prej 10 për qind për importet nga tetë vende evropiane duke filluar nga 1 shkurti, për shkak…

Read More

Për herë të parë në Francë është dorëzuar një propozim parlamentar që bën thirrje për tërheqjen e vendit nga NATO. Nisma është ndërmarrë nga nënkryetarja e Asamblesë Kombëtare dhe anëtarja e partisë së majtë “Franca e Papërkulur” (LFI), Clémence Guetté. Rezoluta kërkon shkëputjen nga aleanca ushtarake perëndimore dhe vjen në një kohë kur po rriten dyshimet për rolin e Shteteve të Bashkuara dhe drejtimin e politikës evropiane të sigurisë, raportoi gazeta gjermane Berliner Zeitung. Guetté deklaroi se politikat e SHBA-së, përfshirë “rrëmbimin e paligjshëm të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro”, kërcënimet ndaj Grenlandës, sanksionet kundër përfaqësuesve evropianë dhe imponimin e…

Read More

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me njoftimet dhe informacionet se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, po përgatit ndryshime ligjore dhe sistematizim të ri të vendeve të punës, të cilat drejtpërdrejt e dëmtojnë rëndë statusin institucional të Dibrës. “Deri më sot, organi për punë të brendshme në Dibër ka funksionuar me statusin e Njësisë për Punë të Brendshme, ndërsa sipas ndryshimeve të paralajmëruara, Njësia për Punë të Brendshme- Dibër degradohet dhe kalon në njësi të kategorisë së dytë, duke humbur kompetencat thelbësore dhe strukturën e saj komanduese. Me këtë…

Read More

Po kryhen bastisje te gjyqtari Gjoko Ristov, i cili gjykon në Gjykatën e Apelit në Shkup, mëson “Skopje1”. Informacioni për “Skopje1” është konfirmuar edhe nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Sipas informacioneve jozyrtare, rasti lidhet me dyshime për keqpërdorim të funksionit gjyqësor, por vepra konkrete penale ende nuk është bërë publike, pasi bastisjet janë ende në zhvillim. Ekipet policore, me urdhër të prokurorit publik dhe me leje të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kanë hyrë në lokacione që nga pasditja e sotme. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për shtëpinë e gjyqtarit. Emri i gjyqtarit Gjoko Ristov më herët ishte…

Read More

Veturat me të cilat voziten ministrat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe të disa institucioneve tjera nuk do të bëhen me targa të kuqe të cilat u krijuan për të rritur transparencën dhe për të ulur keqpërdorimet e automjeteve zyrtare, shkruan Portalb.mk. Para pak ditësh, para oborrit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Portalb.mk pa të parkuar veturën me të cilën vozitet ministri, e cila nuk kishte targa të kuqe. Në korrik 2025 Qeveria vendosi që të gjitha institucionet shtetërore t’i ndryshojnë targat e automjeteve zyrtare me targat e reja me ngjyrë, më së voni deri më 15 shtator 2025. Përmes kësaj u vlerësua se…

Read More

Emira Selimi, vajza që hapi bibliotekën e parë shqipe në Manastir, ka folur së fundmi për mbështetjen e vazhdueshme që biblioteka ka marrë nga Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani Drejtuesja e bibliotekës “Linkeskt, është shprehur se ambasadori, përveç përkrahjes institucionale, ka dhuruar edhe Abetaren e unifikuar për lexuesit e vegjël shqiptarë në Manastir, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e arsimit dhe kulturës së leximit në gjuhën shqipe. Selimi theksoi se Ambasadori Meidani, në krahasim me politikanë dhe përfaqësues të tjerë nga e kaluara të cilët “vinin dhe bënin fotografi dhe më pas nuk…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me europerspektivën e shtetit, tha se qëllimi është së pari të përfundojmë detyrat e shtëpisë që lidhen me Agjendën e reformave, e pastaj i mbetet Unionit nëse do të vazhdojë të bilateralizojë procesin tonë të qasjes. “Rruga e integrimit evropian të Maqedonisë është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me vullnetin e 27 shteteve anëtare, njëra prej të cilave është Bullgaria. Ju e dini që kemi problem me ta, por ne synojmë të përfundojmë detyrat tona të shtëpisë, të përgatitemi, të përfundojmë të gjitha ato çështje të hapura që…

Read More

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet në tërë Kosovën. Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se rinumërimi i pjesshëm i tyre, sipas tij, “po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit”. “Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”. “E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti…

Read More

Një pacient 69-vjeçar ka ndërruar jetë nga komplikimet e shkaktuara nga gripi sezonal në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Siç bëri të ditur drejtori i Klinikës, Fadil Cana, pacienti është sjellë në gjendje të rëndë dhe ka pasur komorbiditete. “Pacienti u soll me pneumoni masive të zhvilluar dhe sindromë akute të distresit respirator. Nuk ishte i vaksinuar kundër gripit sezonal, edhe pse bënte pjesë në grupin e pacientëve që duhej ta merrnin vaksinën sezonale”, tha Cana. Ky është rasti i dytë i vdekjes nga gripi këtë vit. Aktualisht, në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar rreth 30 persona me grip,…

Read More

Një zyrtar iranian në rajon ka thënë të dielën se autoritetet kanë verifikuar se të paktën 5,000 njerëz janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, duke fajësuar “terroristët dhe protestuesit e armatosur” për vrasjen e “iranianëve të pafajshëm”. Zyrtari, i cili nuk ka pranuar të identifikohej i ka thënë gjithashtu Reuters se disa nga përleshjet më të rënda dhe numri më i lartë i vdekjeve ishin në zonat kurde iraniane në veriperëndim të Iranit, një rajon ku separatistët kurdë kanë qenë aktivë dhe ku shpërthimet kanë qenë ndër më të dhunshmet në periudhat e kaluara të…

Read More