Autor: Suad Avdiu
Mustafa Dauti zhvilloi sot një vizitë pune në pikën kufitare Qafë Thanë, me qëllim të vlerësimit të funksionimit të përgjithshëm, organizimit të punës dhe kushteve në këtë pikë kufitare me rëndësi të veçantë për qarkullimin e udhëtarëve dhe mallrave. Gjatë vizitës, u diskutua mbi fluksin e udhëtarëve, koordinimin ndërinstitucional dhe zbatimin efikas të konceptit One Stop Shop, i cili synon thjeshtimin e procedurave kufitare dhe uljen e kohës së pritjes për qytetarët dhe operatorët ekonomikë. U theksua se në nivel vjetor, në pikën kufitare Qafë Thanë qarkullojnë mbi 3.000 kamionë me ngarkesë, çka dëshmon rolin e saj strategjik në qarkullimin…
Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut vlerëson se federalizmi përbën një model të avancuar politik dhe administrativ, i cili mund të garantojë barazi reale ndërmjet komuniteteve dhe stabilitet afatgjatë të shtetit. Sipas kësaj organizate, federalizmi synon shpërndarjen e pushtetit ndërmjet niveleve të ndryshme të qeverisjes, duke krijuar balancë ndërmjet autoritetit qendror dhe autonomisë lokale, si dhe duke mundësuar përfaqësim më të drejtë në proceset vendimmarrëse, shkruan gazeta KOHA. Në deklaratë theksohet se analizimi i modelit federal si alternativë funksionale për Maqedoninë e Veriut është i domosdoshëm, duke marrë parasysh përbërjen etnike të vendit, historinë e marrëdhënieve ndëretnike dhe sfidat e…
Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) – Dega Kumanovë, ku me votë unanime kuvendarët zgjodhën z. Besnik Memeti për kryetar të Degës së PDSH-së në këtë qytet. Ky kuvend shënon një hap të rëndësishëm në procesin e konsolidimit politik të PDSH-së në Kumanovë, duke riafirmuar unitetin e brendshëm, vendosmërinë dhe gatishmërinë për veprim politik të organizuar në terren. Në punimet e kuvendit mori pjesë edhe kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, i cili përshëndeti delegatët dhe theksoi rëndësinë e forcimit të degëve lokale si bazë e veprimit politik dhe e rikthimit të besimit te qytetarët. Gjatë…
Deputetja e koalicionit VLEN, Mimoza Musa në intervistën për Alsat-M ka thënë se i gjithë fokusi është të gjendet modeli më i mirë për funksionimin brenda VLEN-it dhe temë dytësore është se cili model i kryetarit të zgjidhet dhe se këtë siç tha, “do ta diskutojmë në momentin kur të finalizohen bisedimet e bashkimit të VLEN-it në një parti”. Sa u takon ndarjes së pozitave, parimi themelor i VLEN, siç potencon deputetja Musa ka qenë 25 përqindëshi dhe sigurisht se do të vazhdojë të funksionojë si i tillë. “Mendoj se ky ka qenë çelësi i suksesit të VLEN pasi askush…
Duke komentuar uljen e pagave të funksionarëve, kryetari i ZNAM dhe i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në emisionin “Klik Plus” në TV21 tha se nuk ka asgjë kundër uljes së pagave, por theksoi se ka persona që mbajnë përgjegjësi të madhe dhe nënshkruajnë dokumente që bartin përgjegjësi penale. Për veten e tij, ai deklaroi se nuk jeton nga paga, por se është marrë me biznes privat, ka punuar jashtë vendit dhe ka investuar e riinvestuar. “Nuk dua të keqkuptohem, unë kam qenë i kënaqur dhe jam i kënaqur me pagën që marr, sepse unë nuk jetoj nga paga. Jam…
Gazetari Blerim Hyseni vlerëson se Shqipëria, ndër vite, nuk ka pasur në Maqedoninë e Veriut një ambasador kaq aktiv dhe të pranishëm sa përfaqësuesi aktual diplomatik, Denion Meidani. Në një koment të tij, Hyseni thekson se për një periudhë të gjatë, ambasadorët shqiptarë në Shkup kanë ushtruar më tepër një rol formal dhe protokollar, sesa atë të një përfaqësuesi të vërtetë shtetëror, i cili – sipas obligimeve kushtetuese – duhet të kujdeset jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, por edhe për interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Ambasadori Meidani jo vetëm që ka qenë në krye të…
Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë realizuar sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të takimeve me veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare dhe përfaqësues politikë shqiptarë në rajon. Vizita e parë u zhvillua me Ali Ahmetin, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili u njoftua nga përfaqësuesit e platformës me misionin e “Liria ka Emër”, aktivitetet e deritanishme dhe mobilizimin e gjerë qytetar për Marshin e madh “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve të Kosovës që po mbahen…
Vetëm në 5 ditët e para të hyrjes në funksion të sistemit Safe City dhe ligjeve që pësuan ndryshime, policia ka konfiskuar 21 makina, në territorin e të gjithë shtetit. Nga policia sqarojnë se konfiskimi i makinave bëhet me urdhër të prokurorit publik, ndërsa për konfiskimin vendos gjykata. “Shërbimet policore e konfiskojnë makinën me udhëzim të prokurorit publik, ndërsa procedura e mëtejshme është në kompetenca të prokurorisë dhe Gjyqit. Makinat konfiskohen në pajtueshmëri me nenet 297, 297-a dhe 300-b nga Kodi Penal. Ju njoftojmë se në periudhën prej 1 shkurtit deri më 5 shkurt, në territorin e të gjithë shtetit,…
Ndikimi i propagandës ruse në Ballkanin Perëndimor nuk është as i ri dhe as i panjohur. Prej vitesh, institucionet evropiane dhe organizatat e shoqërisë civile paralajmërojnë për rolin destabilizues që Moska luan në rajon, veçanërisht në vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut, anëtare e NATO-s që nga viti 2020 dhe vend kandidat për BE, nuk bën përjashtim nga kjo dinamikë, ashtu si edhe disa shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor, me Serbinë në krye, transmeton Dojçe Vele ( DW). Në këtë kontekst zhvillimet e fundit politike në Shkup kanë shtuar shqetësimet për drejtimin eurointegrues të vendit. Qeveria aktuale dhe kryeministri Hristijan…
Ish-prokurorja Lejla Kadriu ka ngritur akuza të rënda lidhur me ndërtimin e spitaleve modulare, duke deklaruar se kostoja reale e tyre ishte rreth 300 mijë euro, ndërsa janë shpenzuar plot 30 milionë euro nga fondet e Bankës Botrore. Duke folur në një emision në gjuhën maqedonase, Kadriu tha se gjatë hulumtimeve për shkaqet e zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë, është analizuar edhe mënyra e ndërtimit të këtyre objekteve dhe burimi i financimit të tyre, përcjell TS. Sipas saj, mjetet financiare janë siguruar nga Banka Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, nga të cilat 60 milionë euro ishin të…
