Autor: Suad Avdiu
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë më 1 shkurt se shteti nuk ka asnjë lidhje me aferën që bërë e ditur pas kapjes së pesë tonëve të marihuanës në pronën e një zyrtari lokal të partisë në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS). Ai ka thënë se policia “ka arrestuar njerëz” dhe që kundërshtarët e tij politikë “kanë kthyer gjithçka mbrapsht” dhe pretendojnë se shteti është mbrapa aferës. “Njerëzit nga Policia gjetën pesë tonë të një lloj droge. Tani, nëse vetëm djali e ka ditur për këtë apo të dy, edhe djali edhe babai, kjo është çështje tjetër, le ta…
Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Qyteti i sigurtë”, por që në fakt i bën qytetarët, veçanërisht shqiptarët, më të pasigurtë, të shkelur, të plaçkitur, nën presion dhe të ndjehen të padrejtë në këtë shtet. Bëni kujdes dhe keni durim derisa bashkërisht të fitojmë këtë betejë ndaj këtij projekti diksirminues. Unë jam i bindur që secili prej nesh kemi vetëdije të mjaftueshme për sigurinë tonë. Besoj që për ata përjashtime që nuk kanë aq kujdes nevojiten edhe gjoba dhe sanksione, por asnjëherë nuk pajtohem që në emër të tyre të përndiqen e zhvaten edhe të tjerët për lëshime,…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se dita e parë e funksionimit të sistemit të mbikëqyrjes me video dhe sanksionimit automatik “Qytet i Sigurt” ka kaluar pa ankesa të regjistruara nga qytetarët. Tolerancë prej 15 për qind mbi shpejtësinë e lejuar Mickoski informoi se Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë marrë vendim që në fazën fillestare të zbatohet një prag i rritur tolerance prej 15 për qind mbi shpejtësinë e lejuar. Ky prag është më i lartë se standardi evropian, i cili është 10 për qind. Përshtatje graduale e shoferëve Sipas kryeministrit, ky vendim është marrë me qëllim që qytetarët…
Një aksident ka ndodhur sot në aksin Pejë – Kuqishtë, ku një gur i madh ka rënë në rrugë dhe ka dëmtuar rëndë një veturë që po kalonte në atë zonë. Ende nuk ka informacione nëse ka pasur persona të lënduar. Në video shihet se vetura ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa gurët mbeten në rrugë, duke krijuar rrezik për automjetet e tjera që kalojnë në zonë. Rastet e tilla rrisin nevojën për kujdes të shtuar gjatë kalimit, sidomos në periudha me reshje ose mot të paqëndrueshëm.
Më datë 31.01.2026, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor të Shkupit është raportuar se një plumb qorr ka plagosur një vajzë 10-vjeçare në oborrin e një shtëpie në fshatin Gllumovë, Shkup.Vajza ka marrë goditje në këmbë dhe menjëherë është dërguar në Kompleksin Klinik “Nëna Tereza”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.Policia dhe institucionet e tjera përkatëse po marrin masat për zbardhjen e plotë të rastit.
I pyetur sesa është përqindja e projekteve që lidhen me kulturën shqiptare dhe të tjerët Lutkov tha se nuk ndihej mirë po t’i konsideronte shqiptarët si përqindje. Ai theksoi se në komisione kemi shqiptarë, turq…, dhe të gjithë ata vendosin për projekte cilësore. Sipas tij, nuk mund të lejohen përqindjet, nuk mund të përcaktojnë sesa është përqindja apo përfaqësimi në program Evis HALILI Shkup, 1 shkurt – Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka shpallur rezultatet Konkurseve për realizimin e projekteve vjetore me interes nacional për vitin 2026. Në gjithsej dhjetë kategori, të hapura për konkurrim kanë arritur 2,618 aplikime. Në…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë intensive takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve amerikane. BDI njofton se, gjatë qëndrimit të tij, Osmani do të mbajë një fjalim në Capitol Hill në kuadër të Forumit Ndërparlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, si dhe do të realizojë takime me Kongresmenë dhe Senatorë amerikanë, profesorë universitarë dhe aktivistë me renome ndërkombëtare, njohës të Ballkanit, duke diskutuar çështje që lidhen me partneritetin strategjik, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik. Osmani gjithashtu do të marrë pjesë në aktivitetet…
Tetovë, 1 shkurt – Vazhdojnë provokimet ndaj shqiptarëve. Ndonëse rajoni i Tearcës nuk ka qenë i prekur nga provokimet me përmbajtje kërcënuese, kësaj radhe afishet janë shfaqur në stadiumin e Tearcës, shkruan gazeta KOHA. Banorët shqiptarë kanë reaguar duke shprehur habinë për këtë mbishkrim kur dihet se në ketë stadium frekuentojnë edhe shqiptarët edhe maqedonasit. Banorët kërkojnë nga policia që të ndërmerren veprime konkrete në zbardhjen e autorëve të këtij mbishkrimi. (koha.mk)
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj vendimit të Qytetit të Shkupit për emërimin e këshillave drejtues të disa ndërmarrjeve publike, duke ngritur shqetësime serioze për uljen drastike të përfaqësimit të shqiptarëve në këto organe drejtuese. Nga BDI thonë se përfaqësimi i shqiptarëve në këshillat drejtues të ndërmarrjeve publike të qytetit është ulur ndjeshëm krahasuar me periudhën e mëparshme. Në mandatin e kaluar, në këto këshilla ishin të përfshirë rreth 40 përfaqësues shqiptarë, ndërsa me vendimet e miratuara deri tani, ky numër ka rënë në vetëm 17, shkruan gazeta KOHA. Nga BDI theksojnë se në disa ndërmarrje publike të rëndësishme,…
Një autobus pasagjerësh që po udhëtonte nga Tekirdağ drejt Antalias doli nga rruga dhe u përmbys në një humnerë në distriktin Döşemealtı të Antalias, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve. Autobusi goditi barrierat anësore të rrugës në kryqëzimin Kömürler para se të binte në humnerë rreth orës 10:20 të mëngjesit. Pas aksidentit, ekipet e shërbimeve shëndetësore, zjarrfikësit, xhandarmëria dhe Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) u dërguan menjëherë në vendngjarje për operacione kërkimi, shpëtimi dhe evakuimi. Autoritetet thanë se disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim…
