Autor: Suad Avdiu

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim zyrtar presidentin e Republika e Shqipërisë, Bajram Begaj. Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Komunës së Gostivarit, kryetari Limani i dhuroi presidentit Begaj “Çelësin e qytetit”, mirënjohja më e lartë që ndan Komuna e Gostivarit për personalitete me kontribut dhe rëndësi të veçantë. Fjalimi i plotë i kryetarit Valbon Limani: Të nderuar të pranishëm, është nder i veçantë që në fillim të mandatin tim si kryetar i Komunës së Gostivarit, të kem kënaqësinë t’i them në emrin e tuaj dhe timin personal: Mirë se vjen në Gostivar president…

Read More

Kryetarja e Odës së Përmbaruesve, Vesna Delovska, në TV21 tregoi një shembull ku një qytetar për një borxh prej 200 denarësh, duhej të paguante rreth 500 euro. “Njeriu i paguante të gjitha faturat me një vonesë prej rreth 10-15 ditësh, dhe tani është angazhuar një avokat për secilën faturë individualisht. Borxhi kryesor është 37 denarë, dhe janë nisur 5 procedura noteriale, dhe kemi pagesën e pesë avokatëve, dhe duhej të regjistroja pesë lëndë. Për secilën lëndë do të duhej të paguante nga 100 euro, që do të thotë rreth 500 euro, kurse gjithsej të papaguara ishin rreth 200 denarë”,  tha…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Tetovë ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në selinë e partisë në Reçicë të Vogël. Sipas njoftimit të Ahmetit, takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe me frymë përgjegjësie, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin evropian të dy vendeve. Ahmeti theksoi rëndësinë jetike të Marrëveshjes së Ohrit, duke e cilësuar atë si gurthemeli i shtetit multietnik dhe i arkitekturës së paqes në vend. Ai nënvizoi se…

Read More

Pas 16 vitesh ekzistence, WhatsApp pritet të sjellë një nga ndryshimet më të mëdha në sistemin e sigurisë së llogarive të përdoruesve. Aplikacioni i njohur për mesazhe po teston një funksion të ri që do t’u lejojë përdoruesve të vendosin një fjalëkalim klasik për llogarinë e tyre – një opsion që deri më tani ka munguar. Aktualisht, WhatsApp përdor verifikimin përmes një kodi 6-shifror të dërguar me SMS. Megjithatë, ky sistem konsiderohet i cenueshëm ndaj metodave të ndryshme të mashtrimit, siç është marrja e kartelës SIM nga persona të paautorizuar. Funksioni i ri, i cili është zbuluar në versionin beta…

Read More

Zyrtarë izraelitë besojnë se komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjeneral Mohammad Pakpour, ka të ngjarë të jetë vrarë në sulmet amerikano-izraelite. Pakpour u bë kreu i IRGC-së pasi Izraeli vrau paraardhësin e tij, Hossein Salami, në fillim të luftës së qershorit të vitit 2025. Përveç kësaj, zyrtarët vlerësojnë se ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Hatami dhe shefi i inteligjencës gjithashtu ka të ngjarë të jenë vrarë, shkruan timesofisrael. Këto vlerësime ende nuk janë konfirmuar nga Irani apo nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Disa drejtues të lartë të regjimit dhe komandantë ushtarakë iranianë u…

Read More

Gjatë këtyre ditëve Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të këtyre vizitave, Begaj ka realizuar takime me përfaqësues të lartë shtetëror, si dhe ka zhvilluar takime edhe me krerët e partive politike shqiptare në vend. Një ndër takimet që Begaj ka realizuar me partitë politike shqiptare, ka qenë edhe takimi i mbrëmshëm me kryetarin e Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi. Lidhur me këtë takim, Rexhepi ka shkruar se Shqipëria dhe shqiptarët në rajon ndajnë përgjegjësi të përbashkëta për stabilitetin, zhvillimin dhe afirmimin e interesave tona legjitime, ndërsa sipas tij…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, ka ngritur paralele me intervenimin e NATO-s më 1999 në Serbi. Sipas Vuçiqit, ashtu siç u gënjye asokohe për Serbinë, edhe për Iranin po synohet ndryshimi i regjimit. “E gjithë kjo po kryhet, siç ndodhi në Serbi, ata gënjyen gjatë gjithë kohës se ishte një katastrofë humanitare, dhe thelbi ishte në dy gjëra – njëra është ndryshimi i regjimit në Beograd në vitet 1999/2000 dhe si pikë e dytë – thelbi i të gjithë veprimit të NATO-s, fitimi i pavarësisë së Kosovës, domethënë ndarja…

Read More

Sot bëhen 28 vjet nga masakra në fshatrat Çirez dhe Likoshan të Skenderajt. Më 28 shkurt të vitit 1998, forcat serbe kryen një nga masakrat e para mbi popullatën civile në Kosovë. Si pasojë, u ekzekutuan 20 civilë dhe katër ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngjarjet që do t’i paraprinin edhe Epopesë së Jasharëve në Prekaz, vetëm pak ditë më vonë, janë përshkruar në dokumentarin “Përqafimi i fundit”, të realizuar nga emisioni MAT.

Read More

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një vizitë zyrtare në qytet, duke e cilësuar takimin si një moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. “Me shumë kënaqësi e mirëpritëm në Tetovë Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj”, ka theksuar Kasami. Ai bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar për raportet dypalëshe dhe të ardhmen evropiane të përbashkët. “Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe perspektivën e përbashkët europiane”, u shpreh ai. Sipas Kasamit, Tetova mbetet një pikë kyçe e bashkëpunimit në disa fusha. “Tetova gjithmonë ka qenë një…

Read More

Ministria e Jashtme e Turqisë deklaroi se po kërkon përfundimin e sulmeve përmes bisedimeve me homologët në Iran, Irak, Arabi Saudite dhe vende të tjera, raporton Reuters. Turkish Airlines, që shërben shpesh si pikë tranziti për pasagjerët drejt dhe nga Lindja e Mesme, njoftoi anulimin e fluturimeve drejt Libanit, Sirisë, Irakut, Iranit dhe Jordanisë deri më 2 mars. Fluturimet drejt Emirateve të Bashkuara, Katarit, Kuvajtit dhe Omanit u pezulluan për të shtunën. Pegasus Airlines njoftoi anulime të ngjashme.

Read More