Autor: Suad Avdiu
Njëri nga ekspertët e politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janiq, ka thënë që në mars ose prill Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paraqesin një dokument për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shtuar se dokumenti në fjalë nuk do të jetë non-paper, dhe kjo i ka frikësuar serbët. “Pra, në muajin prill, më së largu në muajin maj, është prezantuar draft-marrëveshja për njohjen reciproke nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Janiqi në podkestin DLZ. Le të më sqarojë dikush, edhe pse nuk duhet të më sqarojë asgjë, sepse kam biseduar me Gjuriqin dhe…
Sot (18.01.2026) në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 18:00, Sektori i Çështjeve të Komunikacionit në Departamentin e Policisë së Uniformuar dhe Njësiti Mobil i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor realizuan një aksion kontrollues në territorin e të gjithë vendit, për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, me ç’rast u sanksionuan 54 shoferë. Prej tyre, pesë automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, ndërsa tre automjete lëviznin me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në këtë rast,…
Edhe një vit pas paralajmërimeve, qytetarët ende nuk mund të marrin shërbim të plotë për pajisjen digjitale me dokumente, pa pritur radhë të gjata në sportele. Ligji për dokumentet elektronike u miratua në janar të vitit të kaluar, por gjatë aplikimit për marrjen e certifikatave nga gjendja civile përmes platformës e-shërbime, qytetarët marrin përgjigje se aplikimi është i suksesshëm. Megjithatë, nuk ekziston mundësia që dokumenti të merret në formë elektronike, ndaj ata detyrohen sërish të paraqiten në sportele për ta marrë në version letre, përcjell tetova1 Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë,…
Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, mjekët presin përkeqësimin e situatës me gripin. Sipas drejtorit të Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi brenda 24 orëve, mbi 150 prindër trokasin në dyert e kësaj klinike me fëmijët në krahë. Gripi nuk kursen askënd, nga foshnjat e deri te fëmijët e moshës shkollore. “Momentalisht kemi duku afër 30 fëmijë të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve që kanë simptoma të gripit apo komplikime nga virusi i gripit dhe viruse të tjera sezonale sikur që është virusi respirator sensicial. Kemi pacientë të moshave nga foshnjat deri te fëmijët e moshave shkollore…
MPB kryen bastisje në shtëpinë e një gjykatësi të Apelit, në mur i gjenden 350 mijë euro të fshehura
Zyrtarë policorë nga Departamenti për Krim të Organizuar dhe Krime të Rënda, me kërkesë të një prokurori publik nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë, dhe në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, kanë kryer bastisje në një shtëpi dhe ambiente të tjera në territorin e Negotinës, me qëllim gjetjen e sendeve që rrjedhin nga vepra penale. Gjatë bastisjes, në një hapësirë të fshehur të ndërtuar në mur, janë gjetur rreth 350.000 euro, për të cilat ekziston dyshimi se janë përfituar në mënyrë të paligjshme dhe janë fshehur. Veprimi i sotëm…
Labearta Hasanramaj nga Strellci i Epërm, Komuna e Deçanit, ka përfunduar me sukses specializimin në fushën e Menaxhmentit dhe Administratës Publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtij specializimi, ajo ka përfituar njohuri bashkëkohore në menaxhimin institucional, administratën publike, qeverisjen e mirë dhe politikat publike, fusha me rëndësi të veçantë për zhvillimin e institucioneve moderne. Labearta ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në SHBA, në çdo aktivitet dhe organizim ka përfaqësuar Kosovën, duke prezantuar para universiteteve, shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme tema që lidhen me rolin dhe fuqinë e grave të Kosovës. Ajo ka folur për pjesëmarrjen…
Ish-presidenti Stevo Pendarovski, përmes mediave, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili sot, në një brifing me gazetarët, e akuzoi se si kreu i shtetit ka marrë vendime të paligjshme dhe antikushtetuese gjatë pandemisë së COVID-it. “Vërtet mendova të mos i jap rëndësi zotit Mickoski, sepse e kuptoj nevojën e tij që rezultatet katastrofike të deritanishme të qeverisjes së tij t’i mbulojë me komente për gjëra që nuk i kupton, por për hir të publikut do të duhet të shpjegoj disa çështje që, për fat të keq, ‘ekspertit të energjetikës’ më parë nuk ia kanë shpjeguar ‘juristët e tij…
E gjithë Kosova mund të hyjë në proces rinumërimi të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, mëson ekskluzivisht Klan Kosova. Kështu kanë bërë me dije burime të Klanit brenda Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ku po bëhen gati që nga nesër 100 për qind e kutive të votimit nga të gjitha komunat e vendit t’i nënshtrohen verifikimit të plotë. Sipas informacioneve të fundit, tashmë ka nisur të rritet kapaciteti operacional në këtë qendër. Klankosova.tv do të iu mbajë të informuar posa të ketë një konfirmim zyrtar. Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezin, por…
Kryeministri Hristijan Mickoski ende nuk e di nëse LSDM-ja do të mbështes ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje, me të cilat do të hapet rruga që sistemi Safe City, të funksionojë nga 1 shkurti. Megjithatë, Mickoski tha se është i kënaqur me periudhën testuese të këtij projekti dhe se deri tani ai i përmbush qëllimet njerëzore. “Nuk e di nëse LSDM do të japë mbështetje për projektin Qyteti i Sigurt, por ajo që është e rëndësishme është se projekti Qyteti i Sigurt tashmë i ka arritur qëllimet e tij njerëzore bazë. (deri në 8.57)… (nga 9.09). Shifrat në janar janë edhe…
Në skenën politike dhe në teorinë dhe praktikën politike hapësirë të zbrazët nuk mbetet. Nëse ju tërhiqeni dhe lëni hapësirë të zbrazët, dikush do ta zë atë hapësirë, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nëse LSDM-ja, me mospjesëmarrjen në takimin e liderëve lë hapësirë që “E Majta” të bëhet parti kryesore opozitare politike. “Nëse do të jetë ajo parti politike, për të cilën ju flisni, nëse ndonjë tjetër, nëse ndoshta ndonjë e re, nuk di. Por, në thelb, kur ju e braktisni hapësirën politikisht, atëherë dikush tjetër atë hapësirë do ta zë. Thjeshtë, ashtu funksionojnë punët në jetë”, tha Mickoski.…
