Autor: Suad Avdiu
Arben Fetai E para, nuk merremi me BDI sepse realisht kemi plot punë të mira që i komunikojmë me opinionin. Më e reja, 40 për qind rritje e pagës në administratë nga muaji mars e tutje. Por një gjë duhet ta dimë të gjithë, BDI nuk është parti normale. Pra, kemi të bëjmë me një parti që plot 20 vjet ka sunduar mbi fatin e shqiptarëve në këtë vend. Tekstualisht ka sunduar, nuk ka qeverisur, ndërkaq uni për pushtet ua ka pushtuar arsyen. E dyta, nuk kemi të bëjmë me një parti që e pranon realitetin. Ata jetojnë në një…
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar sot (10 shkurt 2026) se ish-kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu, janë liruar me kusht për t’u kthyer në Kosovë. Vendimi është marrë nga Gjykatësi i Vetëm pas rishikimit të paraburgimit, ku u konstatua se mbajtja e tyre e mëtejshme në izolim nuk ishte më e arsyeshme dhe as proporcionale. Sipas komunikatës zyrtare, gjykatësi ka vlerësuar se e drejta për liri peshon më shumë se rreziqet e mundshme të pengimit të procesit. Një faktor kyç ishte se koha që Smakaj dhe Fazliu kanë kaluar deri tani në paraburgim,…
Ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala është liruar nga Haga. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala me anë të një postimi në Facebook. “Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, ka shkruar Flakron Shala në Facebook.
Më 09.02.2026, në ora 09:20, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit është denoncuar se në repartin e mbyllur të institucionit, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj një punonjësi, është gjetur dhe sekuestruar një celular, i cili nuk ishte në pronësi të tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Programet arsimore të Pekinit po riformësojnë perceptimet te të rinjtë e Ballkanit, përderisa fuqia e butë shtrihet përtej infrastrukturës Përderisa investimet e mëdha të Kinës po vihen nën vëzhgim në mbarë Evropën, Pekini po i drejtohet një forme më të butë ndikimi në Ballkan: bursa, shkëmbime universitare dhe studentë të rinj që ndajnë jetën në Kinë me audiencat në vendet e tyre. Kjo përfshin mundësi studimi të financuara nga Kina, e cila ofron bursa për shkollim, pagesa mujore dhe qasje në universitete me rritje të shpejtë. Shumë prej këtyre studentëve kanë ndarë, gjithashtu, përvojat e tyre në rrjetet sociale, ku…
Grupi parlamentar i LSDM-së informoi se tashmë ka paraqitur një projektligj për pagën minimale dhe rritjen e saj me 600 euro. Sipas koordinatorit të grupit parlamentar, Oliver Spasovski, ekzistojnë mundësi për burime financiare për këtë zgjidhje ligjore. Spasovski kujtoi se në kohën kur qeveria e mëparshme erdhi në pushtet, minimumi ishte 8560 denarë, të cilin e gjeti nga qeveria e atëhershme OBRM-PDUKM. Deputeti tha se teksti ligjor është paraqitur më 31 janar. “Kur u larguam nga pushteti, ishte 22.400 denarë. Kjo është baza mbi të cilën besojmë se ekziston një mundësi. Na duhet vetëm vullneti politik për t’u takuar me…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Prokuroria e Gjykatës Speciale propozoi nga 45 vjet burg për krerët e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin. Rama tha se po e pyesin miq nga Prishtina pse nuk ka reaguar për këtë. Ai tha se po mundohet ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave. “Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po…
Europa duhet të përgatitet për momente të tjera armiqësore me Shtetet e Bashkuara, të cilat janë hapur antieuropiane. Kjo ishte deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për disa media europiane, i cili theksoi se administrata e Donald Trump kërkon shpërbërjen e Bashkimit europian. “Administrata Trump është hapur anti-evropiane dhe po kërkon shpërbërjen e Bashkimit Europian. Është koha për t’u zgjuar, është koha për të dalë nga një gjendje papjekurie.” tha Macron. Macron parashikoi tensione të mëtejshme në një kohë kur marrëdhëniet mes bllokut dhe aleatit përtej oqeanit, kanë rënë në një moment qetësie. Lideri francez theksoi se Bashkimi Europian nuk duhet…
Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherë edhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pritur sot në takim një grup të studentëve të juridikut, të cilët përmes një peticioni kërkuan që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe Kasami thotë se ka siguruar studentët që provimi në fjalë do të mbahet edhe në gjuhën shqipe. “Bashkë me zv/kryetarin Albi Qamili, mirëpritëm sot nismëtarët e iniciativës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, në krye me studentin Mevlan Ademi. Diskutuam gjerësisht për këtë problematikë dhe e sigurova sërish se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në…
MPB njofton se në vendkalimin kufitarë Tabanoc është ndaluar një person për shkak se gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur substancë kistalore. “Më 09.02.2026 në orën 19:10 në Kalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të vendit, oficerët e policisë e privuan nga liria M.J.B. (35) nga Gjermania. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Transporter” me targa gjermane, të cilin ai e drejtonte, u gjet dhe u konfiskua substancë kristalore dhe një qese me mbishkrimin “LSD”. Për shkak të dyshimit për vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal, ai iu dorëzua oficerëve të policisë nga Drejtoria e Punëve…
