Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Policia shton kontrollet në Qafë Thanë, dyshime për udhëtime drejt protestës në Tiranë

24 Tetor, 2026

Saraji si shembull: Këshilltari i BDI-së e viziton në spital kolegun e VLEN-it

24 Tetor, 2026

Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi

24 Tetor, 2026

Haraçinë: Rregullohet hapësira përkujtimore e dëshmorit Beqir Sadiku

24 Tetor, 2026

Sela mobilizon shqiptarët e Luginës: Më 25 tetor, dalje masive në votime!

24 Tetor, 2026

Kujdes, mërgimtarë! Sllovenia vendos radarë të rinj, gjobat shkojnë deri në 1,200 euro!

24 Tetor, 2026

Gazeta gjermane: Vuçiç dhe Erdogan mbështesin Ramën, ndërsa mjekët dhe profesorët mbështesin studentët

24 Tetor, 2026

Daut Beqiri shënon Tetorin Rozë në Haraçinë, me ligjëratë vetëdijësuese për parandalimin e kancerit të gjirit

24 Tetor, 2026

Interesim i madh i të rinjve për pilotë helikopterësh në „Skopje Air Fair 2026“

24 Tetor, 2026

Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në Maqedoninë e Veriut duke ndezur një zjarr

24 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 24 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kurti drejt propozimit të Vjosa Osmanit për presidente

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Shkurt, 2026 Kosovë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sipas burimeve të afërta me Gazeta Minuti, kryeministri Albin Kurti është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë që të propozojë dy emra për postin e presidentit të vendit: Vjosa Osmani dhe Shqiptar Demaci.

Burimet bëjnë të ditur se ky skenar po vjen pas dështimit të një marrëveshjeje politike me PDK-në, çka e ka lënë shumicën parlamentare pa votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit. Në këtë situatë, Kurti thuhet se po e orienton strategjinë e tij drejt LDK-së, duke kërkuar mbështetjen e saj për të shmangur shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Sipas informacioneve të Gazeta Minuti, të hënën pritet një takim mes Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku do të diskutohet pikërisht kjo çështje. Në tavolinë, siç mësohet, do të jenë dy opsione: mbështetja e Vjosa Osmanit për një mandat të ri, ose konsensusi rreth emrit të Shqiptar Demaçit si figurë kompromisi.

Burimet politike theksojnë se qëllimi kryesor i këtij manovrimi është evitimi i zgjedhjeve të reja, të cilat do të hapnin një cikël të ri pasigurie politike dhe institucionale. Po ashtu, sipas këtyre burimeve, Kurti synon të minimizojë edhe rrezikun politik që mund t’i vijë nga Osmani, e cila në matjet e fundit të opinionit publik shihet si figurë me mbështetje të lartë qytetare.

Në kampin e LDK-së, sipas Gazeta Minuti, ka diskutime të brendshme lidhur me këtë ofertë, ku një pjesë e strukturave po e shohin si mundësi për të rikthyer rolin vendimmarrës të partisë në proceset kyçe shtetërore, ndërsa pjesa tjetër mbetet skeptike për një marrëveshje me Kurtin pa garanci politike afatgjata.

Ndërkohë, dështimi i bisedimeve me PDK-në ka krijuar vakuum politik, duke e shtyrë qeverinë të kërkojë alternativa të reja për të siguruar shumicën e nevojshme në Kuvend. Sipas burimeve, emri i Vjosa Osmanit mbetet opsioni kryesor, ndërsa Shqiptar Demaçi po përmendet si plan rezervë në rast se LDK-ja refuzon ta votojë Osmanin.

Gazeta Minuti mëson se zhvillimet e ditëve në vijim do të jenë vendimtare për fatin e procesit zgjedhor të presidentit dhe për stabilitetin politik në vend. Takimi i së hënës mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të qartësojë nëse do të ketë një marrëveshje politike, apo nëse vendi do të shkojë drejt një krize të re institucionale dhe zgjedhjeve të parakohshme.

Lexuar: 37

Lajme te ngjashme

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Përparim Rama shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme nga Kryetari i PDK-së

Raporti i DASH’it për trafikimin, mbi 70 profile të grave nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen ato për shërbime seksuale?

Aksident zinxhiror me pesë vetura në rrugën Ferizaj–Shtime, rreth shtatë të lënduar

Berat Buzhala: Pse një imam nga Shkupi, me 100 mijë ndjekës, merret 24 orë me Shqipërinë, ndërsa problemet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbeten në plan të dytë? Si u bë që Rama e pengon më shumë se Mickoski?

Lajmet e fundit

Policia shton kontrollet në Qafë Thanë, dyshime për udhëtime drejt protestës në Tiranë

24 Tetor, 2026

Saraji si shembull: Këshilltari i BDI-së e viziton në spital kolegun e VLEN-it

24 Tetor, 2026

Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi

24 Tetor, 2026

Haraçinë: Rregullohet hapësira përkujtimore e dëshmorit Beqir Sadiku

24 Tetor, 2026

Sela mobilizon shqiptarët e Luginës: Më 25 tetor, dalje masive në votime!

24 Tetor, 2026

Kujdes, mërgimtarë! Sllovenia vendos radarë të rinj, gjobat shkojnë deri në 1,200 euro!

24 Tetor, 2026

Gazeta gjermane: Vuçiç dhe Erdogan mbështesin Ramën, ndërsa mjekët dhe profesorët mbështesin studentët

24 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.