Autor: Suad Avdiu

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm i ka dhënë “dritë jeshile” një Non-Paper strategjik, i cili do t’u përcillet përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut. Non-Paper përmban shqetësimet, qëndrimet dhe prioritetet politike të partisë së Ali Ahmetit lidhur me stabilitetin institucional, funksionimin demokratik të shtetit, sundimin e ligjit dhe rrugën evropiane të vendit, shkruan gazeta KOHA. Në dokument, BDI riafirmon rolin e saj si parti shtetformuese dhe faktor kyç i paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës ndëretnike. PËRFORCIMI I KARAKTERIT UNITAR PËRMES PËRFAQËSIMIT TË DREJTË Në dokument, BDI thekson se karakteri unitar i…

Read More

Pasditen e së shtunës është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Vranjevc të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Fahri Fazliu”. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka reaguar menjëherë pas marrjes së njoftimit. Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, rreth orës 15:30 njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën. Megjithëse janë raportuar të shtëna, autoritetet bëjnë të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime që nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti po hetohet për të sqaruar…

Read More

Ndërsa SHBA-ja po forcon praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme në kontekstin e një sulmi të mundshëm ndaj Iranit, presidenti Donald Trump po vazhdon me kërcënimet ndaj Teheranit, ndërsa mediat amerikane publikojnë pretendime për plane të një aksioni ushtarak kundër Iranit. Sipas këtyre raportimeve, Trump mund të japë urdhër për sulm ndaj Iranit që të dielën në mëngjes, ndërsa administrata amerikane thuhet se ka informuar për këtë një aleat rajonal. Qëllimi kryesor i një veprimi të tillë do të ishte ndryshimi i regjimit në Iran, duke përfshirë sulme të mundshme ndaj objekteve bërthamore, raketave balistike dhe bazave ushtarake.…

Read More

Të shtunën, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbajti një fjalim të gjatë gjatë fjalës hapëse në Kuvendin e Punës së LDK-së. Megjithatë, ajo që ka rënë në sy pas përfundimit të fjalimit ishte fakti se disa nga figurat e njohura të partisë, përfshirë Avdullah Hotin, Hykmete Bajramin, Arben Gashin, Vlora Dumoshin dhe Krenar Xhaferin, nuk u ngritën në këmbë për ta duartrokitur kryetarin e LDK-së, ndryshe nga pjesa tjetër e delegatëve në sallë. Në këtë kuvend, 355 delegatë pritet të marrin vendimin përfundimtar për liderin e ardhshëm të LDK-së, në një proces që konsiderohet vendimtar për të…

Read More

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Ferizaj, në koordinim dhe bashkëpunim me AKI-në dhe të ndihmuar nga njësi policore të trafikut-autostradës, dje rreth orës 20:30, në autostradë segmenti Doganaj-Kaçanik, kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se me atë veturë po kryhej trafikim me lëndë narkotike. Në veturë janë hasur dy persona meshkuj, shtetas të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale: 20 paketime me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, me peshë 6.4 kg; 6 paketime me…

Read More

Sipas burimeve mjekësore që kanë folur për Al Jazeera, të paktën 31 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite jashtë zonave të tyre të vendosura sipas marrëveshjes së armëpushimit të 10 tetorit. Në këtë numër viktimash përfshihen 18 persona që u vranë brenda qytetit të Gazës, thanë ata. Mahmoud Basal, zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Palestineze në Gaza, i ka thënë Al Jazeeras se shumica e atyre që u vranë në sulmet izraelite sot janë fëmijë. Ai tha se forcat izraelite përdorën raketa, të cilat kanë shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe zjarre të mëdha në zonat e goditura. Basal shtoi se deri tani shtatë…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të zëvendëskryeministrit aktual të Qeverisë, Ivan Stoilkoviq, duke i cilësuar ato si alarm serioz për shqiptarët në vend. “Zv. kryeministri aktual i shtetit, z. Stoilkoviq, është një njeri i cili ka lidhje të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete serbe dhe po i përndjek shqiptarët haptazi dhe qartazi. Ky është alarm i kuq”, ka deklaruar Taravari.

Read More

Gazetarja Liridona Veseli është dënuar me gjobë prej 700 eurosh për veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale”, vetëm pse në një raportim gazetaresk kishte përmendur emrin e gjyqtarit Nazif Iljazi nga Gjykata Themelore e Tetovës. Procedura penale ndaj saj u iniciua nga Prokuroria, ndërsa aktgjykimin e shpalli gjyqtarja Magdalena Mishoska nga Gjykata Themelore në Gostivar. Sipas Veselit, aktgjykimi lidhet me një temë që ajo kishte trajtuar për një rast të rëndë penal, ku një person i rritur kishte shantazhuar një të mitur, i kishte dërguar materiale pornografike dhe i ishte kërcënuar. Në atë lëndë, siç thekson gazetarja, gjyqtari Iljazi…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se thirrja e Kuvendit të Punës është akt përgjegjësie morale ndaj anëtarësisë dhe historisë së LDK-së. Ai ka sulmuar studiot televizive ku ka thënë se gjyqi publik shndërrohet në spektakël. Abdixhiku ka thënë se vendimi për t’u ballafaquar me situatën pas zgjedhjeve ishte i tij dhe se nuk ka pritur presione apo ultimatume, duke e cilësuar ballafaqimin si aktin e parë moral në politikë. Ai nënvizoi se përgjegjësia politike nuk ndahet, por merret, dhe se ajo duhet ushtruar vetëm brenda institucioneve partiake. Në fjalimin e tij, Abdixhiku pranoi se nata…

Read More

Policia e rajonit të Tetovës njofton se një banor i fshatit Debresh ka raportuar se në shtëpinë e kushëririt të tij, ka gjetur të vdekur brenda një pusete dajën e tij. Nga Sektori për Punë të Brendshme thonë se është dhënë urdhër për obduksion ndaj trupit të të ndjerit. “Më 30.01.2026 në orën 18:15, në DPB Gostivar, S.R. nga fshati Debresh ka raportuar se në një pusetë të ndodhur në shtëpinë e kushëririt të tij ka gjetur të vdekur dajën e tij A.Xh.(75). Kontrolli i vendit të ngjarjes është kryer nga prokurori publik dhe policia kriminalistike nga Gostivari. Me urdhër…

Read More