Autor: Suad Avdiu
Avokati Ardian Bajraktari ka bërë thirrje publike për protestë më 17 shkurt, në ora 14:00, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi, Bajraktari thekson se historia nuk mund dhe nuk duhet të rishkruhet. “Drejtësi, jo politikë! Më 17 shkurt, Ora 14:00, Protestë për UÇK-në. Historia nuk rishkruhet! Liria ka emër, ajo nuk gjykohet! Të bashkuar, me dinjitet, për drejtësi për UÇK-në, për ADN-në e lirisë sonë!”, tha ai.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se bisedimet e zhvilluara të premten me Iranin shkuan “shumë mirë” dhe se beson që Teherani “e do shumë” një marrëveshje. Duke folur nga bordi i Air Force One, Trump tha se Irani më herët kishte hezituar, por tani mund të ketë ndryshuar qëndrim. Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara po dislokojnë forca detare në rajon dhe se “ato duhet të marrin pozicionin e duhur”, duke shtuar se Washingtoni nuk ka nxitim. Sipas tij, raundi i ardhshëm i bisedimeve pritet të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.
Një lajm i trishtë ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e Reçicës së Madhe dhe mbarë opinionin në Tetovë. Në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me një problem të papritur shëndetësor, ka ndërruar jetë i riu Salajdin Bajrami. Lajmi është bërë i ditur nga familjarë dhe miq të të ndjerit, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shprehur dhimbjen e tyre të thellë për humbjen e parakohshme të djaloshit që njihej për urtësinë dhe mirësinë e tij. Salajdini, i cili kishte të gjithë jetën përpara, nuk arriti t’i mbijetonte komplikimeve shëndetësore, duke lënë pas një boshllëk të madh te prindërit, familja…
“Anti-logjikë – ZNAM sulmon LSDM-në sepse Maksim Dimitrievski pranoi se nuk jeton me pagën e tij. Epo, LSDM sapo shpalli të vërtetën, nuk mund t’i fajësojmë për pranimin e Maksimit.Askush në koalicionin e tenderëve OBRM-ZNAM nuk jeton me pagën e tij, por në kurriz të qytetarëve.Të gjithë e dinë tashmë këtë”, thonë nga LSDM. Sipas partisë opozitare, me këtë politikë, siç thonë ata, për ta bërë gjithçka një biznes privat të koalicionit të tenderëve, mungojnë dy miliardë euro. “Lidhur me kohën e krizës së Covid-it, shteti hyri në borxhe për të ndihmuar qytetarët, sepse LSDM, si atëherë ashtu edhe tani,…
shkruan: Ismet Sylejmani Ndërtesa e UT-së u rrëzua sepse shteti i atëhershëm i IRJ të Maqedonisë nuk e pranonte ekzistencën e një universiteti në gjuhën shqipe, as juridikisht dhe as politikisht! Arsyet ishin të shumta pse IRJ e Maqedonisë nuk e lejonte arsimimin univeristar të popullit shqiptar, në këtë retrospektivë do të veqojmë kryesoren, atë kardinalen! Arsyeja e parë, ishte frika e madhe politike nga emancipimi absolut shqiptar! IRJ e Maqedonisë e dalë nga shpërbërja e Federatës Jugosllave, vazhdoi me praktikat represive ndaj shqiptarëve, vazhdoi politikat diskriminuese kudo, e veçanerisht në arsim! IRJ e Maqedonisë nuk e konsideronte arsimin universitar…
“Diss” mban titullin një nga këngët e reja të Mozzikut, si pjesë e një ‘EP’ me pesë këngë. Ky projekt ka trazuar ujërat pasi i bën ‘diss’ vetes e përfshin edhe shumë personazhe të tjerë. Në disa vargje e ka përmendur edhe ish-partneren e tij, rap-artisten Loredana Zefi. E njëjta ka reaguar me një postim në InstaStory, që ka lënë të nënkuptohet se është për të.“Bruhhhhh pls”, ka shkruar ajo. Komenti i shkurtër, por domethënës, është parë si një përgjigje ironike ndaj përmendjes në këngë dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Shkup, 7 shkurt – Trafiku në rrugët shtetërore në të gjithë vendin po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështi. Dukshmëria është e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 60 metra në pikën kufitare Gjevgjeli – Bogorodicë, deri në 100 metra në pikën kufitare Strazha dhe deri në 100 metra pranë Mavrovës. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar, dhe nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi. Që nga 15 nëntori 2025, është në fuqi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve…
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë. Paradite do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa në disa lugina do të paraqitet mjegull e lehtë. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, fillimisht në pjesët perëndimore, do të ketë reshje shiu. Në malet më të larta në pjesët veriperëndimore reshjet do të kalojnë në borë.
Departamenti për kontroll të brendshëm pranë MPB-së ka ngritur kallëzim penal ndaj katër personave. Bëhet fjalë për dy policë të Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup, një mësimdhënëse në shkollë të mesme dhe një zjarrfikës nga Qyteti i Shkupit, për korrupsion gjatë lëshimit të dokumenteve personale. Sipas policisë, nga shkurti deri në prill të vitit 2024 kanë organizuar së bashku një skemë për përshpejtimin e lëshimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe patentë-shoferëve, për çka kanë marrë para nga qytetarët. Duke keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë mundësuar përfundimin me prioritet të procedurave, në kundërshtim me procedurat ligjore. /Alsat.mk
Sipas të dhënave të Sektorit për Arsim pranë Komunës së Kumanovës, numri i nxënësve në gjysměvjetorin e dytě është ulur për 40 nxëněs për shkak të, siç thuhet, “ç’regjistrimit të nxënësve nga shkolkat fillore dhe të mesme”. Sipas po të njëjtit burim, 38 nxënës janë ç’regjistruar nga shkollat fillore të Kumanovës kurse 2 nxënës janë ç’regjistruar nga shkollat e mesme.
