Autor: Suad Avdiu

Ka vdekur aktori dhe regjisori mitrovicas, Sadedin Prekazi Lajmin për vdekjen e tij e dhanë familjarët. Prekazi ishte regjisor dhe aktor dhe përveç në produksione të tjera, për shumë kosovarë mbahet në mend për performancën e tij në serinë e njohur të zhanrit komedi menjëherë pas luftës, Mahmutovitët dhe Rexhepovitët, në rolin e delegatit për pajtimin e gjaqeve. Seria me skenarin e aktorit ikonik, Adem Mikullovci, ishte edhe kritikë kulturore ndaj aspekteve të kulturës shqiptare. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me drekë në varrezat e Dragodanit. E pamja bëhet 3 ditë pas varrimit në Hoteln Grand në Prishtinë. Postimi:…

Read More

Talenti i ri i futbollit në Zvicra, Muamer Emrulai, ka shënuar një moment të veçantë në karrierën e tij. Ndonëse vetëm 17-vjeçar, sulmuesi debutoi në “Switzerland U19 Elite League” me ekipin e FC St. Gallen U19, në ndeshjen kampionale kundër FC Basel U19. Ai realizoi golin e tij të parë me fanellën e re në minutën e 15-të, një gol që rezultoi vendimtar në fitoren e skuadrës së tij. Pas javës së 16-të të kampionatit, St. Gallen U19 renditet në vendin e tetë me 25 pikë, nëntë më pak se Basel U19. Muamer Emrulai ka lindur më 17 shkurt 2008,…

Read More

U mbush java e katërt e bojkotit të mësimit të njëqind nxënësve të Vaksincës, nga paaftësia e institucioneve kompetente për të gjetur zgjidhje për arsimtaren me probleme shëndetësore, ndaj të cilës reagojnë nxënësit dhe prindërit e tyre. “Kam qenë duke lexuar siç më ka thënë mësuesja edhe ka ardhë më ka bërtitur në vesh…”, tha një nxënëse. “Na shtyn të vizatojmë dhe nuk na mëson asgjë, veç një fjalë të njëjtë e thotë çdo ditë…”, u shpreh një tjetër nxënës. Me këto shqetësime të nxënësve nisi takimi i së premtes ndërmjet prindërve të fshatit Vaksincë dhe përfaqësuesve të Qendrës për…

Read More

Kompanitë e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2025 kanë regjistruar rënie të punëve të kontraktuara dhe të përfunduara me vendet tjera. Rritje ka regjistruar vetëm me Serbinë.  “Në periudhën janar- dhjetor të vitit  2025, vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit ishte  156 365 000 denarë, që është për  58.7 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në këtë periudhë, punët e kryera ndërtimore jashtë vendit arritën vlerën 128 milionë denarë, apo 37 % më pak se viti paraprak. Punimet e kontraktuara për 84.8 % janë ulur në…

Read More

Në Mynih, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, zhvilloi një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Gjatë takimit u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë në Evropë dhe për nevojën për unitet e solidaritet midis shteteve. Mickoski theksoi se paqja duhet të ndërtohet mbi bazën e drejtësisë dhe respektimit të dinjitetit të popujve, pasi vetëm një paqe e tillë sjell stabilitet dhe një të ardhme të sigurt për Evropën. ​Gjithashtu, në takim u shqyrtua mbarëvajtja e bashkëpunimit mes dy shteteve, shkëmbimi ekonomik dhe mbështetja në proceset e progresit. Kryeministri Mickoski nënvizoi se përparimi është i mundur kur ekziston…

Read More

Qytetarët ankohen se ende nuk i kanë marrë parat e TVSH-së nga tre mujori i kaluar. Të anketuar nga TV ASLAT, thonë se shuma prej 2100 denarëve nuk është e mjaftueshme për ata, dhe shpesh herë kanë edhe vonesa në marrjen e tyre, gjë që e konsiderojnë si neglizhencë nga ana e institucioneve. “ Me të vërtetë me të tregu nuk jam interesuar dhe nuk kam interes….0:25 Po valla nuk janë të mjaftueshme për disa persona, për disa janë”, tha një qytetar. “Jo…. s’edi me atë nuk merrem hiç… ndoshta për dikë mirë janë”, tha qytetari. “Jo jo nuk kemi…

Read More

MPB njofton se me 14.02.2026, në ora 09:00, në SPB Shkup është raportuar nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues “Burgu i Idrizovës” se rreth orës 06:00 të mëngjesit, gjatë një kontrolli në ambientet e burgut, në një korridor është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Policia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Read More

Më 13 dhe 14 shkurt 2026, në periudhën nga ora 19:00 deri në 03:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë realizuar aktivitete të përforcuara në zonën e Qendrës dhe Bit Pazarit me qëllim ruajtjen e sigurisë në qendër të qytetit. Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 24 persona, 17 prej të cilëve u janë nënshtruar kontrolleve fizike, ndërsa janë kontrolluar edhe katër automjete. Gjatë kontrolleve u konstatuan shtatë shkelje të rregullave të komunikacionit dhe u sekuestruan dy automjete bazuar në nenet 378 dhe 380 të Kodit Penal. Në këtë aksion u arrestuan dy shoferë, S.S. dhe M.A., të cilët drejtonin automjete…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike. Ai për marshin e së martës që do të mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se që ky marsh është i drejtë. “Përveç kësaj, motoja e atij është shumë qëlluar. Është jo politikë, por drejtësi, duhet për ne, për Kosovën, por të gjithë ata të cilët po përballen me këtë padrejtësi në Dhomat e Specializuara. Pjesëmarrja po duket që do të jetë e madhe e qytetarëve të Kosovës. Ne duhet të tregojmë që…

Read More