Autor: Suad Avdiu
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se sot ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e EBA-së, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, duke shprehur solidaritet me popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ngushëllime për familjet e viktimave pas sulmeve iraniane. Kryeministri njoftoi se institucionet janë të mobilizuara dhe ndjekin me kujdes situatën për të siguruar mbështetje dhe asistencë të menjëhershme për qytetarët e Maqedonisë në këtë rajon. “Sot zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Shpreha solidaritet të sinqertë me popullin e Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave të sulmeve.…
Sot në orët e para të mëngjesit, në disa rrugë të komunës së Çairit në Shkup, janë shfaqur grafite dhe parulla me përmbajtje politike. Në mbishkrime qëndron mesazhi: “Koha t’i bëjmë shqiptarët përsëri zot shtëpie.” Grafitet janë konstatuar nga banorë të lagjes, ndërsa pamjet e tyre janë shpërndarë me shpejtësi edhe në rrjetet sociale. Deri në këtë moment, nuk ka njoftime zyrtare lidhur me autorët e këtyre mbishkrimeve apo për ndonjë reagim konkret nga institucionet përgjegjëse.
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm këtë mëngjes, ndërsa tregjet e aksioneve kanë rënë në tregtinë e hershme, pas fillimit të sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit gjatë fundjavës. Çmimi i naftës bruto amerikane u rrit mbrëmë deri në 8% në rreth 72 dollarë për fuçi, më pas u stabilizua në 71 dollarë. Ndërkohë, nafta Brent, që shërben si standard global, fillimisht u rrit mbi 12% në rreth 82 dollarë, por më pas ra nën 78 dollarë. Për krahasim, çmimi i Brent-it të premten ishte pak mbi 73 dollarë për fuçi, raporton CNN. Njëkohësisht, tregjet e aksioneve…
Shpenzimet për ndërtimin e objekteve të reja për banim individual kanë shënuar rënie të vogël, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk. “Në tremujorin e katërt të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e vitit paraprak indeksi i kostos në ndërtimtari të objekteve të reja të banimit individual janë zvogëluar për 0.5%, kostot për materiale janë zvogëluar për 1.1%, ndërsa e kostot për punonjësit janë zmadhuar për 0.8%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Krahasuar me tremujorin e tretë, në tremujorin e katërt të vitit 2025 u regjistrua rënie e kostos te materialet për 1 %, ndërsa kosto për…
Sektori i Krimit Kibernetik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit, në suaza të aktiviteteve të rregullta për monitorimin e hapësirës digjitale, u detektua një postim në një rrjet social me përmbajtje e cila tregonte për synimin e mundshëm të vetëvrasjes nga një përdorues i mitur. Siç thonë nga MPB, menjëherë pas marrjes së informacionit, u ndërmorën veprime urgjente dhe të koordinuara, me ç’rast u morën të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të konstatuar identitetin dhe vendndodhjen e personit. “Brenda një kohe të shkurtër u gjet përdoruesi, është kryer intervistë me të…
Për dy dekada, sa kohë që ekzistojnë përmbaruesit, nga qytetarët, kompanitë dhe shteti me detyrim janë mbledhur më shumë se 2.220.000.000 euro. Të dhënat e përmbledhura për vitin 2025 tregojnë një rënie të mbledhjes së borxheve krahasuar me vitin 2024, ose realizim prej rreth 44% të kërkesave për arkëtim të detyrueshëm. Midis qytetarëve, ka një rritje vjetore të shumës së borxhit që është mbledhur përmes përmbaruesve, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk. Kompanitë janë borxhlinjtë dhe kreditorët më të mëdhenj, nga qytetarët janë mbledhur 50,8 milionë euro me arkëtim të detyrueshëm… Në vitin 2025, me arkëtim të detyrueshëm janë mbledhur 137.368.058…
“Situata është stabile dhe e sigurt bazuar në të dhënat e agjencive të inteligjencës dhe sigurisë kombëtare, si dhe të dhënat nga ministritë e punëve të jashtme, të brendshme dhe të mbrojtjes, së bashku me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë”, deklaroi presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, për mediat pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë në Vilën Presidenciale Vodno, e thirrur për shkak të përkeqësimit të situatës në Lindjen e Mesme. “Ne nuk jemi tani të ekspozuar ndaj paqëndrueshmërisë, as nuk ka rrezik për sigurinë brenda vendit dhe në rajon. Ekziston një sistem i paralajmërimit të hershëm për shkak…
Në tremujorin e fundit të vitit 2025, në Maqedoninë e Veriut u regjistruan më shumë vdekje sesa lindje, ashtu që dallimi është 956 persona, transmeton Portalb.mk. “Në tremujorin e katërt të vitit 2025, u regjistruan 3 842 lindje dhe 4 798 vdekje”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që numri i lindjeve shënoi ulje për 2.5 përqind, ndërsa vdekjet për 8.2 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Enti raportoi që në këtë periudhë ka pasur 2 310 martesa e 469 shkurorëzime, ashtu që numri i martesave është ulur për 4.8 %, ndërsa i shkurorëzimeve për 10.3 %.
Mbi 150 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga Izraeli, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme. Sipas informacioneve zyrtare, qytetarët janë paraqitur pranë përfaqësive diplomatike dhe përmes linjave emergjente të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke kërkuar asistencë për kthim të sigurt në vend. Autoritetet bëjnë të ditur se po koordinojnë aktivitetet me ambasadat partnere dhe institucionet ndërkombëtare për organizimin e korridoreve të sigurta të largimit. Një pjesë e shtetasve ndodhen në Izrael, ku situata e sigurisë mbetet…
Ikballe Huduti një figurë televizive kontroverze e njohur aq sa për simpatinë ndaj tiranisë fashiste islamiste në Iran nuk habiti edhe aq për vajin publik sa për përmbajtjen këtë herë në thirrje radikale për të cilat përfundoi në pranga herën e kaluar. “Prehu në Paqe Lideri i njerëzimit” shkroi ajo mes tjerash në llogarinë e saj. Këtë herë u kujdes që të mos bëjë thirrje të pamatura Huduti pasi herën e kaluar përfundoi në pranga pas thirrjeve për terrorizëm kur u vra kreu i Quds Forcës së Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Qaseem Soleimani. Lojtës Videosh
