Autor: Suad Avdiu
Mbi 60 për qind e kandidatëve të rinj për ambasadorë janë diplomatë profesionistë nga radhët e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, kështu u shpreh sot Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski . “Procesi i emërimit dhe plotësimit të pozicioneve të shefave të misioneve diplomatike dhe konsullore në përputhje me Ligjin për Punë të Jashtme është i koordinuar nga unë, por i gjithë procesi nënkupton koordinim me Presidentin e Shtetit dhe Kryeministrin. Pas një koordinimi të tillë me Presidentin e Shtetit dhe Kryeministrin, në seancën e fundit qeveritare mund të…
Lidhje Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. “Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi juglindor. Gjatë orëve të mbrëmjes në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.Moti për ditët e enjte dhe të premte pritet të jetë me reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës./Telegrafi/
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. “Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për paqe, begati dhe dritë në zemrat tuaja. Ramazani është një udhëtim i thellë shpirtëror drejt vetëdijes, përulësisë dhe dashurisë për Zotin si dhe ndaj njëri-tjetrit. Në heshtjen e agjërimit lind mëshira, forcohet durimi dhe qetësohet shpirti; në sakrificë rritet mirënjohja, ndërsa në lutje gjejmë shpresën që na bashkon. Qoftë ky muaj një thirrje për mirësi, solidaritet dhe falje. Ju uroj agjërim të…
Njëri nga eksponentët e lartë të koalicionit VLEN, Zeqiirja Ibrahimi, ka uruar besimtarët për fillimin e muajit të Ramazanit. “Muaji i Ramazanit po vjen që të na e ofrojë mundësinë e këtij viti për ta rikëndellur shpirtin tonë dhe për t’i rilidhur fijet e shkëputura të shpirtit gjatë njëmbëdhjetë muajve të kaluar në përpëlitjet e përditshmërisë dhe rutinës së imponuar nga jeta në kushte të modernitetit. Me shpresë se agjërimi i këtij muaji do jetë një purgator i shpirtit tonë drejt lumturisë hyjnore, jua uroj nga zemra fillimin e muajit të madhnueshnueshëm të Ramazanit dhe lutem që këtë muaj ta…
Të dashur qytetarë, Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja. Le të na bëjë Ramazani më të përulur, më të bashkuar dhe më të vendosur për të bërë mirë, jo vetëm gjatë këtij muaji, por në çdo ditë të vitit. Me urimet më të ngrohta për agjërim të lehtë dhe të pranuar, Arben Fetai
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Ramazani. Përmes një mesazhi publik, Ahmeti thekson se me ardhjen e muajit të shenjtë hapet një kapitull i veçantë reflektimi, përkushtimi dhe afrimi me Krijuesin. Sipas tij, Ramazani është më shumë se agjërim, duke e cilësuar si një shkollë durimi, solidariteti dhe pastrimi shpirtëror. Ai nënvizon se ky muaj përbën një thirrje për forcimin e besimit, shtimin e veprave të mira dhe ndarjen e frymës së mëshirës e mirëkuptimit mes njerëzve. “Në këtë muaj të bekuar, uroj që çdo lutje të gjejë pranim, çdo sakrificë të…
Deputeti i dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it në një paraqitje në TV21, ka folur për shkrirjen e VLEN-it në parti dhe vendimin e fundit të Lëvizjes Besa, e cila e shkarkoi të gjithë kryesinë, ne funksion të shkrirjes së VLEN-it. Qoku tha se Besa është VLEN dhe VLEN-i është Besë. “Lëvizja Besa mund ta braktisë Qeverinë, vetëm kur e braktis VLEN-i Qeverinë. Jo vetëm nëse del BESA del VLEN-i, por çdo vendim i Besës, është vendim i VLEN-it. Besa është VLEN, VLEN-i është Besë, edhe pak, sepse shpresoj të mos ketë, as Besë, as LD, as ASH, as…
Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti ka uruar besimtarët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai ka përuruar edhe hapjen e xhamisë e re në Fushë Topanë, duke thënë se kjo xhami do të forcojë edhe më shumë ndjenjën e bashkësisë që e ka mbajtur gjallë këtë qytet, transmeton SHENJA. “Nga sonte nis Ramazani, muaji i dritës, qetësisë bashkimit dhe mëshirës. Muaji që na kujton durimin, përkushtimin dhe dashurinë ndaj tjetrit. Na afron me familjen, me fqinjin dhe me këdo që ka nevojë për një fjalë të mirë. Në Çair, në rrugët e Shkupit dhe në lagjet ku jehona…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu urimet e tij për muajin e Ramazanit, duke shpresuar që ai të sjellë bekime dhe unitet për vendin, botën islame dhe gjithë njerëzimin, transmeton Anadolu. Në një mesazh urimi në rrjetin social turk NSosyal, Erdogan uroi që muaji i shenjtë “të sjellë të mira për kombin tonë, botën islame dhe gjithë njerëzimin”. Presidenti e përshkroi këtë periudhë si “ditë të bekuara kur hapen dyert e mëshirës” dhe u lut që ato të forcojnë solidaritetin. Erdogan gjithashtu u lut që “këto ditë të bekuara të forcojnë unitetin dhe bashkëpunimin tonë”.
