Autor: Suad Avdiu
Gjatë ditës së djeshme, policia e Gostivarit arrestoi katër persona, përfshirë një të mitur 17-vjeçare, pas një kontrolli në një lokal në fshatin Çegran. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan gjashtë paketime me kokainë, një pistoletë me gaz, lëndë pluhur dhe para. Të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të narkotikëve, sipas nenit 215 të Kodit Penal. “Më 31.01.2026, në periudhën nga ora 19:30 deri në orën 22:45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat Sh.Sh. (51), M.H. (23), F.Sh. (53) nga fshati Çegran dhe një të mitur 17-vjeçare nga fshati Vollkovo. Pas informacioneve operative të marra…
Koalicioni VLEN e konsideron sistemin “Safe City” si një investim të rëndësishëm në sigurinë publike dhe në ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në komunikacion. VLEN ka sqaruar se gjuha shqipe është pjesë e sistemit, duke siguruar informim të qartë dhe qasje të barabartë për të gjithë qytetarët. Njoftimi i plotë nga VLEN: Sot hyn në fuqi sistemi “Safe City”, një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve. VLEN e vlerëson këtë si një investim konkret në sigurinë publike dhe në ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në trafik. “Safe…
Kryetari i parlamentit iranian tha se, sipas ligjit iranian, forcat e armatosura evropiane konsiderohen “organizata terroriste” dhe paralajmëroi se BE do të mbahet përgjegjëse për veprimet kundër IRGC-së, raportuan mediat iraniane. Në vërejtjet e tij gjatë një seance parlamentare, Mohammad Bagher Ghalibaf tha se “sipas Nenit 7 të Ligjit për Kundërshtimin e Emërtimit të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike si Organizatë Terroriste, ushtritë e vendeve evropiane konsiderohen grupe terroriste”. Ai shtoi se “pasojat e këtij veprimi do të jenë përgjegjësi e Bashkimit Evropian”. Ndërkohë, ligjvënësit iranianë veshën uniforma të IRGC-së gjatë seancës parlamentare në përgjigje të asaj që e përshkruan…
Në Strumicë, Krushevë dhe Gjavatë po bie borë e lehtë, e cila aktualisht nuk po qëndron në rrugë. Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë të pajisura plotësisht, në dispozicion janë makineritë dhe fuqia punëtore e nevojshme, dhe pastrimi i borës po kryhet vazhdimisht në terren. Në bashkëpunim me NP për Rrugët Shtetërore dhe Ministrinë e Transportit, po kryhen aktivitete të koordinuara me qëllim sigurimin e trafikut të qetë dhe të sigurt. Përveç drejtimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore, respektimi i sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe shpejtësia e rregulluar sipas…
Gjykata e Lartë në Beograd mbrëmjen e djeshme ka caktuar paraburgim për tre të arrestuarit gjatë sekuestrimit të pesë tonëve marihuanë në fshatin Konjuh pranë Krushevacit, përcjell TV21. Sipas gjykatës, paraburgimi ndaj N.S., R.S. dhe I.D. u miratua për shkak të rrezikut të arratisjes, për të parandaluar ndikimin tek dëshmitarët, për të parandaluar përsëritjen e veprës penale dhe për shkak të shkeljes së rendit dhe qetësisë publike. Prokuroria për Krim të Organizuar paraprakisht mbrëm njoftoi se është lëshuar urdhër për nisjen e hetimeve ndaj Aleksandar Mijajlloviç, Nebojsha Spasojeviç, Radet Spasojeviç, Ivan Dragniç dhe Urosh Mladenovski. Sipas hetuesisë, ky grup kriminal…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka komentuar kërkesën e sindikalistëve për rritjen e pagës minimale. Ai tha se nuk e ka parë propozim ligjin e LSDM-së opozitare për rrogën minimale por shtoi se sindikatat dhe punëdhënësit duhet të gjejnë zgjidhje për këtë çështje. “Nuk e kam parë propozimin e ligjit të LSDM-së për rrogë minimale, por qëndrimi ynë është i qartë: të punësuarit dhe punëdhënësit janë ata që me një takim mbi partiak duhet të gjejnë një zgjidhje për rrogën minimale. Ne si punëdhënës më të mëdhenj, do të përsëris për të disatën herë, raportet tona me të punësuarit janë…
Rruga Tetovë-Kodra e Diellit mëngjesin e sotëm është mbuluar nga bora, përcjell TV21. Shumë qytetarë të janë nisur drejt Qendrës për Skijim, kanë mbetur të bllokuar rrugës, për shkak se të njëjtat janë të papastruara. “Rrugët janë të papastruara. Sot është ditë vikendi, ditë e diel. Nuk kanë kryer detyrën e vetë, ja kemi ngelur në rrugë. Dimër acar ftohtë, dmth shteti askund nuk është. Nuk e di se çfarë presin këta. As Policia nuk reagon, kaloi pak më herët policia. Askush nuk merr masa që kjo rrugë të lirohet”, tha një qytetar për TV21, që kishte mbetur i bllokuar…
Sistemi “Qytet i Sigurt” për sanksionimin automatik të shkeljeve të trafikut zyrtarisht fillon të funksionojë sot në territorin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, si dhe në rrugët rrugore të korridoreve 8 dhe 10. Në këtë fazë fillestare, kamerat do të zbulojnë katër lloje shkeljesh: tejkalim shpejtësie, kalim semafori të kuq, parkim të paligjshëm dhe drejtim automjeti me patentë të skaduar. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski thotë se ky sistem nuk është krijuar për të dëmtuar qytetarët, por qëllimi i tij kryesor është të shpëtojë jetë njerëzore përmes rritjes së disiplinës në trafik. Ai tha se është miratuar një Rregullore e…
Numri i automjeteve në Maqedoninë e Veriut është rritur për 200 mijë brenda një dekade. Qytetarët përdorin automjete të vjetra pothuajse dy dekada, kryesisht për shkak të çmimit më të ulët. Automjetet e përdorura janë edhe shumë më të kërkuara, gjë që dëshmohet nga fakti se pothuajse 80% e automjeteve të importuara janë të përdorura. Qeveria paralajmëron standarde më të rrepta evropiane për importin, ndërsa edhe ekoaktivistët kërkojnë rregulla më të ashpra, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk. Аutomjet 19 vjet i vjetër i importuar nga Gjermania, i blerë nga importues i makinave të përdorura e që me gjasë përdoret në…
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu dhe në male me borë. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët juglindore të vendit (mbi 20l/m2). Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, gjatë ditës reshjet do të shndërrohen në borë në vendet më të larta, si dhe në disa vende më të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 1 deri në 7 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 3 deri në…
