Autor: Suad Avdiu
Vizita e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Maqedoninë e Veriut vuri në pah rolin dhe kontributin e shqiptarëve në vend. Mirëpritja vëllazërore e organizuar nga krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Arben Fetai dhe Bekim Sali, si dhe pritja e ngrohtë nga kryeparlamentari Afrim Gashi janë dëshmi e qartë e vlerësimit tonë për shtetin shqiptar dhe për marrëdhëniet që i ndërtojmë e i forcojmë vazhdimisht. Për ne, marrëdhëniet me Shqipërinë janë prioritet politik. Çdo hap që lidhet me të drejtat, mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve, por edhe të të gjithë qytetarëve, e trajtojmë me përgjegjësi të…
Në periudhën nga 16 deri më 22 shkurt në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.113 raste me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin, që paraqet ulje prej 3,2 përqind krahasuar me javën paraprake, transmeton Portalb.mk. Sipas raportit më të fundit i Instituti i Shëndetit Publik, pjesa më e madhe e të prekurve janë të moshës 15 deri në 64 vjeç, gjithsej 621 persona. Janë raportuar edhe 185 fëmijë të moshës pesë deri në 14 vjeç, 164 fëmijë deri në katër vjeç dhe 143 persona mbi 65 vjeç. Numri më i madh i rasteve është evidentuar në Shkup me 669 raste.…
Pas konsultimeve të zhvilluara gjatë ditës së djeshme, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka caktuar mbledhje të Këshillit të Sigurisë për sot, më 1 mars 2026. Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, seanca do të mbahet në orën 18:00, në ambientet e Vila Vodno. Në rendin e ditës pritet të jetë shqyrtimi i situatës së sigurisë në vend, në kontekst të zhvillimeve të fundit në Lindja e Mesme. Nga Presidenca bëjnë të ditur se në takim do të diskutohen masat e mundshme dhe koordinimi institucional për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së vendit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët se afati i fundit për aplikim për të drejtën e subvencionimit të ushqimit studentor për vitin akademik 2025/2026 është nga sot deri më 5 mars 2026. E drejta për subvencionim të ushqimit studentor mund të shfrytëzohet nga të gjithë studentët e studimeve të plota universitare që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasuniversitare dhe studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend. “Studentët që plotësojnë kushtet dhe nuk kanë aplikuar deri më tani mund të dorëzojnë një aplikim elektronikisht…
Nga data 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalet e vendosura të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles,…
Sot, më 1 mars 2026, në Maqedoni do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, njofton Administrata Hidrometeorologjike. Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga jugu. Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga rreth -4 deri në 2 gradë, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijnë nga 12 deri në 16 gradë. Në Shkup pritet mot me diell me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të lehtë juglindore. Mjegulla e mëngjesit është e mundur në disa pjesë të luginës,…
Sipas burimeve të afërta me Gazeta Minuti, kryeministri Albin Kurti është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë që të propozojë dy emra për postin e presidentit të vendit: Vjosa Osmani dhe Shqiptar Demaci. Burimet bëjnë të ditur se ky skenar po vjen pas dështimit të një marrëveshjeje politike me PDK-në, çka e ka lënë shumicën parlamentare pa votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit. Në këtë situatë, Kurti thuhet se po e orienton strategjinë e tij drejt LDK-së, duke kërkuar mbështetjen e saj për të shmangur shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Sipas informacioneve të Gazeta Minuti, të hënën pritet një takim mes Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku do të…
Një 24-vjeçar kosovar ka plagosur një 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me thikë gjatë një grindjeje në Embrach, Cyrih, të premten në mbrëmje. Autori i krimit iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua afërsisht dy orë më vonë në kantonin Schwyz, transmeton albinfo.ch. Viktima u dërgua në spital me ambulancë pas sulmit, siç raportoi policia kantonale e Cyrihut të shtunën. Grindja ndodhi afërsisht në orën 17:50 pasdite në stacionin e trenit të Embrach. Sipas gjetjeve fillestare, incidentit i parapriu një grindje midis dy grave dhe një burri, shkruan sda.ch. Kur një burrë tjetër iu bashkua grindjes, burri kosovar dyshohet se e…
Deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, ka realizuar një takim të frytshëm dhe miqësor me Milaim Ziberi, kryetar i Lidhjes së Bashkuar të Diasporës Kërçovare. Gjatë takimit është diskutuar hapur për rolin e pazëvendësueshëm që mërgata shqiptare ka në zhvillimin politik, ekonomik dhe kulturor të vendit, si dhe për mënyrat konkrete se si potenciali i saj mund të shndërrohet në projekte të realizueshme dhe investime strategjike në dobi të qytetarëve. Qoku theksoi se diaspora ndër vite ka dëshmuar përkushtim, organizim dhe lidhje të fortë me vendlindjen, duke u shndërruar në një nga shtyllat më të fuqishme…
Raportimet e fundit nga mediat izraelite dhe agjencia Reuters njoftojnë se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur, sipas një zyrtari të lartë izraelit. Deri më tani, nuk ka pasur konfirmim të menjëhershëm nga autoritetet iraniane për fatin e tij. Në një reagim të menjëhershëm, media shtetërore iraniane citon kreun e marrëdhënieve me publikun në zyrën e Khameneit, i cili ka deklaruar se “armiku po përdor luftë mendore, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm”, duke paralajmëruar qytetarët për përhapjen e informacionit të kontrolluar. Situata mbetet e tensionuar dhe shumë vëzhgues paralajmërojnë…
