Autor: Suad Avdiu
Gjashtë kompanive u janë marrë licencat për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Tek to u konstatuan mospërputhje, kumtoi sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në konferecën për shtyp në Qeveri. Janë marrë licencat, siç tha, e Alfafamit, e cila ishte e përfshirë në kontrabandën e marihuanës në Serbi, pastaj të Grin llajf, CBD medplant, Llajf plant, Atafarm dhe Kanabidois. “Vendimet e Qeverisë bazohen në gjetjet e kontrolleve të kryera – magazinim jo i duhur i lules së tharë, njoftime jo konsistente ndaj Komisionit, mosparaqitje e dokumentacionit të plotë për shitje dhe transferim”, potencoi Aliu. Përveç kontrolleve të kryera deri…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov, i cili tha se gjykatësi dhe prokurori që vendosën masën e arrestit shtëpiak për Grubin duhet të sqarojnë vendimin e tyre. “BDIshpreh pakënaqësi të thellë dhe proteston drejtpërdrejt ndaj kërcënimeve të drejtuara ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ministri Filkov në paraqitjen e tij të fundit publike. Pushteti ekzekutiv jo vetëm që nuk ka të drejtë kushtetuese të sugjerojë mënyrën e veprimit të organeve të drejtësisë, por roli i Ministrisë së Drejtësisë është pikërisht mbrojtja e integritetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, veçanërisht në raste të ndjeshme…
Dy ekstradime kanë ndodhur në 24 orët e fundit brenda dhe jashtë Kosovës. Sipas një njoftimi të policisë, të hënën është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë shtetasi Kosovar G.B., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet tona të drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti ju ishte shmangur drejtësisë. “Ekstradimi është realizuar falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit gjerman, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, sot është ekstraduar nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi turk, T.M., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Maqedonia e…
Qeveria dhe komuniteti i biznesit, në fushën e arsimit, kanë përkushtim të përbashkët për krijimin e brezave që jo vetëm posedojnë njohuri, por edhe mund t’i zbatojnë ato, të rinj kreativë dhe përgjegjës që janë të përgatitur për sfidat e tregut modern të punës. Ky është themeli mbi të cilin po ndërtojmë sistemin e arsimit dual, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në aktivitetin promovues ku u diskutuan rezultatet dhe progresi i konceptit të arsimit dual, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut. “Është fakt që arsimi profesional dual është modeli ynë i suksesshëm arsimor, të…
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është deklaruar përmes rrjetit social Facebook. “E vërteta është si thumbi, do të shpojë këtu, do të shpojë atje, majtas-djathtas, para-prapa dhe op, do të dalë në sipërfaqe”, ka shkruar ai. Pas ish-prokurores së PSP-së, Lejla Kadriu, e cila u zëvendësua dhe më pas u shkarkua sepse refuzoi të zbatonte urdhrat e LSDM-së të udhëhequr nga Zoran Zaev, të dhëna për PSP-në për të cilën ajo tha se ngjante me një shtab partiak të LSDM-së, në publik ka folur edhe ish-gjyqtari i Gjykatës Supreme të Maqedonisë, Risto Katavenovski. Ai konfirmoi hapur se gjyqtarja e atëhershme…
MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga 16.02.2026 deri më 22.02.2026, nga sistemi “Qyteti i Sigurt” në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 4,910 kundërvajtje. Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara, numri më i madh është për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar 4,691, më tej për kalim në sinjalin e mbyllur (dritë e kuqe) 16 kundërvajtje që paraqet rënie në 51.5% krahasuar me javën e kaluar kur u regjistruan 33 kundërvajtje, ndërsa në javën e parë të muajit u regjistruan madje 163 kundërvajtje për kalim…
Ndryshimet do të vlejnë që nga pagat mujore të muajit gusht, kurse do të zbatohen nëpërmjet procedurës së përshpejtuar. Për kryetarët e komunave, propozohet shkallë e re e koeficientit varësisht nga numri i banorëve në komuna të caktuara. Një grup i deputetëve në Kuvend paraqiti propozim-ndryshimet e 6 ligjeve, me anë të të cilëve rregullohet çështja e rrogave të funksionarëve të zgjedhur dhe emëruar në Maqedoninë e Veriut. Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së, pret që propozim-ndryshimet, të kalojnë (miratohen) në afatin sa më të shkurtër kohor. “Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është që në mënyrë të barabartë e drejtë të…
Erkan Arifi : Të nderuar banorë të fshatit Vaksincë dhe fshatrave të tjera të Komunës së Likovës! Duke pasur parasysh përgatitjet e trasës, pjesës së fundit për asfaltimin e rrugës dhe rregullimin e trotuarit në fshatin Vaksincë, ju lutemi të shfrytëzoni rrugët alternative deri në përfundim të punimeve. Kjo do të zbatohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 16:00. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj
Gjyqi për Artan Grubin po fillon dhe së shpejti do të fillojë për të gjithë “ortaktët” e tij. Do të ketë drejtësi, thotë VMRO-DPMNE. “E kuptojmë revoltën e qytetarëve për vendimin e autoriteteve gjyqësore me 2 përqind besim nga qytetarët në rastin e Artan Grubit. Kjo pakënaqësi vjen pas 7 vitesh agonie për autoritetet gjyqësore që ishin nën torturë dhe presion politik nga banda kriminale SDS-BDI dhe një seri pandëshkueshmërie për politikanët që u shndërruan nga qytetarë të zakonshëm në oligarkë në shpinë të qytetarëve. Kjo kohë ka mbaruar dhe krimineli dhe deri në fyt në afera Artan Grubi do…
Ali Ahmeti, dhelpra e vjetër e politikës, që për vite është paraqitur si “mjeshtër i zanatit”, sot është shndërruar në lojtar të plagosur që pret ekzekutimin politik pikërisht nga ish-bashkëpunëtori i tij më i afërt. Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së u vu në dispozicion të drejtësisë. E vërteta pashmangshëm do të fillojë të dalë në sipërfaqe. Artan Grubi nuk ishte një funksionar i zakonshëm. Ai ishte zbatuesi, koordinatori dhe njeriu i besuar për të gjitha vendimet kyçe gjatë viteve të fundit. Nga marrëveshjet prapa skenës, te tenderët e dyshimtë e deri te pazaret politike, Grubi ishte i pranishëm…
