Autor: Suad Avdiu

Një 25 vjeçar nga Maqedonia e Veriut e ka humbur jetën në vendin e punës në Zvicër të premten e kaluar. Mediat atje raportojnë se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 23:00 në Niederurnen, ku një punëtori ishte duke kryer punime pastrimi në një makinë prodhuese.Dyshohet se ai është kapur nga makina industriale, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta se si ndodhi aksidenti. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Glaurus, viktima pësoi lëndime të rënda në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit.Ai u transportua me urgjencë me helikopter drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë…

Read More

Deri në fund të këtij muaji qytetarët do të munden të përdorin letërnjoftimin dhe patentë shoferin në formë elektronike. Ministria e Transformimit Digjital brenda 3 javësh pret vërejtjet e fundit nga Polonia ku aplikacioni është dërguar për testim. Megjithatë, nëse letërnjoftimi apo patentë shoferi digjital do të pranohet për identifikim do të mbetet në vullnetin e institucioneve. Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski u bën thirrje institucioneve që aplikacionin ta trajtojnë sikurse dokumentet. Qëllimi fillestar është të publikohet aplikacioni, pra ta kenë qytetarët e pastaj të fillojmë procesin e ndryshimit të rregulloreve dhe ligjeve nëse paraqitet nevoja për këtë. Unë…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në botë dhe sulmin e SHBA ndaj Iranit, duke thënë se qëndrimi i tyre është I qartë dhe i palëkundur: solidaritet i plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me çdo përpjekje për të mbrojtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale. “Aleanca me SHBA-në nuk është vetëm një orientim diplomatik. Ajo është një përcaktim strategjik dhe vleror. Është zgjedhja jonë për të qenë në anën e demokracisë, të lirive themelore, të shtetit të së drejtës dhe të përgjegjësisë ndërkombëtare. Vendi ynë, e veçanërisht populli shqiptar e di mirë…

Read More

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Ambasada Serbe në Iran u dëmtua gjatë sulmit në Teheran dhe se stafi i ambasadës po tërhiqej në Baku, Azerbajxhan. “Shrapnelet (copëza metali të predhave), dëmtuan ambasadën tonë”. “Është e rëndësishme të thuhet se stafi ynë po tërhiqet drejt Bakusë, dokumentacioni (ambasadat) është shkatërruar dhe është djegur plotësisht…”, tha Vuçiç në një deklaratë për TV Prva.

Read More

11 Shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar evakuim nga Izraeli 11 Shtetas të Maqedonisë së Veriut zyrtarisht kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga Izraeli. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme për momentin hapësira ajrore është e mbyllur më së paku deri të hënën dhe evakuimi do të shqyrtohet pas nisjes së fluturimeve. „Sipas informacioneve të fundit, hapësira ajrore mbetet e mbyllur deri të hënën. Pas hapjes do të shqyrtohen mundësitë dhe modalitetet për organizimin e evakuimit eventual, në përputhje me rrethanat dhe situatën e sigurisë”, thonë nga Ministria e Jashtme. Ministria e Jashtme thotë se në këtë faze…

Read More

Të gjitha pagesat online nga sot do të bëhen me një verifikim shtesë të detyrueshëm të identitetit të përdoruesit. Duke futur një PIN, gjurmë gishtash ose njohje të fytyrës, qytetarët do të duhet të konfirmojnë çdo transaksion online. Pa këtë verifikim, pagesa nuk do të jetë e mundur të kryhet, edhe nëse të dhënat e kartës së pagesës janë futur saktë. Që nga sot, është në fuqi detyrimi ligjor për bankat për të aplikuar autentifikim të zgjeruar të klientit kur kryejnë transaksione në internet. Qëllimi është të ofrohet një nivel më i lartë mbrojtjeje dhe të parandalohet keqpërdorimi i mundshëm…

Read More

Pesë serbë janë arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Sipas njoftimit të PSRK-së, ata dyshohen për krime të luftës. Klankosova.tv mëson se aksioni u zhvillua në fshatin Syringanë (Suhogërllë) të Skenderajt. Ndërkaq inicialet e të arrestuarve janë: N. T., R. K., S. T., P. T. dhe G. T, njofton Klankosova.tv.

Read More

Një deklaratë që bëri jehonë të madhe në opinionin publik erdhi vite më parë nga Branko Manoillovski, si deputet i BDI-së, Branko Manoillovski, i cili në një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut foli hapur për identitetin dhe prejardhjen e tij. Atëkohë, në një moment që u konsiderua i fortë dhe simbolik, ish-deputeti që sot jeton me vendlindjes së tij Kiçinicë e Mavrovës dhe Çikagos, deklaroi me krenari se është shqiptar, duke sqaruar konfuzionin që sipas tij ekzistonte rreth emrit dhe origjinës së tij. “Lexova në internet komente: kush është ky Branko Manoillovski? Edhe unë jam pakëz i hutuar…

Read More

Banorët e rrugës “Govedarski Pat” në Kumanovë ankohen për gjendjen e keqe të rrugës dhe punimet e lëna në gjysmë. Sipas tyre, punimet filluan para zgjedhjeve lokale, por janë ndërprerë, duke e lënë rrugën në gjendje edhe më të rëndë. Ndërkaq, Komuna e Kumanovës nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë problem, shkruan Portalb.mk.  Banorët e rrugës “Govedarski Pat” në Kumanovë ankohen se rruga është e dëmtuar dhe plot me gropa, duke theksuar se gjendja është përkeqësuar edhe më shumë pasi punimet janë lënë në gjysmë. Ata thonë se punimet e papërfunduara po e vështirësojnë qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve, duke shkaktuar…

Read More

Dr Adem Haziri si fëmij 4 vjeçar do të shpërngulej nga Dunavi. Asgjë s,po kuptonte fëmiu i shpërngulur në LLojan për të pritur dokumentat e ikjes për Turqi,Ishte viti 1958. Babai i tij Nevzati ishte bërë gati.Bashk me familjen do të shkonin në Turqi. Ishte gjithçka e panjohur për të. Shkuarja në Turqi do të dështonte, kështu që Ademi i vogël do të regjistrohej në shkollën fillore aty, për të vazhduar shkollën e mesme maqedonisht në Kumanovë. Do ta kryente me sukses të shkelqyeshëm.Pastaj do të regjistrohej në Fakultetin e Mjeksisë në Prishtinë. Do ta kryente shumë shpejt.Do të vendosej…

Read More