Autor: Suad Avdiu

Një adoleshent ka përfunduar me lëndime të rënda trupore në Qendrën Urgjente pasi është rrahur në një bastore në Shkup. Incidenti është raportuar mëngjesin e sotëm, në orën 06:31. ​– Në Stacionin Policor të Kisella Vodës, nga Qendra Urgjente pranë kompleksit të klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup, është denoncuar se tek ata është dërguar një 15-vjeçar nga Shkupi me lëndime të rënda trupore. Sipas raportimit, ai ishte sulmuar fizikisht rreth orës 00:30 në një bastore në Shkup nga shtetasi L.V. (18) – njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. ​Policia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë…

Read More

Platforma “Liria ka emër” do të mbajë sot (e diele) një konferencë për media në Prishtinë. Konferenca do të mbahet në Hotel Prishtina, duke filluar nga ora 16:00. Organizatorët ftojnë përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë aktivitet. “Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të mbajnë sot një konferencë për media. Në ora 16:00”, thuhet në njoftim.

Read More

A mund t’ju ketë rënë ndonjëherë në mendje se fytyra e Mirit, pjesëmarrësit të Big Brother VIP, ju është dukur e njohur? Një krahasim i papritur ka filluar të qarkullojë në mediat sociale, duke ngjallur kuriozitetin e shumë ndjekësve. Kjo ngjashmëri ka bërë që shumë njerëz të pyesin veten për origjinën e saj dhe për ndikimin që mund të ketë në karrierën e të dyve. Një kolazh i shpërndarë në platforma si TikTok dhe Instagram ka vënë përballë Miri dhe hoxhën e njohur, Shefqet Krasniqi. Kjo ngjashmëri ka bërë që shumë njerëz të pyesin veten për origjinën e saj dhe…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i përshkroi bisedimet mbi Iranin si “shumë të mira” dhe tha se bisedime të reja janë planifikuar për në fillim të javës së ardhshme, raportoi gazeta Times of Israel . Megjithatë, ai vazhdoi të këmbëngulte, duke paralajmëruar se nëse Irani nuk arrinte një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor, “pasojat do të ishin shumë serioze”. Irani dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan bisedime indirekte në Oman të martën. Shtetet e Bashkuara sollën komandantin e tyre më të lartë ushtarak në Lindjen e Mesme në tryezën e negociatave për herë të parë. Prania e Admiralit të Marinës Amerikane Brad…

Read More

Prindërit e rinj gjithnjë e më shumë po zgjedhin emra shqiptarë për fëmijët e tyre, duke u rikthyer tek rrënjët, teksa për dekada me radhë ishin emrat e huaj ata që mbizotëronin. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Edua tek vajzat dhe Kren tek djemtë janë dy emrat shqiptarë më të përhapur. Janë një sërë emrash të tjerë, kryesisht me kuptime të ndryshme në gjuhën shqipe, që po gjejnë përdorim të gjerë. “Sidomos emra nga gegnishtja sepse tingëllojnë më bukur. Ndërsa emrat më modernë, por që janë shqiptarë: Edua, Ajër. Më parë e vendosnin Ajra sipas…

Read More

Ditë më parë, autoritetet serbe arrestuan Mit’hat Llozhanin. Rasti nxiti reagimin e institucioneve vendore. Duke e parë këtë praktikë të Serbisë, nga Organizata e Veteranëve të Luftës bëjnë thirrje që mos të udhëtohet nëpërmjet shtetit serb. Ndërkaq, bashkësisë ndërkombëtare iu kërkua të jetë më e ashpër me Serbinë. Udhëtimi transit përmes Serbisë vazhdon të mbetet i pasigurt për shumë shqiptarë të Kosovës, veçanërisht ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një pasaportë e Republikës së Kosovës, një emër në listat serbe, apo ndonjë simbol kombëtar, kanë mjaftuar që shqiptarët e Kosovës, të bien në prangat e autoriteteve serbe. Me të hyrë…

Read More

Moti sot do jetë pjesërisht me vranësira, pasdite do të ketë reshje të herëpashershme lokale dhe reshje dëbore në male në veriperëndim. Një erë e lehtë deri mesatare do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë Povardarisë. Në Shkup, pjesërisht me vranësira, pasdite do të ketë reshje me ndërprerje. Erëra të lehta deri mesatare do të fryjnë nga veriperëndimi.

Read More

Në mëngjesin e tij të parë vjetor ndërfetar këtë të premte, kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se qytetin që drejton është si një “qytet-strehë” për të huajt. Ai iu referua Biblës, Kuranit dhe Bhagavad Gitës për të mbrojtur politikat e emigracionit të qytetit. Para rreth 400 udhëheqësve fetarë dhe shoqërorë në Bibliotekën Publike të New Yorkut, Mamdani akuzoi zyrtarët federalë të emigracionit për përhapje të “terrorit midis fqinjëve tanë” dhe shkaktim të “brutalitetit që trondit ndërgjegjen”. Kush është Zohran Mamdani, migranti 34-vjeçar që do të udhëheq me New Yorkun Ai ka folur për veten duke treguar se është…

Read More

Fatlume Shala aktualisht ndodhet në Turqi për trajtim mjekësor. Pas pak ditësh, atje do të udhëtojë edhe nëna e saj, Mirvete Krasniqi, e cila do t’ia dhurojë mëlçinë vajzës së saj. Ky është operacioni i dytë të cilit do t’i nënshtrohet 22-vjeçarja për të njëjtën ndërhyrje. Sipas Krasniqit, para tetë vjetësh mëlçinë ia kishte dhuruar vëllai i saj, ndërsa tash mjekët kanë vlerësuar se vetëm mëlçia e nënës ka mundësi të përshtatet. Ajo ka bërë të ditur se gjendja ka ardhur si pasojë e përdorimit të barnave pa terapi të rregullt, për shkak se vajza nuk ka mundur të udhëtojë…

Read More