Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reforma e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të trajtojë mbipërfaqësimin e vendeve të zhvilluara

24 Tetor, 2026

Mickoski paralajmëron skenarë destabilizues: “Nuk do të bie në kurthin e shërbimeve.”

23 Tetor, 2026

Mjekët me apel: Vaksinat janë të sigurta edhe për gratë shtatzëna

23 Tetor, 2026

Edi Rama drejt Argjentinës, vendit mik të Izraelit?!

23 Tetor, 2026

Bekim Qoku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të votojnë të dielën

23 Tetor, 2026

Dorëhiqet shefi i Mbrojtjes në Bullgari pas sulmit ndaj gazetares (VIDEO)

23 Tetor, 2026

Shkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 persona

23 Tetor, 2026

Ish-efektivi i RENEA-s, Gert Metani: “Ka punonjës policie të dyshuar si vrasës me pagesë!”

23 Tetor, 2026

I burgosuri gjendet i vdekur në burgun e Këshanjës në Kumanovë

23 Tetor, 2026

Vuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesit

23 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 24 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pa targa të kuqe, veturat e ministrave dhe disa institucioneve në RMV nuk ‘mund’ t’i kapni nëse keqpërdoren

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Veturat me të cilat voziten ministrat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe të disa institucioneve tjera nuk do të bëhen me targa të kuqe të cilat u krijuan për të rritur transparencën dhe për të ulur keqpërdorimet e automjeteve zyrtare, shkruan Portalb.mk.

Para pak ditësh, para oborrit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Portalb.mk pa të parkuar veturën me të cilën vozitet ministri, e cila nuk kishte targa të kuqe.

Në korrik 2025 Qeveria vendosi që të gjitha institucionet shtetërore t’i ndryshojnë targat e automjeteve zyrtare me targat e reja me ngjyrë, më së voni deri më 15 shtator 2025. Përmes kësaj u vlerësua se do të rritet llogaridhënia, transparenca, duke e ulur abuzimin me veturat zyrtare.

Nisur nga kjo, pyetëm në Ministri se pse kjo veturë nuk ka targa të kuqe si veturat tjera në parkingun e ministrisë.

“Veturа me të cilën vozitet ministri është në pronësi të Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thanë nga Ministria e Ekonomisë.

Nga ana tjetër, nga Shërbimi i Punëve të Përgjithshme i Qeverisë për Portalb.mk thanë se “veturat qeveritare (Shkoda Super B), si dhe veturat e shërbimeve inspektuese, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK), Agjencisë së Zbulimit…, janë të përjashtuara nga targat speciale për shkak të protokolleve të sigurisë”.

Kujtojmë që Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka të dhëna të detajuara se sa kilometra kanë lëvizur veturat zyrtare, ndërsa ka nisur procedurën për shitjen e 104 automjeteve të vjetra.

Sipas analizës që Portalb.mk bëri për flotën e automjeteve zyrtare në bazë të të dhënave nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nga 6659 automjete zyrtare, mbi 15% apo 1009 automjete nuk janë në gjendje të lëvizshme ndërsa 179 automjete janë në gjendje të panjohur.

Tre automjetet më të vjetra kanë plot 58 vite dhe i përkasin vitit 1967, sipas të dhënave ende janë në gjendje të vozitshme, dy Mercedesa dhe një FAP.

21 automjete janë të vitit 2025 me modele të ndryshme si Shkoda, Ford, Opel dhe të tjera.

Marka më e përdorur e automjeteve nga institucionet shtetërore mbetet ‘Peugeot’, me 532 automjete.

Sipas të dhënave nga regjistri të viteve të prodhimit të automjeteve zyrtare, viti mesatar i prodhimit del të jetë 2009.

Institucioni me numrin më të madh të automjeteve është Ministria e Punëve të Brendshme, me 693 automjete.

Megjithatë, numri i automjeteve zyrtare është më i lartë, pasi jo të gjitha janë institucionet apo automjetet të përfshira në këtë regjistër.

Nga ana tjetër, ka edhe automjete me status të informatave të klasifikuara, prandaj për ata nuk ka të dhëna.

Megjithatë ende nuk ka një numër të saktë të numrit total të automjeteve zyrtare, për shkak se me të dhëna të tilla disponon edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe të njëjtat nuk janë të harmonizuara me KSHPK-në.

Siç mësojmë, Ministria e Brendshme po punon në një regjistër të ri në këtë drejtim, megjithatë ende nuk ka datë konkrete se kur do të jetë gati i njëjti.

Lexuar: 32

Lajme te ngjashme

Mickoski paralajmëron skenarë destabilizues: “Nuk do të bie në kurthin e shërbimeve.”

Mjekët me apel: Vaksinat janë të sigurta edhe për gratë shtatzëna

Bekim Qoku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të votojnë të dielën

Shkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 persona

I burgosuri gjendet i vdekur në burgun e Këshanjës në Kumanovë

Shtetasit bullgarë do të votojnë të dielën në shtatë qytete të Maqedonisë.

Lajmet e fundit

Reforma e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të trajtojë mbipërfaqësimin e vendeve të zhvilluara

24 Tetor, 2026

Mickoski paralajmëron skenarë destabilizues: “Nuk do të bie në kurthin e shërbimeve.”

23 Tetor, 2026

Mjekët me apel: Vaksinat janë të sigurta edhe për gratë shtatzëna

23 Tetor, 2026

Edi Rama drejt Argjentinës, vendit mik të Izraelit?!

23 Tetor, 2026

Bekim Qoku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të votojnë të dielën

23 Tetor, 2026

Dorëhiqet shefi i Mbrojtjes në Bullgari pas sulmit ndaj gazetares (VIDEO)

23 Tetor, 2026

Shkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 persona

23 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.