Autor: Suad Avdiu

Elfete Ismaili, ish zëvendësministre e Mbrojtjes dhe kryetare e Asamblesë së Gruas pranë Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar publikisht lidhur me rastet e raportuara të dhunës ndaj pjesëtarëve të Armatës, duke e cilësuar situatën si alarm serioz për çdo shtet që pretendon profesionalizëm dhe standarde demokratike. Në reagimin e saj, Ismaili thekson se dhuna brenda strukturave të sigurisë, konkretisht në strukturat e Armatës, përbën cenim të dinjitetit njerëzor dhe të besimit institucional. “Asnjë epror nuk ka të drejtë të abuzojë me autoritetin apo të cenojë dinjitetin dhe sigurinë e ushtarëve. Institucionet duhet të reagojnë me transparencë, përgjegjësi dhe masa të…

Read More

Ka nisur seanca kundër të akuzuarve për sulmin në Banjskë të Zveçanit. Përmes video-lidhjes është dëgjuar dëshmitari Goran Tanevski nga Maqedonia e Veriut, raporton Koha.net. Ai ka thënë se kishte shkuar bashkë me familjen e tij si turistë për të vizituar Banjën dhe Manastirin. Ka deklaruar se në ditën që kanë ndodhur të shtënat, kanë parë shumë njerëz me uniforma. “Ne kemi ardhur më 22.09.2024, të premten, në Banjskë, unë, shoqja ime, motra ime, fëmija im dhe dhëndri im. Ideja ishte të pushonim në Banjë dhe ta vizitonim Manastirin. Vizita ka qenë private, me automjet privat dhe me një pjesë…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë. Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e këtij muaji si kohë reflektimi, përkushtimi shpirtëror dhe afrimi me njëri-tjetrin. Postimi i plotë: Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin. Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni! Agjërim të lehtë…

Read More

Halil Kastrati: Natë e Madhe e Ramazanit – 50 Shtëpi të Reja  Sonte, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, u vendos gurthemeli i 50 shtëpive të reja në Prizren. 50 familje, 50 histori dhimbjeje që do të kthehen ne buzëqeshje. Sot filloi jetëzimi i memorandumit me Komunën e Prizrenit për ndërtimin e këtyre shtëpive. A ka sevap më të madh se sa të hysh në Ramazan me një sadaka rrjedhëse, me buzëqeshjen e 50 familjeve nevojtare? A ka gëzim më të madh se sa të shohësh një nënë që falënderon Zotin për çelësin e shtëpisë së saj? Ky…

Read More

Ish-kryeparalementari Kadri Veseli tha se drejtësia mund të vonohet por nuk mund të mohohet. Gjatë fjalës së tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Veseli ka deklaruar se veprimet e tij kanë qenë ligjore dhe se nuk ka asnjë provë që ai ka kryer krime të luftës. “Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë… Veprimet e mia kanë qenë ligjore. Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të…

Read More

Koalicioni VLEN përshëndet nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për Korridorin 8 në kuadër të Forumit Ministror në Tiranë, si një hap me rëndësi të veçantë strategjike për sigurinë dhe pozicionimin euroatlantik të vendit. Korridori 8 nuk është vetëm projekt ekonomik, por edhe arterie kyçe Lindje–Perëndim që lidh Adriatikun me Detin e Zi dhe forcon mobilitetin strategjik në hapësirën euroatlantike. Në një kohë sfidash gjeopolitike, infrastruktura moderne kontribuon në stabilitetin rajonal, në aftësinë e reagimit dhe në koordinimin me partnerët strategjikë, në përputhje me standardet e aleancës ku bën pjesë edhe vendi ynë. Për shqiptarët, Korridori 8 krijon mundësi konkrete për…

Read More

A do të kërkoni përgjegjësi nga Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoiljkoviq, për shkak se largoi nga puna shtatë të punësuar që janë nga përkatësia shqiptare. Këtë pyetje drejtuar zëvendëskryeministrit Bekim Sali ia parashtroi deputetja e Frontit Evropian Rina Ajdari, e cila theksoi se këta shtatë persona më pas janë rikthyer sërish në punë, me ç’rast ministria do të duhet të paguajë dëmshpërblim. “Meqenëse pamë se ministri për sistem politik nuk ka të drejtë t’i largojë nga puna shtatë administratorët shqiptarë, a do të kërkoni përgjegjësi për këtë vendim. A ka vepruar ai në kundërshtim me ligjin, a është…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me Michael Dozler, Shef i Njësisë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Zyrën për Lirinë Ndërkombëtare Fetare, si dhe me përfaqësues të tjerë pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit dhe promovimi i harmonisë fetare. Gashi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e integrimit të harmonisë fetare në marrëdhëniet shoqërore dhe ndikimin e saj në stabilitetin demokratik. “Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Michael Dozler, Shef i Njësisë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Zyrën për Lirinë Ndërkombëtare Fetare si…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk deshi të komentojë zhvillimet brenda koalicionit VLEN, përcjell TV21. Mickoski tha se ideja që VLEN të bëhet parti politike është e mirëseardhur dhe shtoi se ka komunikim të rregullt me liderët e koalicionit. “Unë nuk do të mund të komentoj se cilat janë zhvillimet në koalicionin VLEN, unë mund vetëm të them se kam komunikim jashtëzakonisht korrekt me secilin anëtar të qeverisë që vjen nga koalicioni VLEN, do të thosha shumë të suksesshëm, të drejtpërdrejt. Kam komunikim të rregullt me kryetarët e partive politike që janë pjesë e VLEN-it, kështu që konsolidimi i tillë në një…

Read More