Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pas 22 vitesh, për herë të parë janë rritur çmimet e çerdheve në Kumanovë,nëse deri më tani pagesa mujore për një fëmijë ishte 1.490 denarë, tani ajo do të jetë 2.011 denarë.

Suad AvdiuBy Suad Avdiu26 Shkurt, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas 22 vitesh, për herë të parë janë rritur çmimet e çerdheve në Kumanovë.

Pas gati 22 vitesh, Komuna e Kumanovës vendosi të rrisë çmimin për qëndrimin e fëmijëve në çerdhe. Dje, Këshilli i Komunës së Kumanovës me 23 vota “pro” dhe gjashtë “kundër” miratoi propozimin e Bordit Drejtues të çerdhes Kopshti i fëmijëve “Angel Shajçe”, duke i rritur çmimet për 35%.

Nëse deri më tani pagesa mujore për një fëmijë ishte 1.490 denarë, tani ajo do të jetë 2.011 denarë.

Siç deklaroi udhëheqësi i Sektorit për kulturë, sport, mbrojtje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve, Aleksandar Krstevski, qeveria që në vitin 2022 kishte rekomanduar rritjen e çmimeve. Sipas tij, kjo është e domosdoshme për të ruajtur nivelin e shërbimeve që ofron çerdhja.

– Qëllimi është përmirësimi i kushteve në çerdhe, rritja e cilësisë së shërbimit, qëndrueshmëria e funksionimit dhe kushte më të mira për qëndrimin e fëmijëve, tha Krstevski.

Sipas drejtoreshës së çerdhes “Angel Shajçe”, Ivana Nikoliq, për 22 vite çmimi nuk është ndryshuar, edhe pse ndërkohë janë rritur ndjeshëm çmimet, veçanërisht të ushqimit.

– Çmimet e energjisë, sidomos të ushqimit dhe shërbimeve komunale janë rritur, ndërsa pagesa për çerdhen ka mbetur e njëjtë. Për të siguruar cilësi në shërbim për fëmijët, kjo është e domosdoshme. Kjo nuk është një vendim i papritur, pasi shumë çerdhe të tjera kanë vepruar njësoj; ne vetëm po ndjekim trendin dhe atë që është e pashmangshme, sqaroi Nikoliq.

Ajo shtoi se në vitin 2004 paga minimale ishte vetëm 5.000 denarë, kështu që një prind me dy fëmijë në çerdhe duhej të ndante deri në 50% të të ardhurave për qëndrimin e tyre.

– Me këtë rritje prej 35%, përqindja e ngarkesës për prindërit do të jetë shumë më e vogël, përkatësisht rreth 5,7% e pagës minimale, theksoi drejtoresha.

Prindërit që kanë binjakë apo dy ose tre fëmijë në çerdhe do të përfitojnë zbritje. Gjithashtu, me 35% rriten edhe çmimet për programet që përfshijnë mëngjes dhe ushqim të ndërmjetëm./ Kumanovski Muhabeti 

Lexuar: 55

Lajme te ngjashme

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.