Autor: Suad Avdiu

Shkup, 23 shkurt – Nga burgu i Shutkës, ish zv/kryeministri Artan Grubi është dërguar në Prokurorinë, ku po merret në pyetje. Grubi së bashku me ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, dyshohej për një krim prej tetë milionë eurosh për porositjen e pajisjeve VLT. Grubi kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar dhe iu caktua paraburgim në mungesë për 30 ditë. Hetimi për “Lotarinë Shtetërore”, siç njoftoi ish-prokurori publik i shtetit, ka përfunduar dhe pritej ekstradimi i Grubit.

Read More

Agjencia Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhëna në lidhje me numrin e kontratave me afat të caktuar të ofruara nga vendet e Bashkimit Evropian, si dhe në të gjithë Evropën. Për këtë hulumtim, u morën në konsideratë të gjithë qytetarët e moshës 20 deri në 64 vjeç, dhe u përfshi edhe i gjithë punësimi i përkohshëm i personave me kontrata me afat të caktuar ose marrëveshje të tjera me një kohëzgjatje të kufizuar të kontratës. Statistikat treguan se në vitin 2024, 13.3 përqind e kontratave me afat të caktuar u regjistruan në Spanjë, 13.5 përqind në Portugali, ndërsa…

Read More

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,24 % në raport me vendimin e datës 16.2.2026. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.

Read More

Televizioni Telma ka njoftuar se ka siguruar pamje të personit të dyshuar për vrasje në komunën Staro Nagoriçan. Në videon dy-minutëshe nga një kamera mbikëqyrëse, shihet një burrë me kapuç përpiqet të hapë derën e përparme të një shtëpie. Sipas TV Telma, një grua e moshuar jetonte vetëm në shtëpinë pranë vendit të quajtur Koinski Most. Policia po heton vrasjet e pesë grave që u gjetën në shtëpitë e tyre. Rasti i një vrasësi të mundshëm serial u zbulua pas ndalimit të 25-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e viktimës së fundit, për të cilën prokuroria raportoi se kishte përcaktuar se…

Read More

Kryetari i Shoqatës atdhetare “Dibra”, Hakim Buxhaku, për gazetën KOHA informoi se në turneun e sivjetmë morën pjesë klube basketbolli nga shoqata të ndryshme shqiptare që veprojnë në Amerikë Vjollca SADIKU Dibër, 23 shkurt – Shoqata atdhetare “Dibra” me seli në Nju Jork është një nga shtyllat kryesore të aktiviteteve të diasporës dibrane në Amerikë. Me veprimtarinë e saj ajo jep kontribut të rëndësishëm edhe në forcimin e bashkëpunimit me të gjithë komunitetin shqiptar që jeton në SHBA. Në kuadër të ruajtjes së trashëgimisë kombëtare, realizon projekte të shumta në fushën e kulturës dhe sportit. Këto ditë u organizua Turneu vjetor…

Read More

Incidentet që shoqëruan derbin e javës së 19-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet FK Vardar dhe KF Bashkimi 1947 rikthyen në qendër të vëmendjes problemin e gjuhës së urrejtjes dhe tensioneve ndëretnike në stadiume. Ndeshja e zhvilluar më 21.02.2026 përfundoi me fitore minimale 1-0 për Vardarin, por u karakterizua nga anulime golash për pozitë jashtë loje, karton i kuq, përplasje mes lojtarëve dhe stafit, si dhe 18 minuta shtesë. Përveç tensioneve në fushë, në tribuna u dëgjuan thirrje fyese kundër shqiptarëve, ndërsa pati edhe konfrontime me forcat e sigurisë. Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që…

Read More

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Meksikë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të vendit që ndodhen në territorin e Meksikës ta lënë atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt. Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut rekomandojnë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në Meksikë që nuk janë të natyrës urgjente dhe të nevojshme. “Ministria vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes linjës telefonike SOS 24-orëshe: +389 75 268…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do të marrë drejtimin e negociatave me Serbinë. Kjo u bë e ditur pas takimit të tij me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Sipas njoftimit, palët diskutuan për momentumin aktual të dialogut dhe nevojën për një qasje më efektive dhe të qëndrueshme “Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti në takim njoftues Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, z. Peter Sørensen. Gjatë takimit, z. Konjufca e informoi z. Sørensen se procesi i dialogut…

Read More

Ish-Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në një intervistë me gazetën gjermane “Berliner Zeitung” tha se hyrja e tij në politikën parlamentare ishte në përgjigje të thirrjes së qytetarëve bullgarë dhe pritjeve të tyre që Bullgaria të bëhet një shtet demokratik, modern dhe i lirë evropian, si dhe për integrimin e përshpejtuar evropian. Në intervistën e tij, ai foli gjithashtu, ndër të tjera, për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet midis Sofjes dhe Shkupit. Radev përsëriti se sipas konsensusit evropian të korrikut 2022 (propozimi francez), Maqedonia duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe t’i përfshijë bullgarët në mënyrë të…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend. Nga atje thonë se BDI mbetet e palëkundur në qëndrimin se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pa selektivitet, pa standarde të dyfishta dhe pa ndikime politike Reagimi i plotë: Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend, duke krijuar kështu mundësinë që përmes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet. Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me…

Read More