Autor: Suad Avdiu

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale ka shprehur shqetësim për vendimin e shkallës së parë të gjykatës, më 12 janar të këtij viti, kundër gazetares Liridona Vejseli, për “keqpërdorim të të dhënave personale”, në lidhje me publikimin e emrit dhe mbiemrit të një gjyqtari në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok. Sipas këtij institucioni, ky vendim dërgon një mesazh shqetësues lidhur me lirinë e shprehjes dhe liritë mediatike. “Ndjekja penale e gazetarëve për publikimin e të dhënave për funksionarë publikë në kontekstin e detyrës së tyre profesionale krijon presion mbi mediat dhe kufizon të drejtën e publikut për informim. Të gjithë…

Read More

Ministri i Punëve Sociale dhe njëherazi nënkryetar i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, ka ndezur debat në opinion me një postim të pazakontë dhe ironik në rrjetet sociale, pa e përmendur drejtpërdrejt adresën e tij. “Apo rrini… jo jo, s’po rrijmë. Abre rrini… jo jo s’po rrijmë!!! Epo ajde shkoni atëherë…” Burime politike bëjnë të ditur se reagimi i Limanit lidhet me pakënaqësitë e akumuluara, pazaret politike dhe lëvizjet e fundit në prapaskenë, që po riformësojnë skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Postimi ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, duke u interpretuar si sinjal i qartë se durimi politik ka…

Read More

Zv Drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut zoti Mustafa Dauti mori pjesë në Konferencën Ekonomike/B2B në Stamboll, organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare – Turqi. Konferenca mblodhi bashkë përfaqësues të rëndësishëm të bizneseve shqiptare dhe turke, duke ofruar një platformë të vlefshme për takime B2B, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve tona. Ngjarje të tilla janë thelbësore për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit, nxitjen e investimeve dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.   

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë. Sipas të dhënave të KQZ-së: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.10% të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka 20.19% të votave, apo 22 ulëse. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 13.24% të votave, apo 15 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 5.50% të votave, apo 6 ulëse. Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe, dhe një ulëse, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Deputetët e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Glauk…

Read More

Qyteti i Pazarit të Ri (Novi Pazarit) është tronditur nga vdekja e Samir Dolovac, për të cilin familjarët dhe miqtë thonë se ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës brutale të ushtruar ndaj tij nga njësia speciale e policisë serbe, përcjell INA. duke cituar mediat lokale. Sipas familjes, Samir Dolovac ishte ndaluar nga policia më 30 tetor të vitit të kaluar, së bashku me Besim Mavriq, pas një ndërhyrjeje të policisë së ndërhyrjes së shpejt në një lokal në lagjen Shestovo të Pazarit të Ri, me arsyetimin pë shkak të muzikës së zhurmshme. Besim Mavriq, dëshmitar okular, ka deklaruar për…

Read More

Postimi ne facebook : Në kujtesën tonë kombëtare, emrat e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës janë të lidhur përjetësisht me zgjimin e rezistencës për liri. Të formuar që herët në frymën e atdhedashurisë dhe përgjegjësisë kombëtare, ata zgjodhën rrugën më të vështirë: veprimin. Nga vendosmëria dhe guximi i tyre mori hov rezistenca e armatosur, e cila u shndërrua në zë të fuqishëm lirie dhe themeli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse ranë fizikisht 29 vjet më parë, vepra e tyre nuk u shua. Ajo jeton në ndërgjegjen tonë kolektive, në lirinë që sot gëzon Kosova dhe në…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se i ka dhënë Iranit një afat për të bërë një marrëveshje para një sulmi të mundshëm ushtarak ndaj këtij vendi. Kur u pyet nga reporterët në Zyrën Ovale nëse i ka vendosur një afat Iranit para një sulmi të mundshëm, presidenti amerikan konfirmoi se ia ka komunikuar këtë gjë drejtpërdrejt Teheranit, duke shtuar: “Vetëm ata e dinë, me siguri.” Ai nuk e zbuloi afatin që e ka Irani për të bërë marrëveshje, shkruan gazeta “The Times of Israel”. Kur u pyet nëse ekziston ndonjë afat se kur forcat amerikane…

Read More

VLEN vlerëson se përmes pjesëmarrjes në Qeveri po e vendos sistemin shëndetësor në binarë të qartë, me planifikim, standarde dhe partneritete reale. Kjo u theksua në konferencën “Partneritet për shëndetësi”, e kryesuar nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Sipas VLEN-it, konferenca ka vendosur një kornizë më të qartë për mbështetjen e projekteve në shëndetësi, duke orientuar partneritetet me sektorin privat dhe aktorët ndërkombëtarë drejt nevojave reale dhe rezultateve të matshme. Prioritetet për periudhën 2024–2028 përfshijnë optimizimin dhe riorganizimin funksional të sistemit shëndetësor, qasje të balancuar rajonalisht për pacientët, standardizim të procedurave spitalore dhe rregullim të sistemit të referimit për të…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot (e shtunë, 31 janar) një mbledhje që pritet të përcaktojë të ardhmen e udhëheqjes së partisë. Kuvendarët e LDK-së pritet të përballen mes zgjedhjes që Lumir Abdixhiku të jetë kryetar i partisë apo edhe për të zgjedhur një kryetar të ri. Pas dështimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku LDK-ja siguroi vetëm 15 ulëse në Kuvend, Abdixhiku pati njoftuar se do ta ofrojë dorëheqjen në Kuvend e se më pas kuvendarët do të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo. Por dorëheqjen si akt të kryer e ka cilësuar anëtari i Kryesisë,…

Read More

Ashtu siç është paralajmëruar nga autoritetet, nga nesër zyrtarisht nis zbatimi i sistemit “Safe City”, respektivisht do të hyjnë në fuqi gjobat, duke përfunduar periudhën paralajmëruese dhe atë të testimeve. Kamerat e trafikut të vendosura në pika kyçe në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Korridoret 8 dhe 10, do të regjistrojnë automatikisht shkeljet, ndërsa gjobat do të dërgohen pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Policisë. Lexo më tepër: Nga 15 deri në 500 €! MPB publikon gjobat, ja sa mund të dënoheni varësisht prej shkeljes Sistemi shërben për regjistrimin e shkeljeve më të shpeshta dhe më të rrezikshme të trafikut–tejkalim i shpejtësisë së…

Read More