Autor: Suad Avdiu
Xhezair Shaqiri i njohur si komandant “Hoxha”, ka reaguar pas kthyerjes ne Maqedoni te ish-kryeministrit te pare Artan Grubit. Ja reagimi i plotë: Burhani e Agimi po rrinë ne burg pa asnje deshmi afer 2 dekadash (20 vjet) te burgosur nga ish-politikanet me procese te montuara dhe shum te tjerë te pafajshem… Rexhail Qerimi vdiq ne burg duke pritur pafajsinë nga ata te cilet e ben fajtor per nje faj qe nuk e kish bërë, ku gjith opinioni e din ket te vertet e ata te cilet akuzohen per hajni me miljona, lirohen për disa orë. Drejtësi djallzore e antinjerzore!
Është ndarë nga jeta të Prof. Dr. Ramiz Abdylit, historian i shquar shqiptar dhe pedagog shumëvjeçar universitar. “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se Prof. Ramiz Abdyli, babai dhe gjyshi ynë i dashur ka ndërruar jetë. Humbëm një njeri të rrallë, një prind të përkushtuar dhe shtyllën e familjes sonë. Për varrimin dhe të pamen do t’ju njoftojmë me kohë. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar përjetë në zemrat tona. Lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe”, thuhet në njoftimin e familjes, përcjell INA. Prof. Dr. Ramiz Abdyli lindi më 10 nëntor 1944 në Llojan të…
Krijimi i Gjykatës Speciale në Hagë ishte një gabim i madh. Kështu thotë eksperti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer. Ai e quajti padrejtësi të madhe atë që po u bëhet ish-luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke akuzuar Dhomat e Specializuara për tejkalim të mandatit. “Unë e shikoj si kthimin e viktimës në dhunues dhe jam shumë i zhgënjyer me gjykatën. Mori një interpretim të gjerë të mandatit të vet. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe po del si një gabim i madh që unë i kam nxitur politikanët në Kosovë që ta zbatojnë, por…
Mëngjesin e sotëm sërish janë regjistruar alarme për bomba në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovë. Ekipet e Policisë janë në terren, ndërsa nxënësit sipas protokollit, kanë lëshuar hapësirat e shkollave. Kujtojmë se alarme për mjete shpërthyese në shkolla pati edhe gjatë ditës së djeshme, në shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Tetovë, por që rezultuan të jenë të denoncime të rrejshme./TV21/
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu. Paradite do të jetë qetë, ndërsa pasdite do të fryjë erë e dobët deri mesatare: në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit erë mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor. Në Shkup, mot me diell dhe vranësira të moderuara. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Propozim-ligji për mbrojtjen nga pirja e duhanit do të pësojë ndryshime pas takimit të fundit mes përfaqësuesve të sektorit të hotelerisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ndryshimi kryesor parashikon që tarracat e lokaleve, për t’u konsideruar si hapësira ku lejohet duhani, duhet të jenë të hapura në të paktën dy anë, në dallim nga propozimi fillestar që kërkonte hapjen e tri anëve. Institucionet kanë vlerësuar se shumë objekte nuk kanë mundësi teknike për t’i hapur tarracat nga tri anë, por ndalimi i pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura mbetet i prerë. Kryetari i Odës Turistiko-Hotelierike, Perica Golomeiq, sqaroi…
Në Maqedoninë e Veriut Komisioni Rregullator i Energjetikës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të vlejnë nga sonte në mesnatë. Çmimi i benzinës rritet për gjysmë denari, ndërsa i naftës për një denar për litër. Kështu, çmimi i EUROSUPER 98+ nga nesër do të jetë 75,5 denarë. Çmimi i EUROSUPER 95 do të jetë 73,5 denarë për litër. Çmimi i EURODIESEL do të jetë 69 denarë për litër. Rritje çmimi ka edhe tek vajra ekstra të lehta për përdorim shtëpiak, nga 67 në 68 denarë për litër. Çmimi i mazutit rritet për 0,6 denarë, dhe nga…
Bekim Qoku Arrestimi i ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi është një moment që kërkon reflektim serioz institucional dhe politik. Kujtojmë se ai është sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke u shpallur non grata për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm, konkretisht për pranimin e ryshfetit me qëllim minimin e proceseve gjyqësore që lidhen me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret dhe figurë e lidhur me afera të shumta dhe politika antishqiptare. Artan Grubi është një nga protagonistët kryesor që gjyqësori në MV gëzon reputacionin më keq në rajon. BDI, shpesh më shumë një strukturë parapolitike sesa parti politike, ka…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe konfiskimin e dokumentit të udhëtimit për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi. Sipas Prokurorisë, shumica e provave në këtë fazë të procedurës tashmë janë siguruar, ndërsa është vlerësuar se i dyshuari është paraqitur vullnetarisht para organeve të ndjekjes. Po ashtu, janë evidentuar indikacione për rrezikim të sigurisë së tij gjatë qëndrimit në paraburgim. Ndërkohë, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, pas deklarimit të të dyshuarit me inicialet A.G., i cili mbrëmjen e sotme u soll para gjykatës, ka marrë vendim…
Ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe lajmet për dorëzimin e Artan Grubi, duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si trajtohen rastet e zyrtarëve të lartë. Në reagimin e tij, Shaqiri flet për “marrëveshje të fshehta”, burgim formal dhe pazare politike “pas perdes”, duke pretenduar se procese të tilla janë të njohura për opinionin publik. Më poshtë, postimi i plotë: “Helaq e paskan ba ditën e sotit portalet me lajm. Po kujt po ia shitni këto intriga, kujt po i dhimset një politikan? Dihet puna mirë si dita me…
