Autor: Suad Avdiu

Çairi, partneritet strategjik me një nga komunat më dinamike të Stambollit Sot mirëprita në zyrën time Kryetarin e Komunës Kağıthane, Mevlut Öztekin, së bashku me dy nënkryetarë dhe këshilltarë të tij. Kağıthane, një nga komunat më dinamike dhe me rëndësi strategjike të Stambollit, është një partner kyç në zhvillimin urban, kulturor dhe qytetar, duke e bërë bashkëpunimin tonë një hap strategjik për të ardhmen. Diskutuam mënyrat për të fuqizuar bashkëpunimin ndërkomunal, shkëmbimin e përvojave institucionale dhe krijimin e projekteve të përbashkëta, me fokus te partneritetet me sektorin civil. Theksuam rëndësinë e iniciativave që mbështesin zhvillimin lokal, kulturën dhe rininë. Takimi…

Read More

Prej më shumë se një dekade Dubai është zgjedhur si një vend ku jeton e punon një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh prej rreth 1.500 personash. Sonila Sherifi është një prej tyre e cila prej 11 vitesh jeton atje. Ajo tregon per Top Channel si është përjetuar sulmi me raketa nga Irani edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Realisht ka qenë e papritur për të gjithë ne, sepse jetojmë në një nga vendet le të themi më të sigurta në botë. Duke qenë se kemi pasur mbështetjen e pafundme të qeverisë këtu dhe jemi siguruar nga ata se çdo gjë do…

Read More

Ndonëse nuk mori pjesë në iftaret e organizuara nga ASH-ja, e ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe deputetja Mimoza Musa munguan në mbledhjen e Kuvendit për themelim, Arben Fetai ka mohuar zërat për mosmarrëveshje e ndarje të partisë, shkruan TV21. Fetai tha se nuk ka grupe në Aleancë, por siç tha Kuvendi unanimisht vendosi për shkrirje te strukturave. Tutje Fetai tha se Kuvendi e autorizoi për të udhëhequr negociatat për krijimin e VLEN-it si një subjekt i vetëm politik. “Nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe nuk ka grupe në Aleancë. Si Aleancë e Re, me unanimitet kemi marrë vendimin për shkrirje…

Read More

Një raketë balistike iraniane vrau nëntë persona dhe plagosi mbi 45 të tjerë në perëndim të Jerusalemit, në breshërinë e fundit të raketave të regjimit islamik të nisur ndaj Izraelit të dielën. Të paktën katër ndërtesa apartamentesh u shkatërruan nga sulmi, raporton Jerusalem Post. Më vonë të shtunën në mbrëmje, autoritetet izraelite zbuluan tre nga viktimat e sulmit, përfshirë një nënë dhe një vajzë. Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e shkatërrimit që ka shkaktuar sulmi me raketa balistike nga ana e Iranit.

Read More

Futbollisti nga Shkupi, Jasir Asani, gjendet në Iran: Jam mirë… Ditën e shtunë SHBA dhe Izraeli nisën një operacion të përbashkët ndaj Iranit duke e sulmuar vendin, sulme që sollën edhe vrasjen e liderit suprem të vendit Ali Khamenei. Situata e krijuar që solli edhe reagimin e Iranit që sulmoi bazat amerikane në vende si Katari, emiratet e Bashkuara Arabe apo Kuvajti, bëri që të pezullohen të gjitha aktivitetet sportive. Kampionati iranian është pezulluar për një periudhë pa afat dhe në këtë ligë aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Jasir Asani, që është pjese e Esteghlal. Një ditë pas sulmeve…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, përshkroi të dielën afatin kohor të mundshëm për konfliktin e SHBA-së me Iranin, duke thënë se mund të zgjatet për disa javë. “Gjithmonë ka qenë proces katër-javor”, Tha Trump . “Ne mendojmë se do të jetë katër javë ose më shumë”, shtoi ai, raporton CNN. “Sado i fortë që është, është vend i madh, do të duhen katër javë – ose më pak”, shpjegoi presidenti amerikan. Komentet e tij tregojnë qartazi se sa gjatë parashikon administrata që fushata ushtarake të vazhdojë. Trump gjithashtu tregoi se së shpejti mund të mbajë një fjalim tjetër publik ndërsa zhvillohen operacionet…

Read More

Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara, Ridi Kurtezi, thotë se në Dubai, por edhe në qytete të tjera ndodhen rreth 1500 shqiptarë. Në një interviste ekskluzive me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ai thotë se ka pasur koordinim të vazhdueshëm me ministrinë e jashtme dhe për momentin nuk është nevoja për evakuim emergjent. “Ka qenë e papritur dhe e pa parashikueshme, për faktin se lidershipi këtu ka qenë në kontakte të vazhdueshme me planet iraniane, dhe ishte e pa menduar që do të kishte goditje të tilla. Për më tepër, ky vend dhe vendet e tjera të Gjirit kanë…

Read More

Rritja e numrit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që raportojnë se ndodhen në zonat e rrezikuara në Lindjen e Mesme ka vënë në lëvizje institucionet shtetërore, përderisa situata e sigurisë në rajon mbetet e tensionuar. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Dubai thonë se situata për momentin është e qëndrueshme dhe se janë në kontakt me autoritetet tona. Megjithatë shmangin lëvizjen pa nevojë. ”Për momenti situata është e sigurt dhe jemi gjithë kohen në kontakt me autoritetet, gjithçka funksionon në rregull, nuk ka ndërpritje të transportit publik hotelet janë të hapura, ato gastronomike, restorantet, maketet, funksionojnë në…

Read More

Me ardhjen e Ramazanit, qytetarët vërejnë rritje të çmimeve, gjë që thonë se i ka ngarkuar ekonomikisht. Për përgatitjen e një iftari në shtëpi, thonë se shpenzojnë minimumi 20 euro. Kostoja rritet dukshëm, nëse për iftar kanë mysafirë. “Edhe pse qe një javë që startoj ramazani, besoni se e pash se shumë më shumë shtrenjtime ka krahasuar me vitin e kaluar. Nuk besoj se me një rrogë mesatare mund t’i dalim deri në fund ramazanin, e sidomos se i kemi traditat për të ftuar të afërmit, familjarët në iftar, pastaj tavolinat e iftarit me qenë më plot,” u shpreh një…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë të martën (3 mars). Rutte do të pritet nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Ai është planifikuar gjithashtu të takohet me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi. Rutte do të marrë pjesë gjithashtu në një stërvitje demonstruese të Ushtrisë. Kjo është vizita e parë e Mark Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në Shkup. Ai ishte në vend në nëntor 2021 si Kryeministër i atëhershëm i Holandës.

Read More