Autor: Suad Avdiu

Në Maqedoni të Veriut janë të rrallë personat që arrijnë t’i mbushin 100 vite. Pothujse çdo vit numri i të moshuarve mbi 100 vjeç nuk e kalon numrin 70,referuar statistikave zyrtare. Mbresëlënës është rasti me të moshuarën nga Fshati Vaksincë në Komunën e Likovës, Feime Iseni e cila sot, më datë 10.02.2026, ka  festar ditëlindjen e 102 të saj. Gjyshja Feime edhe pse fizkisht nuk mund të lëviz shumë por gëzon shëndet të plotë mendor. Ajo është nëna e skulptorit të njohur Naim iseni, i cili ka vite që jeton dhe veprimtarinë  e ndanë mes Vaksincës dhe Kanadfasë. ] Naim…

Read More

NATO-s i paskan “munguar” informacionet për UÇK-në 09 shkurt 2026| 16:10 Vlora A. R. Jashanica NATO “nuk paska ditur! Dëshmitarët ndërkombëtarë pjesë integrale e NATO-s, nuk paskan pasur informacione të mjaftueshme edhe pse ishin vetë pjesë ndërhyrjes?!! Deklaratat sipas të cilave dëshmitarët ndërkombëtarë nuk kanë pasur informacion të mjaftueshëm mbi strukturën dhe funksionimin e UÇK-së krijojnë një paradoks serioz logjik dhe institucional. Ky reagim nuk ka të bëjë me vlerësimin e provave konkrete apo me procesin gjyqësor në zhvillim, por me koherencën e një teze të përgjithshme dhe pasojat që ajo prodhon në leximin e historisë së ndërhyrjes ndërkombëtare në…

Read More

Gjykimi në Hagë ka hyrë në fazën finale. Prokuroria të hënë ka kërkuar dënim me nga 45 vjet për ish-krerët e UÇK-së. Ndaj këtyre zhvillimeve ka reaguar pjestari i familjes Jashari, Bekim Jashari. Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka shkruar se me shqetësim të madh po ndjek pretendimet e rrezikshme të Prokurorisë së Gjykatës Speciale rreth luftës sonë çlirimtare, përcjell IndeksOnline. Sipas tij, të gjitha këto akuza janë vazhdimësi e gjithë propagandës serbe. “Vendimet e kësaj gjykate duhet të jenë të mbështetura në fakte, e faktet dhe argumentet janë në anën e popullit që kërkoi liri dhe krijoi UÇK-në,…

Read More

Në seancën e 84-t të Kuvendit të RMV-së, u miratua Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin e Veçantë për persona të dënuar për keqpërdorim seksual të të miturve dhe pedofili. Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. “Ky ndryshim ligjor synon të forcojë mbrojtjen e fëmijëve dhe të përmirësojë mekanizmat e kontrollit për personat e dënuar për keqpërdorim seksual. Me këtë hap, tregojmë angazhimin tonë për një shoqëri më të sigurt dhe për drejtësi për viktimat e këtyre krimeve”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Read More

Me qëllim parandalimin e prodhimit të paligjshëm industrial të kanabisit mjekësor dhe lëshimin e tij në tregun e paligjshëm vendas dhe ndërkombëtar, Qeveria në seancën e sotme të 149-të shqyrtoi informacionin lidhur me licencat për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe miratoi përfundimet në vijim: Qeveria i ngarkoi institucionet, në kuadër të kompetencave të tyre, që t’i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet e përcaktuara me ligj dhe të kryejnë KONTROLLE të jashtëzakonshme ndaj të gjithë personave juridikë që kanë leje për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së…

Read More

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar se lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri dhe pavarësi përfaqëson pjesën më të ndritshme të historisë kombëtare shqiptare. Kasami në Facebook ka shkruar se sot qëndrojnë pranë komandantëve të UÇK-së në këto ditë të vështira për ta, duke nënvizuar se nuk duhet të lejohet rishkrimi i padrejtë i historisë. “Sot qëndrojmë me komandantët në këto ditë të vështira për ta. Nuk lejojmë që padrejtësisht të rishkruhet historia e përpjekjes së pastër për liri dhe pavarësi,” ka shkruar Kasami./TS/

Read More

Qeveria, në seancën e sotme, bazuar në propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, ka miratuar Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë. Ky ligj duhet të përfaqësojë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit të prokurorisë publike, transmeton Portalb.mk. Ndryshimet kryesore në Projektligj: Një procedurë e detajuar për shkarkimin e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit, e cila iniciohet në bazë të një kërkese të arsyetuar nga të paktën katër anëtarë të Këshillit. Një rol i forcuar i Këshillit në procedurën për zgjedhjen dhe shkarkimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë mundësinë e…

Read More

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se do të marrë pjesë në seancën ku pritet të shpallet vendimi për ish-udhëheqësit e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai u shpreh se ka paraqitur kërkesën për të qenë i pranishëm dhe se synon të përfaqësojë Republikën e Kosovës në atë moment përfundimtar të procesit gjyqësor. Konjufca ka shprehur qëndrime kritike ndaj akuzave që rëndojnë mbi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe fyese për luftën çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, këto pretendime nuk qëndrojnë dhe ai shpreh bindjen…

Read More

Sot (10.02.2026) për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton Portalb.mk. Për këto arsye, Njësiti i Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunës policorë”, thonë nga MPB.

Read More