Autor: Suad Avdiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Pasdite pritet të ketë reshje të borës. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 3 deri 10 gradë celsius. Deri në fund të javës moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.

Read More

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në intervistën për emisionin “Rishtazi” në KohaCast ka paralajmëruar se koalicioni AKI do të dalë së shpejti me një propozim për marrëveshje të re mes dy etnive më të mëdha në Maqedoni, që sipas tij do të bazohet në model konfederate ose federate joterritoriale. Sipas tij, shtylla kryesore e propozimit do të jetë rritja e kompetencave dhe financave për komunat. “Së shpejti do ta promovojmë propozimin tonë për marrëveshje të re mes dy etnive më të mëdha që jetojnë në Maqedoni. Domethënë, shtylla kryesore do të jetë konfederatë ose federatë joterritoriale, për funksionimin e komunave…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Bekim Sali lidhur me mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se interpretimet politike të Kushtetutës dhe ligjeve kanë përfunduar me largimin e LSDM–BDI nga pushteti. Filkov deklaroi se kjo Qeveri nuk do të vazhdojë praktikën e relativizimit juridik, kaosit institucional dhe zbatimit selektiv të ligjeve, por është e përkushtuar për vendosjen e rregullave të qarta, sigurisë juridike dhe respektimit të plotë të rendit kushtetues. Sipas tij, Kushtetuta nuk guxon të jetë objekt interpretimesh të lira apo të përditshme politike, por duhet të…

Read More

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka realizuar sot një vizitë në Peshter të Brusit, në shtëpinë-bazë të luftës së armatosur çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e njohur si shtëpia e “Nënës së UÇK-së”, Nënë Stane Pjetër Gashi. Gjatë vizitës, Ahmeti u prit me ngrohtësi nga Nënë Stane Gashi, 80 vjeçe, së bashku me djemtë e saj, ish-ushtarët e UÇK-së Filip dhe Fatmir Gashi, si dhe vajza File Gashi. Mikpritja u zhvillua në frymën e traditës së pastër shqiptare dhe respektit të thellë për sakrificën kombëtar, njofton TS. Nënë Stane Gashi njihet si një nga figurat më…

Read More

Dy kumanovarë gjatë vikendit në qytetin e Kumanovës, kanë mbetur pa vetura, të cilëve policia ua mori veturat për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Tek njëri, autoritetet policore kumanovare, kanë konstatuar se po e ngiste veturën pa patentë shoferi, kurse tjetri po voziste veturën, megjithëse kishte “ndalesë”. Sipas Policisë së Kumanovës, ngjarja e këtillë ka ndodhur me datën 7 shkurt të këtij viti, në ora 23:45, në rrugën “Branko Bogdanski-Gucman” Kumanovë. Po me këtë rast, nga liria është privuar personi me iniciale S.O. (19) nga Kumanova, si dhe qytetari me iniciale T.M. (25) nga Shkupi, i cili po…

Read More

Ish deputeti i BDI, D-r Arben Ziberi, nip i kandidatit për kryeministër i parë shqiptar, Naser Ziberi, vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin, përcjell Almakos. Ndryshe, familja Ziberi shquhet si familje intelektuale dhe me ndikim, veçanërisht në Qytetin e Shkupit. Me këtë mund të konstatohet që pas fitores në zgjedhjet komunale, VLEN etablohet edhe në rajonin e Shkupit dhe jo vetëm. Arben Ziberi mbahet mend si njëri nga deputetët më të zëshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe si doktor i suksesshëm. Ziberi nuk është kuadri i vetëm nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, që po…

Read More

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot më 09.02.2026 është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas Abdixhikut ata janë takuar pas ftesës së Osmanit. Ndërsa ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën. Ai ka thënë se në këtë takim është informuar për iniciativën e presidentit amerikan Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes. “I shpreha Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me SHBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të Kosovës…

Read More

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “një shkelje tjetër” e obligimeve të Serbisë të Marrëveshjes për dialogun dhe drejtësinë të vitit 2015. “Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia është zotuar që të mos iniciojë hetime penale apo ndjeje penale për krimet që pretendohet se janë kryer në Kosovë, përveç nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Juridiksioni mbi pretendimet për krime të luftës dhe vepra të tjera serioze bie mbi institucionet e Kosovës. I bëjmë thirrje Serbisë që të respektojë zotimet e saj”, tha një zëdhënës i…

Read More

-Do të kërkohet përgjegjësi ligjore dhe institucionale nga Ministri i Drejtësisë nëse institucionet kompetente konstatojnë shkelje të ligjit lidhur me moslejimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe , shkroi tëvendëskryeministri Arben Fetai në një postimi në Facebook. Ai ka bërë të ditur se, në kuadër të procedurave qeveritare dhe institucionale, Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve janë duke shqyrtuar nëse Ministria e Drejtësisë ka vepruar në kundërshtim me ligjin. “Si pjesë e procedurave qeveritare dhe institucionale, po presim që Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve të shqyrtojnë…

Read More

Një fotografi e Jeffrey Epstein me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ose MBS, është në publikimin e fundit të dosjes. Në imazh, të dy burrat buzëqeshin, me krahun e MBS rreth shpatullës së Epstein, ndërsa qëndrojnë në një dhomë. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së e publikoi fotografinë pa asnjë kontekst – nuk është e qartë se ku ose kur është bërë, apo nga kush. Gjithashtu, përmendja ose shfaqja në dosjet e Epstein nuk nënkupton ndonjë shkelje. Raportohet se fotografia merr një rëndësi të veçantë sot, ndërsa Princi William fillon një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite për…

Read More